Nishani, takim lamtumire me ambasadorin Arvizu

January 5, 2015 13:07

Nishani, takim lamtumire me ambasadorin Arvizu

Presidenti Bujar Nishani ka pritur në një takim lamtumire ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu.

Ai e ka falenderuar atë për kontributin që ka dhënë gjatë këtyre viteve në Shqipëri.

Sot, presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti në një takim lamtumire ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Sh.T.Z. Alexander A. Arvizu.

Presidenti i Republikës shprehu në emrin e tij dhe të institucioneve shqiptare falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë nga ambasadori Arvizu gjatë viteve që shërbeu në Shqipëri për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidenti i Republikës i uroi ambasadorit Arvizu suksese të mëtejshme në karrierën e tij diplomatike dhe detyrat e tij të ardhshme, duke e siguruar se ai do të mbetet një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në një deklaratë të Presidencës.

January 5, 2015 13:07
Komento

2 Komente

  1. plaku January 5, 13:19

    Nixhani ! Qejf qe ben kodoshi: dreka, darka, ballo presidencjale, takime dhe biseda bla bla bla, pse mos te beje sic i thote Sala. Hajde jete o jete, e ka pare zoti kapterin dhe banakjerin tone. Mire thone qe fati eshte i verber dhe te ben te verber.
    Nje filosof grek ka thene : “Qesh me fatin.”! C’est la vie ! Keshtu e ka jeta.

    Reply to this comment
  2. AMERIKANI January 5, 19:15

    Avziu duhet te ndalohet dhe hetohet ..omik i Fullanit ..ke cenuar rende politiken Amerikane ne Shqiperi ..JE….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*