Nishani: Tryezë…tani? A s’e shtyjmë pak?

April 2, 2017 11:58

Nishani: Tryezë…tani? A s’e shtyjmë pak?

 

Pasi iu kërkua nga Këshilli i Europës, Parlamenti Europian, Komisioni Europian, presidenti i BE-së dhe një sërë institucionesh të tjera që të udhëheqë një tryezë dialogu mes dy partive kryesore politike në vend, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani u shpreh: “Patjetër, me gjithë qejf. Ja sa të mbyll ca punë. Megjithëse ja ku jua them: E bëj për ju, se të qe për mua, krizën ta zgjidhin ata që e nisën”.

I njohur për qëndrimin e tij asnjanës dhe për deklaratën e famshme se krizat e këtyre vendeve të vogla si Shqipëria nuk e meritojnë vëmendjen e tij, presidenti u step kur përfaqësuesi i KE-së në Tiranë, i tha se tryeza duhej organizuar sa më shpejt.

“Kur…tani?”, pyeti Nishani i merakosur, siç raportojnë gojët e liga, “se kisha ca shkresa për të firmosur. Pastaj të premten më kanë ftuar ca shokë…je i sigurtë që sofrën duhet ta drejtoj unë? Kam një ekspert takimesh në Presidencë, është shumë i mirë…”.

Ai e siguroi ambasadorin e KE-së se nuk i druhej cilësdo tryezë, por mbase do ishte më mirë që ndërkombëtarët të bënin bashkë në një tavolinë Edi Ramën e Sali Berishën.

“Jo Lulin, ai është më kot se unë. Pastaj vij dhe unë, të betohem. Nuk e kam problem fare”, tha kreu i shtetit shqiptar.

Në vijim, Nishani i sugjeroi faktorit ndërkombëtar që ai të takohej fillimisht me Berishën. “Mbase nuk është nevoja të bisedoj me Ramën”, shkroi ai në një email drejtuar Këshillit të Europës, “kam besim se me dr. Berishën i zgjidhim të gjitha”.

April 2, 2017 11:58
Komento

12 Komente

  1. Ducja March 28, 13:38

    Sigurisht qe nje president i kesaj lartesie nuk ka si merret me vendet e vogla ballkanike…

    Reply to this comment
  2. O Nishan katran March 28, 13:39

    Po cfar do shtysh ti o derezi. Ti qe sa degjon zerin e sales te shkon gjaku ne funt te kembve

    Reply to this comment
  3. Niko March 28, 13:41

    Une mednoj edhe pse prsonalisht sme pelqen, nuk esht mire te tallemi me njeriun qe vume ne krye te shtetit

    Reply to this comment
    • Din Paku March 30, 05:59

      Edhe une ashtu them, nuk eshte mire te tallemi me presidentin. P.sh., ne komentin e personit te mesiperm me nickname “O Nishan katran”, nuk duhet shprehur qe Nishani sa degjon zerin e sales i shkon gjaku ne fund te kembeve, por duhet thene, i shkon shurra ne fund te kembeve, sepse eshte me e rende per nje presidenti t’i permendet gjaku.

      Reply to this comment
    • Dine April 10, 17:38

      O Niko
      Kush e vuri ne krye, le te krenohen!
      Ai eshte turpi i shqipetareve!
      E zgjidho autokratia,
      Jo Shqiperia!
      Ai nuk eshte presidenti im!

      Reply to this comment
  4. sopiqoti March 28, 14:21

    Rofsh o president i yn i dashtun.Ku te vemi ne pa mendimet tende?jeni ne terezi.Nje cop oficer trupe ke qene dhe si te drejtosh nje kompani politikanesh kete e ben shume mire.Ne populli mezi po presim te miratohet reforma prandaj ngutu simbas porosise qe ke mare.

    Reply to this comment
  5. Donela April 3, 11:39

    President leshi.

    Reply to this comment
  6. vera April 3, 12:44

    Prape kjo fytyre prej krimineli, ky kapterri i Enver kriminelit?
    Haram e pac qumeshtin e nenes, o tupi i Shqiperise!

    Reply to this comment
  7. Tirana April 6, 07:36

    Gjaku i ka shkuar ne fund te kembeve ,qe kur ishte me kapele ne koke,po tani edhe kur i degjon zerin Sales permiret ne breke,pa kur e ka perball i mbush breket plot……

    Reply to this comment
  8. Agroni April 10, 17:45

    Mit do vije, 19 Maji, te mos ja shikojme me fytyren ketij kapterrit te Enverit!
    Ketij fytyre krimineli, ketij burri qe merr mbiemrin e gruas! Kaq karakter ka!

    Reply to this comment
  9. mira April 10, 17:48

    A nuk eshte ky kapterrit, na vuri per Minister te Brendshem, hetuesin e viteve 80, te asaj kohe, kur te rrihnin e te vdisnin ….
    Maskarai do shoke….

    Reply to this comment
  10. Zgjimi April 10, 17:51

    O Kapterr Mehmeti, ke fytyre pediastri….
    Ku ke karakter per president ti more funderrire…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*