Nishani: Rama kërkon sistemin e drejtësisë, por nuk e lumturojmë duke ia dhënë

July 16, 2014 11:35

Nishani: Rama kërkon sistemin e drejtësisë, por nuk e lumturojmë duke ia dhënë

Presidenti Bujar Nishani u është përgjigjur deklaratave të dy ditëve më parë të kryeministrit Rama për sistemin e drejtësisë. Në reagimin e tij, kreu i shtetit akuzon kryeministrin se po kërkon një president, prokuror dhe sistem drejtësie të komanduar prej tij.

Reagimi i Nishanit

Nisur nga një adresim i pa vend dhe i pa argumentuar i Kryeministrit të vendit ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës, në datën 14 korrik 2014, dëshiroj të përcjell tek qytetarët shqiptarë, mospajtimin tim me këtë standard të kulturës politike dhe komunikimit ndërinstitucional.

Aspirata për lumturi është një e drejtë legjitime e çdo qytetari të Republikës tonë e po kaq është e tillë edhe për Kryeministrin e vendit dhe anëtarët e qeverisë së tij.

Por nëqoftëse këtë dëshirë të hershme e universale  të humanizmit Kryeministri e sheh të projektuar në horizont duke cënuar Kushtetutën e vendit, institucionet e pavarura si dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj Presidentit të Republikës, atëherë kjo është një dëshirë totalitare dhe absolutiste.

Shqipëria është ndarë njëherë e përgjithmonë nga  mendësi të tilla.

Sistemi politik i themeluar mbi demokracinë dhe shtetin ligjor me Kushtetutën si garant e udhërrefyes, shoqëria shqiptare e cila tashmë ka kaluar sprova të mëdha në kërkim të lirisë dhe konsolidimit të saj, procesi integrues dhe vetëdija evropiane e popullit tonë nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Unë e kam pranuar dhe e ushtroj detyrën e Presidentit të Republikes si përgjegjësi sublime ndaj vendit dhe popullit tim duke patur referencë të patjetërsueshme ligjet e këtij vendi dhe qëllim  progresin e gjithanshëm të tij dhe sigurisht jo trishtimin, melankolinë apo lumturinë e politikanëve të veçantë.

Punoj çdo ditë me këtë bindje, indiferent ndaj presioneve, por i keqardhur për burimin e tyre.

Siç jeni të informuar nga mediat çdo ditë  Kryeministri dhe qeveria e kryesur prej tij përgatisin projekt ligje dhe votojnë ligje që cënojnë kompetencat e Presidentit të Republikes në kërkim të një pushteti të pakufizuar.

Institucionet dhe marrëdhënia e detyrueshme ndërmjet tyre në një sistem demokratik funksionojnë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës e jo të etikave dhe emocioneve personale.

Natyrisht edukata dhe komunikimi qytetar janë të vetëkuptueshme.

Kur Kushtetuta dhe Ligji preken në shërbim të pushtetit në raport me shtetin atëherë nuk ka vend për t’u mburrur në emër të kortezisë që tingëllon hipokrizi.

Presidenti i Republikës nuk kërkon dhe as pranon  fasadën e etikës,  por kërkon dhe nxit  etikën e ligjit dhe respektin institucional.

Këtë  qëndrim  nuk e mban për egon e tij personale, por për liritë dhe të drejtat e njeriut , standartet  demokratike  që  rrezikohen  kur  tendenca për të goditur institucionet e pavarura po shquhet  gjithnjë e më shumë.

Shqiptaret kanë nevojë për të vërtetën dhe jo iluzionin e saj që është manipulimi.

Qeveria mesa duket dëshiron një President, një prokuror, një sistem drejtësie   dhe KLD jo të reformuar, por të komanduar nga Kryeministri.

Ëndërr e keqe kjo! Vizion i frikshëm.

A jemi të gatshëm si shoqëri që ta bëjmë të lumtur Kryeministrin duke i dhënë pushtet të pakufizuar!?

Unë mendoj se jo, ndonëse  njerëzisht  i uroj cdo të mirë dhe lumturi të plotë.

E siguroj atë dhe këdo tjetër se do të vazhdojë të mbetet i palumtur në ambicien politike për të grumbulluar rreth vetes pushtet të pakufizuar  në kurriz të demokracisë shqiptare.

Do të mbetem në çdo moment të punës time besnik i Kushtetutës dhe interesave të bashkatdhetarëve të mi e nëse  ky qëndrim i imi  bën të palumtur ndokënd që dokumentin themelor të shtetit e sheh si pengesë  për të patur pushtet absolutist, atëherë jam i lumtur, sepse i kam shërbyer mirë vendit tim.

 

July 16, 2014 11:35
Komento

26 Komente

  1. Temja July 16, 11:39

    Ik more dallkauk, si ste vjen turp per vehten e cdo thone njerzit per ty pasi te Ikesh nga ai pozicion. Sdo te harrohesh kurre si nje njeri i dobet e pa karakter. Jazek te qofte a kurre mos befsh hajer ishalla.

    Reply to this comment
    • Enkel July 16, 17:03

      Po ku e dine se cfare eshte turpi eunuket e shpellarit. Ky bastardi sirian thote nuk ja japim sistemin e drejtesise Rames. Sistemin e drejtesise ja paska dhene baba ketij debilit e ky nuk ja u jep te tjereve. Sistemi i drejtesise nuk eshte i politikaneve por i popullit. Ju kriminelet e kelyshit serb vodhat votat ne 2009 dhe me nje parlament te vjedhur zaptuat cdo institucion.

      Reply to this comment
  2. edi July 16, 11:46

    VETE i ke shkruar keto poezira o….NISHANI…jo per gje por ne se i ke shkruar vete keto ‘VARGJE’ do te thote se nuk aq ‘DERDEMEN’ sa dukesh.

    Reply to this comment
  3. opingat e lulit July 16, 11:51

    HAJL HITLER -HAJL HITLER O KRIMINEL HAJDUT BIQIKLETASH TE KA FUT NE THES SALI MALOKU O PSIKOPAT

    Reply to this comment
  4. ?!?! July 16, 11:57

    Drejtesia qenka ‘prone’ !!! E morret vesh ?!…Une ‘s’ta jap’ , une ‘ t’a marre’ ,…Kush jane keta te marre qe bejen allishverishe ne kurriz tone ?!…C’eshte ky pazar i qelbosur qe po e perdorin si ‘terheqje litari’ ?!…Kush eshte me i forti e merr ?!…Dhe perse ?!…Per veten e tyre !!!…

    Mileti ‘popull’ si gjithmone e ka ne ‘bythe’ te gjithe ‘minarene’ e drejtesise…Ata kane hallin e tyre…Patkonjte neve na mbathen…u mesuam…ata ecin ne pupla…ata …jane me fukarrenjte e kesaj toke …Me gjeni nje gjyqtar, nje avokat apo nje noter te varfer…me rroge shteti …se do t’i fal pronat e gjyshit qe s’i kam marre ende…

    Kesaj i thone politike…dhe ata s’kane frike …neve na e ngulin ate thike…or mik !!!

    Reply to this comment
  5. qerosi July 16, 12:00

    ca lesh president je tigar si kukull 500 lekshe ik mor legen

    Reply to this comment
  6. andrea July 16, 12:13

    Po..po NISHANI…mbaje me shkume TI dhe TUTORET e TU, EDI do ua marre DREJTESINE qe c’ke me te.

    Reply to this comment
  7. Sherbyesit e mafies se saliut July 16, 12:20

    Nishani, si nje sherbetor i devot i familjes mafioze berisha, po kerkon ne menyre absolute t’i demostroje mafies se ai do t’i tuteloje krimet e tyre!
    Harron nishani se nje dite nuk do jete me aty ku e ka vendosur mafia, nje dite do pergjigjet per te gjitha keto manovra te ndyra… ai bashke me keshlltirat e tij mafioz do japin llogari para ligjit qe do vendoset ne menyre korrekte!
    I bej thirrje kesaj qeverrie , qe te hetoje pasurite e vellezrve te nishanit , se ku i kane gjetur parate per te blere lokale me nje milion e me shume euro, te verifikojne parurite e sokol nishanit, vellait te tij qe nga nje nenpunes gjykate u be gjyqtare , pa ashtu edhe vellai tjeter i tij , nga nje emigrant u kthye ne atdhe fill pasi ky president i felliqur u fut ne qeverrine e mafiozit berisha dhe brenda pak muajsh u be po ashtu milioner… gjithashtu edhe bashkeshortet e tyre qe kane bere para me grushta!
    Nese qeverria ka me te vertete ndermend t’i sherbeje popullit qe e votoj , duhet te filloje e t’i godasi ne menyre te drejte per drejte familjaret e mafiozeve si ky pleher president qe kemi dhe bashkepunetoreve te tij!

    Reply to this comment
  8. LALI July 16, 12:30

    injorant me shkolle

    Reply to this comment
  9. Kapter Jari July 16, 12:52

    Hekuran Isai fiks, po ti heqesh musteqet, per nga gomarlluqet qe thote. 😀

    Reply to this comment
  10. andrea.... July 16, 12:53

    Hiqeni nje ore e me pare me referendum kete idiot…ky nuk eshte kunder shumices ne parlament por kunder shumices se shqiptareve qe prodhuan kete shumice,qe akoma eshte e pa pergjegjeshme ne marrjen e vendimeve per te hequr cibanet e rruges!!Beni gjygjin ndaj sb(sali bythes)dhe familjes se tij e do shikoni sa poshte do bjere krimi!!!!Kujdes mazhoranca-ka filluar e po flet memeci!!!

    Reply to this comment
  11. posta July 16, 13:08

    Lali, Rama do lumturohet se bashku me ne se do cliroje drejtesine nga plehrat si ty qe e keni zaptu per tete vjet e tani cmendeni se do pastrohet

    Reply to this comment
  12. LORA July 16, 13:21

    Kur vazhdon te beje ende lajm rrota e jarit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!sakat moral,mendor dhe fizik.

    Reply to this comment
  13. Kris July 16, 13:33

    Qe kur u bere Nishan,gjithe populli te ka xhan,monument je o I bekuar,vete Saliu te ka krruar,lufto ti per ne njecik,se kapterat nuk Kane frike

    Reply to this comment
  14. ZARELI July 16, 13:58

    SHUME FOLE POR ASGJE NUK THE RAMA THOT QE GJIN GJONET E KLDse JANE TE PA AFTE E TE KORRUPTUAR PSE NUK THUA GJE PER KETO ZOTI PRESIDENT????

    Reply to this comment
  15. BJORN July 16, 14:35

    Ty more mik te ka zgjedh partia,por Ramen e kane votuar 1 milion votues por si ishkomunist i flakte i shkolles se bashkuar me bustin e Enverit ne dore, nuk e kupton diferencen edhe kur ke qene mire me shendet,kurse tani te falet.Nuk kena votu me na komanduar KLD e Gjinit me shoket e kursit 6 mujor tek plepat per jurist.

    Reply to this comment
  16. Jozi July 16, 15:48

    TY TE LUMTURUAN ME NJE KEMB DHE ME NJE DORTE BEN PRESIDENT RAMES I TAKON SE KA DY DUAR DHE DY KEMB

    Reply to this comment
  17. Ben July 16, 16:01

    Presidenti me bajat qe ka pare populli shqiptar.

    Reply to this comment
  18. tomsojeri July 16, 16:45

    Ky esht kryebanditi i 11-tshes qe ka zen Shqiperin prej gryke ne sherbim te kryekriminelit mafjoz qe shkateroi Shqiprin !Ky dhe banda e tij pa pik turpi vazhdojn rezistencen e se keqes dhe tragjedis shqiptare !Jan ne sherbim te tradhtis kombtare qe si vampira pin gjakun e djersen e ktij populli ku u ben sheiket e ktij vendi te vogel dhe po vazhdojn te betonojn ate !Jan organizuar ne menyr perfekte nen petkun e pushtetit dhe ngjyren “demokraci” te mos vihet drejtesi ne Shqipri ! Sic shikoni nuk jan pak ! Kaluan 300 dit e asgje spo i shkund sepse kan nderuar nje lob mbrojtes me fuqin e paras brenda e jasht Shqiperis !Hidhu Edi Rama sa ke koh akoma e jepi dum ksaj gjendje se Shqiperia nuk esht Etiopi fisesh te egra dhe sovrani ta tregoj rugen me forcen e votes qe te dha ! Po humbet durimi dhe mos u largo me turp nga vendi qe te dham !E drejta mes “krokodilesh” dhe “hienash” esht e veshtir te triunfoj por kjo esht dhuntia e nje prijsi qe sovrani besoi !Mos prit ma se edhe Mero Baze ne editorialin e tij te djeshem per her te par i ra ziles qe te zgjohesh !Cfar ke ,cfar te pengon ??Mos nenvlehteso forcen e sovranit,kerkoi ndihmen, vec ne qoft se edhe ti je pjes e tradhtis !!!!!

    Reply to this comment
  19. ARUSHA July 16, 18:58

    pse do ja lesh vetem pickes tende ore vrases i shumefishte ?

    Reply to this comment
  20. feniks July 16, 19:37

    Edhe Jari e pranon se Drejtesine e paska bere ai prone private,ndaj nuk do qe t’ia jape Rames!!!
    Po ja per keto KRIME duhet groposur ky Jari dhe padronet e Jarit!!!
    Drejtesia eshte e popullit,o kapterr Jari e jo tendja apo e Rames!
    As te genjesh nuk di,o TEVEQEL DALLKAUK!!!

    Reply to this comment
  21. Tuku July 16, 20:00

    Kapterri i Familjes Berisha ka publikuar fletushken qe i ka cuar Familja. Ik mor mustaqe m.. ik mor sakat, ik mor njeri pa kokcka se na ke ber te na vij turp qe jemi shqiptare se te kemi ty qe merr rrogen si president duke qene nje lolo i Familjes.

    Reply to this comment
  22. Tradita July 16, 22:03

    Te lumte presidnt Nishani, keto felliqesirat neokoministe duan te na rikthejne edhe nje here diktaturen e proletariatit , ne vend te pusheteve te ndara sic e ka kushtetuta keta duan pushtet absolut te nje njeriu dhe kujt pa nje psikopati gollomesh, per ta bere edhe nje here Shqiperise ate qw i beri Enver Hoxha per 50 vjet.mos luani me zjarrin o debile, vetem nostalgjike do mbeteni, jemi vend i Natos, kemi Shtetet e bashkuar te amerikes (kujtoni Takimin aq miqesor te amerikanes me Bashen dhe e kuptoni vete ju se aq mend i keni, mos kerkoni me shume se do te thyeni qafen.)

    Reply to this comment
    • Enkel July 16, 23:04

      Po ti kesh duart e lara hajt na i kap kete para.

      Reply to this comment
    • Sherbyesit e mafies se saliut July 17, 08:04

      @tradites se PALLES!
      o PALLE, po ku ka me komunist se saliu yt dhe se bujar nishani, jane teseru nga partia e punes dhe nga sigurimi, saliu qe ne 67-ten dhe bujar kapterri qe ne 88-ten!
      Ju kokrrat e PALLAVE keni shume te drejte te merziteni, sepse ju kane heq asistencen o parazita e njerez te semure.
      Kapterri si do qe te mundohet, perseri eshte i marre fund , bashke me ju qe mezi prisni te rifilloni perseri me vjedhje dhe vrasje!
      O PALLE tradite, dil ne tratuaret e bathores apo te kamzes te rruget e mziut, vish edhe minifund se do fitosh me shume nga sa te japin saliu apo kapterret e tij!

      Reply to this comment
  23. mani July 17, 06:03

    Mbase kryeministri Rama e do qiellin pa aviona,rruget pa kamiona,hambaret pa drithe por ne nuk do ta lumturojme ate!Mbase ai kerkon çelesin e deres se prapme te présidences por ate e ka vetem nje njeri qe quhet Sali!Mbase ai kerkon te denoje kryekriin Shqipetar por ky i fundit trupin e ka ne Shqiperi se koken “atje ku s’ta merr mendja ty”.Populli Shqipetar eshte i kenaqur qe pushtetet jane te ndara e rone ne demokraci te plote .Ndaj ke rastin te lumturohesh me keto ndarrje pushtetesh ose po ishe i pa kenaqur çoi pertej Atlantikut per ekspertize se te jeshe i bindur se do te te humbin.Z.Rama zotrote ke vetem çelsat e kashtes se ato te institucioneve i ka akoa Saliuse bashku me nje fare miu!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*