Vakanca në Gjykatën e Lartë, dështojnë bisedimet e para

March 4, 2014 11:48

Vakanca në Gjykatën e Lartë, dështojnë bisedimet e para

Presidenti Nishani ka nisur dje një axhendë takimesh me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë. Nevoja për konsensus për emrin e anëtarit të ri të gjykatës së Lartë vjen pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani.

Takimet kanë nisur në orën 11:00 dhe i pari ka mbërritur në Presidencë kreu i partisë më të madhe, Gramoz Ruçi. Pas daljes nga selia e kreut të shtetit, Ruçi tha për mediat se këshillimi me presidentin nuk ishte produktiv.

“Në emër të grupit parlamentar të PS. Vetë prezenca ime sot këtu flet për vullnetin që ka maxhoranca në respekt të kushtetutës dhe preokupimit për organet e drejtësisë.

Presidenti shtroi problemin lidhur me kritere. Këto të fundit përcaktohen në ligj dhe kushtetutë dhe janë të padiskutueshme. Unë në mënyrë shumë eksplicite do të thosha se ky këshillim jo i parë, por i disahershëm nuk është produktiv, pasi është i vonuar.

Në pikëpamjen përfaqësore ka formalizëm sepse flitet për kritere. Fryma e diskutimit nuk ishte në kuadër të interpretimit të gjykatës kushtetuese lidhur me raportet e presidentit me Parlamentin.

Nuk u diskutua për emër. As na u kërkua, as kishim, sepse nuk kemi shkuar për emër.

Gjykata ka tre vende bosh, konsulta sot ishte për një. Do të ishte normale të mos humbte asnjë ditë pa i plotësuar vakancat e gjykatës së lartë”, tha ai.

Rreth orës 11:30 ka mbërritur edhe kreu i demokratëve, Edi Paloka, i cili pas takimit me Nishanin akuzoi maxhoranën se i ka shpallur luftë presidentit dhe  nuk do të aprovojë asnjë nga kandidaturat që do të propozojë kreu i shtetit.

“Nuk pres gjë tjetër nga zoti Ruçi, lufta me presidentin është e hapur, ka filluar hapur ndaj gjithë institucioneve dhe veçanërisht ndaj presidentit. Nuk presim që zoti Ruçi apo Rama të bjerë dakord me presidentin për asgjë. Eshtë thjesht një luftë e presidentit nga kjo mazhorancë. Çfarëdo emri që të japë presidenti, ata do jenë kundër. Për ne është konsultim i mjaftueshëm dhe në kushtet e nevojshme. Presidenti ka një listë me emra që për ne i plotësojnë kriteret e duhura, është në dorën e presidentit ta përcaktojë”, deklaroi Paloka.

 

Në orën 13:00 është parashikuar takimi me kreun e grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

March 4, 2014 11:48
Komento

13 Komente

  1. DUKA March 4, 12:32

    O moj Shipni e mjra Shqipni
    Sa do te mbajne me krye ne hi?

    Reply to this comment
  2. DUKA March 4, 12:44

    O moj Shipni e mejra Shqipni
    Sa do te mbajne me krye ne hi?

    Reply to this comment
  3. pali March 4, 12:47

    Berisha ka deformuar te gjithe politiken shqipetare, ka futur politiken komuniste agresive, duhet kohe per te rregulluar gjendjen.

    Reply to this comment
  4. TJ March 4, 14:42

    Nishani eshte antar I PD-se se Berishes.nuk eshte president I shqiptareve,

    Reply to this comment
    • Ilir March 4, 23:24

      Mire e ke ti or mik, po Edi Rama ishte shkaktari qe erdhi nje President i tille, ai ndryshoi kushtetuten me zell prej adoleshenti.

      Perfundimi eshte qe Shqiperia kjo eshte, cfare te bejme tani, te marrim armet e ti biem njeri tjetrit????!!!!!!

      Reply to this comment
  5. dajti March 4, 15:18

    o njerez ,,,pse nuk me vendosni mua ne ate vend …nuk kam diplome ….por ju siguroj se do shkelqej …do ti le ne bisht,,ata qe mbajne diploma e mastere fallco …nuk kam eksperience si gjykates ,por kam eksperiencen me te mire ,si njeri …dhe as njelloj profesioni as diplome nuk ka vlere …….po nuk je njeri …….shikoheni pak seriozishte kete kerkese …ju siguroj qe do te kenaqem dhe do te falenderoj zotin perdite …vetem per rrogen ……..nuk jam i pasur …..ekonomikisht ..por kam nje potencial shpirteror qe sfidon cdo lloj pasurie ………….pasurite ketu do te ngelen te gjitha …,stoli per token …

    Reply to this comment
  6. Tartufi March 4, 15:31

    U takua brek hequri Ruci,me lakuriqin Nishani,me pas u takua lakuriqi me pa loqen dhe
    ne fund eshte lane takimi me lakuriqin dhe homon te lier me veze. Bukuri e madhe ne kete
    vend qe nuk mbarojne takimet e bajgave,per te qeverisur balgerine e madhe shqiptare.

    Reply to this comment
  7. Bilal camurri March 4, 15:39

    tre vendet vakant ti vendose vota e popullit,dmth. parlamenti.jo i semuri bereishes.

    Reply to this comment
  8. alma March 4, 16:15

    po eshte shume e drejte duhet te vendosi parlamenti mos i lini asgje ne dore atij psikopatit qe nuk ka as sy dhe as vesh te shikoj qe koha e sales mbaroi dhe po te jete i zgjuar duhet te ndryshoje sa nuk eshte vone

    Reply to this comment
  9. . March 4, 19:57

    *****************************************************************************************************

    Pse,

    vetem MALOKET Verior kane qene dhe jane problemi me i “madh dhe fatkeqesi” per pjesen tjeter te Shqiperise.

    Enveri i njihte mire prandaj i trajtonte ashtu sic ishin.

    ********************************************************************************************************

    Reply to this comment
  10. Osman March 5, 02:38

    Duhet te jete nje ALARM per gjyhen shqipe – qe po shperdorohet ne jete menye te shkruari e te foluri!

    CEshte kjo fjale VAKANCA?? Ku e keni gjetur qofte ju gazetaret apo edhe Zoti President Ka shume,shume fjale te tjera qe shemtojne,demtojne gjuhen tone, qe e kemi shume te bukur dhe edhe te pasur. Ne fund te fundit eshte gjuha jone dhe ajo po vazhdon te demtohet me keta “sharlatane” dhe “injorante” kur flasin e shkruajne….PEDONALE, BAKSTEJXHE, LAJF, VEXHETEBELLSA, BREKFAST, DRAFT, FITNES, STAJLL, etj,etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*