Nishani: Shqipëria, shembull unik dhe frymëzues për bashkëjetesën fetare

September 8, 2015 18:11

Nishani: Shqipëria, shembull unik dhe frymëzues për bashkëjetesën fetare

Në ditën e tretë të aktivitetit “Lutja e Paqes” që po zhvillohet në Tiranë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se organizimi i këtij dialogu në vendin tonë dhe mesazhet që dalin prej tij “janë një pasuri e madhe për Shqipërinë dhe për të gjithë Botën”.

“Paqja dhe liria e besimit sjellin humanizmin. Njerëzit e duan paqen dhe lirinë, pavarësisht besimit të tyre. Shqiptarët kanë udhëtuar në histori krah për krah. Shqipëria është një shembull frymëzues dhe unik për bashkëjetesën fetare”, tha Nishani në fjalën e tij.

Presidenti shtoi se “askush nuk është imun ndaj instrumentalizmit fetar” dhe se “duhet vullnet për të siguruar paqe, demokraci dhe liri besimi” në shoqëritë tona.

September 8, 2015 18:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim