Nishani: Vetëm integrimi do ta çlironte Ballkanin nga metafora “fuçi baruti”

June 3, 2017 21:21

Nishani: Vetëm integrimi do ta çlironte Ballkanin nga metafora “fuçi baruti”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot në Takimin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, me ftesë dhe nën kujdesin e Presidentit slloven Barut Pahor e të Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitoarović. Midis të ftuarve ishte edhe Presidenti Federal i Republikës së Gjermanisë, Frank-Walter Steimeier.

Nishani tha gjatë fjalës së tij, se Shqipëria është e palëkundur në procesin e saj drejt integrimit në BE.

Këto kohë ka patur zhvillime vërtet intensive në secilin prej vendeve tona si dhe në arkitekturën politikbërëse evropiane dhe ndërkombëtare. Në këto rrethana, ne duhet të vlerësojmë me realizëm çfarë rreziqesh kanosen, çfarë gjendet në vullnetin dhe fuqinë tonë për të vepruar dhe çfarë ndihme kërkojmë”, u shpreh kreu i shtetit.

Sa i përket Shqipërisë, ajo që mund të them me bindje të plotë është se ne kemi vullnetin dhe vendosmërinë e palëkundur të ecim në trajektoren evropiane dhe euroatlantike. Ndërkohë që marrëdhënia jonë me NATO-n është mëse e konsoliduar, marrëdhënia jonë me Bashkimin Evropian është në proces. Dhe në këtë proces besoj se janë dy, elementët thelbësorë që na lidhin: sentimenti dhe kontrata.

Ai theksoi se instrumentet e reja që po propozohen përmes Procesit të Berlinit duhet t’i shërbejnë përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të vendeve tona.

Sipas Nishanit, kjo do të shmangte çdo nuancë që do të sugjeronte një marrëdhënie tjetër alternative ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Jemi po aq të vetëdijshëm se vetëm orientimi euroatlantik dhe Evropian i vendeve të rajonit dhe vijimi me vendosmëri i rrugës së reformave të thella të brendshme, do të mund ta shkëpusë rajonin e Ballkanit nga e kaluara konfliktuale, për ta çliruar atë nga metafora e ‘fuçisë së barutit’. Përfitoj nga kjo mundësi që të ritheksoj mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe e të pakursyer që vendi juaj President Steimeier, dhe BE në tërësi, u keni dhënë procesit të integrimit evropian të vendit tim”, tha Nishani.

June 3, 2017 21:21
Komento

1 Koment

  1. MH June 3, 22:40

    Thoni cfare te doni.
    Presidenti Kapterr kapterr nga profesioni i diplomimit.Por te than ne filozofi:
    “Vetëm integrimi do ta çlironte Ballkanin nga metafora “fuçi baruti”.
    Apo nuk integron ky zoteri.Ballista e diversanta me kope apo rrifuxho si ti vije permbar kur asht qeshtja e integrimit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*