Nishani vlerëson atdhetarin Rrapo Hekali me Dekoratën “Nderi i Kombit”

April 17, 2015 16:37

Nishani vlerëson atdhetarin Rrapo Hekali me Dekoratën “Nderi i Kombit”

Presidenti Nishani vlerëson atdhetarin Rrapo Hekali (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” 17 prill 2015 Presidenti Bujar Nishani vlerësoi gjatë një ceremonie të zhvilluar sot në Teatrin antik të “Bylis”, Rrapo Hekalin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe nderimi të merituar për atdhedashurinë e rrallë, shpirtin e pamposhtur luftarak, luftën e përpjekjet e tij të paepura liridashëse kundër zgjedhës dhe pushtimit osman”.

Në fjalën e Tij Presidenti Nishani theksoi se: “Jemi mbledhur për të përkujtuar dhe nderuar njërin prej figurave më mbresëlënëse të rilindjes shqiptare: Kryetrimin mallakastriot Rrapo Hekali, birin e lavdishëm të Hekalit, por edhe njërin nga kapedanët më të shquar në historinë e shekullit XIX të Shqipërisë. Rrapo Hekali me karakterin burrëror, me shpirtin e fuqishëm e të pamposhtur atdhetar, me mbrojtjen e vegjëlisë nga shtypja e mjerimi, me urrejtjen e pashterur kundër pushtuesve turq dhe sunduesve feudalë të vendit, ka hyrë dhe është gdhendur përjetësisht në kujtesën dhe ndërgjegjen e brezave shqiptarë si një legjendë e papërsëritshme dhe si një hero nga ata, të cilët nëna i lind veç njëherë në shekull apo edhe më rrallë.”

Dekorata iu dorëzua familjarit të heroit Rrapo Hamitit gjatë ceremonisë ku të pranishëm ishin edhe deputetë të zonës, Prefekti i Fierit, Xhevit Bushi, Kryetari i Qarkut, Vangjel Ndreka, Kreu i komunës Hekal, Eqerem Beqiraj, kryetarë komunash fqinje si dhe qytetarë të zonës. Një program artistik me këngë e valle të zonës nga grupi polifonik “Gjergj Araniatasi” i Mallakastrës mbylli ceremoninë e dekorimit.

April 17, 2015 16:37
Komento

2 Komente

  1. Analisti.N.Y. April 17, 17:53

    Po.Mr.President ju nderoni cetat kocake qe luftuan pa nje organizim ne formcine te mdha luftarake ne batalione brigada e divizione.rrapo hekli e meriton bile esht vone se kenda thote
    Hajde more rrapo hekli
    kur therrete tundet mali:Por ju jeni edhe likaliste e shkonine gjurmet e dekorimeve te MonizmiteHidhni njesy nga shqiperia e veriut edhe ajo ka komandant e luftetar trime
    30 vete i vrau nje njeri
    jakup ferri emrin ja thone..
    Bajram Rama
    me shtat zemra.
    Idriz sefer i parifisit
    hije i paska maja e lisit
    rrmisht po qet niman syla
    bini shoke mos me prisni mue
    se gjylja topit kamen ma ka coptuar,
    doren e djathte me ka sakatue….
    Ku po del kjo flak e verdh
    ne kash te gurit si kur do here.
    Kuvendi bujanit histori
    Nuk harrohet ne perjetsi…
    Te gjith firmtaret e Konferences Buajanit te dekorohe pa perjashtim
    10-15 flamuri kombeite,16-25 Nderi
    kombite ,dhe tjeret me urdhrin shqiponja e arte.
    Duke perfshi edhe shqiptare nga shqiperia e pakicat,
    e Xhevdet Doden- nga ushtria shqiptaro-kosovare ne Maqedoni .
    Ne radh te para ata qe u ekzekutuan
    ne forma te nderyhme 11 jane ata qe kane dhen jeten per
    Vetvendosjen e Kosoves.
    Me qendrimet e veprimet qe po mbahen nga disa segmete
    sikur po krijohet nje hendek mes veriute e jugute ndoftaa
    pa qellim por edhe fetare.

    Reply to this comment
  2. Analisti.N.Y. April 17, 23:35

    Ne qofte se keni nevoje per karakteristika te shkurtra ju a dergojm
    ( bile edhe Fotografi me pejashtim te 10 vetave).
    Kjo mbledhje duhet konsideruar si kuvendi i
    Ngritjes flamurit ne vlore.
    Edhte shume kuptim plote e me dallime vecata se kjo u be ne ilegalitet
    e plote nga PKJ e PKSH e mes luftes kunder nazizmit dhe dhe shivinistve
    Jugosllav
    Nga delegat e vlores askush nuk u vra ase plagose vec i futen ne burg
    Hasan prishtina me shoke e u nadalua bajram Curri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim