Nishani: Pa diskutim bashkimi kombëtar do të ndodhë! Nuk mund të ketë komb kosovar

January 13, 2015 20:30

Nishani: Pa diskutim bashkimi kombëtar do të ndodhë! Nuk mund të ketë komb kosovar

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, është i bindur se bashkimi kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do të ndodhë.

“Pa diskutim që bashkimi kombëtar do të ndodhë. Por ai do të vijë në mënyrë të natyrshme, dhe do të vijë në mënyrën më evropiane të mundshme, ashtu siç kemi parë sot në Evropë projekte dhe realitete krejt demokratike dhe krejt normale”, ka thënë Nishani në një intervistë për “Bota sot”. Nishani ka vlerësuar rolin e SHBA­ve në raport me Kosovën dhe Shqipërinë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i të dyja vendeve.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë dhe mbeten SHBA­të partneri kryesor strategjik”, tha Nishani.

January 13, 2015 20:30
Komento

5 Komente

  1. KingBardhyl January 13, 20:55

    Foli vullnetari i Enverit dhe i Saliut.Bashkimi do te ndodhe nqs shqiptaret e Kosoves dhe Shqiperise e deshirojne dhe jo se nje legeni si puna jote i duhet te duket patriot.Llum.

    Reply to this comment
  2. populli January 13, 21:21

    Se mbi c’baza flek ky njeri vetem ai vete e di. Se c’kupton ky me “bashkim kombetar” “ne menyre europiane” nuk dihet. Se c’kane te bejne “projektet dhe realitetet krejt demokratike dhe krejt normale!!!” me bashkimin kombetar, nje zot e merr vesh. A eshte SHBA partner? Apo aleat? E mira eshte qe nuk i merren per keq keto.

    Reply to this comment
  3. Pa mustaqe January 13, 21:49

    hahahaha paska folur kapterri i familjes berisha. dhe paska folur per nje gazete qe vlen sa rd e sales. o kapterr ti je si hashim thaqi, kurse tru ke me pak se rramushi, i ke te gjitha te mesuara permendsh keto fjalite me evropen…aleanca euroatlantike…partneret tane strategjik…ik ore sakat mendor dhe fizik. palaco.

    Reply to this comment
  4. hyseni January 13, 21:56

    sa per te ardhur keq eshte ky Jari

    Reply to this comment
  5. Oketo January 14, 10:10

    Koke e madhe eshte presidenti dhe sa fjale te mencura thote !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim