Nishani nuk ka të ndalur. Ja ç’kërkon t’u ofrojë ai djemve të Kombëtares

June 20, 2016 17:50

Nishani nuk ka të ndalur. Ja ç’kërkon t’u ofrojë ai djemve të Kombëtares

 

Në vend që të shuante sadopak skërmitjet politike të Tiranës, suksesi futbollistik i Kombëtares sonë del se po i acaron më shumë ato. Gojët e Liga kanë mësuar se presidenti Bujar Nishani ka mbetur shumë keq kur kryeministri Rama premtoi t’i japë secilit pjesëtar të ekipit pasaportë diplomatike.

“Kjo është e tmerrshme”, i tha Nishani deputetit Berisha, pasi ky ja hapi telefonin herën e shtatë, “ç’të drejtë ka ai të bëjë dhurata dhe të shpërdorojë postin?”

“Bujar, kushedi ç’ke në mendje ti, se nuk ma prishe kot shëtitjen në plazh, je shejtan!”, ja ktheu Berisha.

“Po ja shef. Të shfrytëzojmë ato që kemi në dorë. Unë jam komandanti suprem i ushtrisë. Them t’i japim çdo lojtari gradën e gjeneralit, ndërsa stafin ndihmës ta bëjmë kolonel!”

“O pika mue që je komandant ti! Po propozimet duhet t’i bajë ministria e Mbrojtjes, O Bujaaar!”, u nxeh Berisha.

“Mos u nxeh, shef. Atëherë dëgjo: Unë them ta bëjmë çdo lojtar të kombëtares, anëtar të KLD-së ose kryetar gjykate të Apelit!”

Këtu, mësojnë Gojët e Liga, Berisha e humbi toruan. “Oh kapter, kapteri im”, mërmëriti ai vargjet e poetit të shquar Uollt Uitman, dhe pastaj ja plasi:

“Ore çokllan, ti kujton se po i bëre anëtarë të KLD-së, ata do votojnë për ty? Je i sigurtë se janë të gjithë demokratë?”

“Jo, po…”.

“Popla pas qafe”, ja ktheu Berisha, “nëse duan të bëjnë karrierë në gjyqësor, ta nisin njëherë nga baza. Të bëhen anëtarë të PD-së, të militojnë në grupseksionet tona nëpër Europë, të bëjnë fushatë, të vjedhin vota, pastaj shohim!!!!”
***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Por gjasat janë që teksti i mësipërm të mos jetë dhe aq larg të vërtetës.

June 20, 2016 17:50
Komento

5 Komente

  1. Mark uk June 20, 20:48

    Gojet e liga e kan selin te njejt me socialistet e ridhjers.

    Reply to this comment
    • Ivani i madh June 21, 15:47

      Ti krimbi i gjirizit Mark shpellari gati je se duke jetuar ne paster ti dhe raca juaj e felliqur ju duket mbytese se vetem ne llum e gropa te zeza keni jetuar e smund te presesh me shume si nga plaku i rjedhur dixhital, sakati idiot Nishan e deri tek mori i bythes Mark muti a si e ke o hale.

      Reply to this comment
  2. Nasho June 20, 22:17

    Aq shume ka ngrene nga ai i shkrete o Mark, sa nuk e heq nga goja. Tu ka ber ves

    Reply to this comment
    • Labi June 20, 22:46

      Po dhe ti duhet me sesben t’ia kujtosh tjeterit se çfare mba ne goje,ja qe markut i pelqen,po lere o burre lere.

      Reply to this comment
  3. Mark uk June 21, 10:02

    Nasho:Se po mbron te keqen kuptohesh lehtesisht.Jam i sigurt se do jesh ndonje ish sekretar partie fshati me arsim ashtu sic i dinim te gjith.Po ka ma shum mundesi ndonje spiun(fuks) sic i u thoshte populli ne ate kohe.Tani me qe bijt e tyre jan ne pushtet kerkoni ti mbroni me servilizem qe ju karakterizon me cdo menyre.Nuk po ju fyej edhe pse e meritoni sepse nuk bie ne nivelin zero sic keni qen dhe jeni ju.Leri kto gjera e merru me ndonje pune tjeter o servili i perhershem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*