Nishani shigjeton Topin: Puna e KLD-së, vite dritë larg asaj të mëparshmes

July 23, 2014 18:45

Nishani shigjeton Topin: Puna e KLD-së, vite dritë larg asaj të mëparshmes

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shqyrtuar kandidaturat për krerët e gjykatave të Lushbjës, Korçës, Tropojës dhe Fierit.

Pasi janë dëgjuar platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit me shumicë votash zgjodhën në detyrën e kryetarit të gjykatës kandidatët:

Esmeralda Çeka – Kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje.
Artan Hajredinaj – Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.
Roland Jaupaj – Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.
Admir Belishta – Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Presidenti Nishani, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme, dha një mesazh të fortë në mbështetje të kryetarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apeleve. “KLD duhet të jetë mbështetje për kryetarin e Gjykatës, roli i të cilit është deçiziv për mbarëvajtjen e punëve në Gjykatë. Por nga ana tjetër Kryetari i Gjykatës duhet të jetë i kujdesshëm më administrimin e Gjykatës. Kryetari i Gjykatës duhet t’i japi prioritet eksesit të publikut, për ta sjellë Gjykatën sa më afër qytetarëve”.

Ai u ndal në punën e KLD-së, duke u shprehur se ajo është vite dritë nga puna e bërë disa vite më parë.

“Për herë të parë, ky Këshill me punën e tij është kthyer në binarët e ligjit. Praktikat e mëparshme, këtë Këshill e kanë diskretituar. Proceset janë të tilla që shkojnë gjithmonë drejt perfeksionimit, por emërimet nuk bëhen më në dyert e partive politike. Nuk bëhen më siç përmendeshin në vlerësimet e raporteve ndërkombëtare deri para katër apo pesë vitesh. Puna e këtij Këshilli është vite drite larg me punën e Këshillit paraardhës. Por natyrisht ka edhe sfida”, tha ai.

July 23, 2014 18:45
Komento

3 Komente

  1. Lomi pri Baldushku July 23, 20:07

    Nuk osht mo si përpara, si m’kohe t’Topit se nishti ky mësteqia, mer avdes ke Sala. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

    Reply to this comment
  2. sejdi July 23, 20:09

    Nishani nuk do te behet reforma ne drejtesi.Ai duhet tu jape pergjigje Kush do ti gjykoje gjyqetaret qe marrin vendime skandaloze.Ata jane kthyer ne mbreter te shekullit12.Shkelin ligjin dhe kodet civil apo kodin e procedures civile dhe nuk japin llogari as kujt.Ata nuk e denojne njeri tjetrin.Reforma ne drejtesi kerkon zbardhjen e rruges durres kukes gerdecin dhe 21 janarin.ata tjetersojne prona sipas qejfit te tyre dhe nuk u thote njeri gje.gjyqetaret duhet te zgjidhen nga populli ne cdo 4 vjet.

    Reply to this comment
  3. alkeo July 23, 23:08

    tek K.L.D. e Topit ishte minister drejtesie ky

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin