Nishani-Nuland: Dekriminalizimi sfidë për institucionet e shtetit

July 13, 2015 17:09

Nishani-Nuland: Dekriminalizimi sfidë për institucionet e shtetit

Presidenti Bujar Nishani priti në një takim të veçantë, Nën Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe ato Euroaziatike, Victoria Nuland, e cila shoqërohej në këtë takim nga Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane për Mbrojtjen, Evelyn Farkas. Biseda me zyrtaret amerikane, të cilat po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri në kuadrin e një turi ballkanit, u përqendrua në çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe ato të sigurisë, zgjedhjet vendore, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët.

Presidenti Nishani vlerësoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara për çështjet e sigurisë. Kreu i shtetit i siguroi zyrtaret amerikane se Shqipëria dhe shqiptarët do të vijojnë të kontribuojnë e të jenë një aleat i besuar i Shteteve të Bashkuara në kuadrin e NATO-s dhe në përballimin e sfidave rajonale e globale të sigurisë. Duke u ndalur në paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kreu i Shtetit theksoi se “prania dhe vëmendja e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet jetike, pasi tentativat për destabilizimin e këtij rajoni mbetet një sfidë shumë serioze.” “Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është shumë e interesuar për të kontribuar për sigurinë e vendit dhe të Aleancës, por është gjithashtu e vëmendshme edhe për të respektuar standardet buxhetore të Aleancës”. Kreu i Shtetit garantoi se “si President i Republikës ai do të vijojë të jetë një zë i fuqishëm në buxhetimin e forcave të armatosura të Shqipërisë konformë standardeve të NATO-s, pasi vetëm me një angazhim të përbashkët mund të përballohen sfida të përbashkëta”.

Kreu i Shtetit theksoi se “reforma në drejtësi mbetet prioritet i prioriteteve tona dhe ajo duhet të jetë cilësore dhe premtuese. Ajo nuk mund të ndahet në politike dhe teknike, pasi sfida kryesore ka qenë gjithmonë e lidhur me procesin e implementimit të ligjeve e reformave, që është përgjegjësi dhe vullnet politik.”. Në këtë kuadër, Nishani vlerësoi edhe pjesëmarrjen së fundmi të opozitës në komisionin parlamentar ad-hoc për reformën në drejtësi. Gjatë takimit u bisedua edhe mbi zgjedhjet vendore në Shqipëri, ku Presidenti Nishani theksoi nevojën e leximit me përgjegjësi nga të gjithë aktorët politik të raportit të OSBE/ODIHR-it, për të evidentuar dhe adresuar problematikat reale.

Duke vlerësuar edhe angazhimin e Ambasadorit amerikan në Tiranë, Presidenti i Republikës evidentoi dekriminalizimin si një prej betejave reale të shoqërisë shqiptare. Kreu i Shtetit vuri në dukje se “dekriminalizimi i politikës dhe institucioneve publike shqiptare mbetet një prej sfidave shumë e rëndësishme për vendin, pasi përfshirja e elementëve kriminalë në skenën politike dhe institucionet shqiptare përbën një kërcënim real për demokracinë dhe shoqërinë shqiptare”.

Me interes u trajtuan edhe nevoja e bashkëpunimit me komunitetet lokale për parandalimin e shtrirjes së influencës nga ekstremizmi i dhunshëm dhe elementet terroristë. Presidenti Nishani evidentoi iniciativat e ndërmarra për të inkurajuar klerikët e lartë të vendit për të dhënë ndihmesën e tyre në këtë drejtim dhe forcuar bashkëjetesën dhe respektin e ndërsjellë mes njerëzve.

July 13, 2015 17:09
Komento

2 Komente

  1. ??? July 13, 21:48

    NISHANI qe nuk mori kurr nishan. Dekriminalizimi duhet te filloj nga miqte e Donald Lu -se si Berisha, Basha, Nano, Meksi….. etj. Shqiptaret fshijne kembet me keta pseudopilitikane, pasi eshte politika ajo qe po vjedhe e shkaterojne planetin, po skllaverone e vret miletin…..
    Eshte koha te vendosen pikat mbi iiiiiiiiii.

    Reply to this comment
  2. salem July 14, 08:05

    Thote edhe ky debili ndonje fjale ashtu si duhet,po ben ashtu si do Saleshi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim