Homazhe për Azem Hajdarin, Meta: Do plotësojmë ëndrrën e tij për Shqipërinë si gjithë Europa

Redaksia Online September 12, 2013 11:09

Homazhe për Azem Hajdarin, Meta: Do plotësojmë ëndrrën e tij për Shqipërinë si gjithë Europa

Azem Hajdari do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ceremonia e organizuar nga Bashkia e Tiranës ka mbledhur sot ish-kolegë të deputetit demokrat dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Zhvendosja e eshtrave të Hajdarit nga Sharra drejt Varrezave të Dëshmorëve zhvillohet pikërisht në përvjetorin e vrasjes së tij, 12 shtator 1998. Ceremonia përkujtimore nisi në orën 10:00 në Pallatin e Kogreseve, ku të pranishëm ishin familjarët, bashkëpunëtorë të Azemit, kolegë e miq, pjesëtarë të trupit diplomatik dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

Nga kabineti “Rama”, në ceremoni ishin të pranishëm edhe Mimi Kodheli, Edmond Haxhinasto, Lindita Nikolla dhe Ilirian Celibashi. Gjithashtu, në ceremoni morën pjesë edhe ambasadorët e BE, OSBE dhe SHBA-së, kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, deputetët Lefter Koka e Luan Rama, ish-presidenti Alfred Moisiu, si dhe deputetët e PS-së, Taulant Balla e Pandeli Majko.

Në mesditë, kortezhi i përmortshëm me arkivolin e vendosur në shtratin e topit u nis për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Në orën 12:30 u zhvillua ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Vendimi për të rivarrosur Azem Hajdarin në Varrezat e Dëshmorëve u mor në datën 5 shtator dhe bashkia ngriti një komision të posaçëm pune që do të merrej pikërisht me ceremoninë përkujtimore.

 

Meta: Do plotësohet ëndrra e Azem Hajdarit që Shqipëria të jetë si e gjithë Europa

Në një prononcim për mediat, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se do plotësohet ëndrra e Azem Hajdarit që Shqipëria të jetë si e gjithë Europa.

“Sot është një ditë e rëndësishme, është një ditë homazhi dhe kujtimi për simbolin e lëvizjes së dhjetorit, e cila ktheu faqen e Shqipërisë përmes thirrjeve “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Azem Hajdari do jetë i paharrueshëm.

Është edhe një ditë angazhimi për të plotësuar ëndrrën e tij që Shqipëria të jetë si e gjithë Europa.

Ai nuk e kurseu guximin e tij, kurajën e tij, duke rrezikuar gjithçka.

Unë jam i bindur se të gjithë ne të tjerët do na duhet vetëm të tregojmë më shumë përgjegjshmëri, në mënyrë që ëndrra e tij dhe e Studentëve të Dhjetorit të bëhet realitet sa më shpejt që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian,” tha Meta.

 

Topi: Azemi, edhe trim, edhe diplomat

Kryetari I FRD-së, Bamir Topi, e vlerësoi figurën e Hajdarit, duke e cilësuar si kurajoz dhe diplomat.
“Njeri shumë i guximshëm, njeri kurajoz, pa komplekse. Dinte të bënte dhe trimin dhe diplomatin. E përkujtoj me shumë mall dhe respekt dhe vlerësim. Ai do jetë në jetë të jetëve si një njeri që mbahet mend si njeri i papërlyer. Respekt për këtë figurë të madhe të kombit shqiptar”, u shpreh Topi për gazetarët pas homazheve në nder të Azem Hajdarit.

 

Foto e marre nga profili ne Facebook i gazetarit Ilir Kadia

Foto e marre nga profili ne Facebook i gazetarit Ilir Kadia

Redaksia Online September 12, 2013 11:09
Komento

15 Komente

  1. zjarri 7 September 12, 10:54

    I paperlyer nga çfarë zoti zoti Topi. Nga vaji apo graso e arkave te armëve qe shiste kontrabandë në 96 – 97ën, apo nga gjaku i atyre që bashkë me bashibozukët e vet ka vrare e plagosur ( si sekretari i ps Librazhd që e hodhën në greminë dhe e kujtuan të vdekur ) në zgjedhjet e 1996. Turp edhe për ata socialiste që pranojnë të bashkohen, ata që dhanë jetën për lirine e Shqipërisë me mafiozët politikë që u vranë për interes të kriminelit Sali Berisha. Harram vota e 1000000 Shqiptarëve.

    Reply to this comment
    • nastradini September 12, 11:29

      Azem Hajdari ishte i paperlyer sa edhe vete Bamir Topi kur heshti si shurdhmemec per Gerdecin dhe si Kryekomandant i Ushtrise dhe baba i Kombit mbylli syte karshi vjedhjes se papare te Armatimit te Ushtrise se tij nga firma private Saliu&Son dhe nuk u ndje fare t’i kerkonte amerikaneve demshperblim per familjet e viktimave qe u groposen ne Gerdc me “bujarine” 300 milioneshe USD te Pentagonit te Bush Djalit per mafien lakmitare te Saliut. Prandaj edhe populli e flaku ne zgjedhjet si nje leter bythe.

      Reply to this comment
  2. nastradini September 12, 11:17

    I MAJTE SOCIALIST, I DJATHTE BERISHIST APO THJESHT CUB SI AZEMI?

    Cfare eshte Ilir Meta? Po ta shikojme si ben homazhe ne varrezat e demshmoreve te Enver Hoxhes cdo 5 maj dhe 29 nentor dhe si i falet atyre qe sollen ZINE bolshevike ne trojet tona mund te themi se Ilir Meta eshte komunist i bindur dhe i lindur. Por kur e pame si beri koalicion sa te hapesh dhe te mbyllesh syte me Sali Berishen dhe filloi te ndaje me te si byreku ne tepsi pronat e Vatanit duke permbytur nga lakmia per LEKA disa here Shkodren dhe Veriun edhe mund te mendosh se eshte “pragmatist” djathtist ne politike qe mendon vetem per para dhe pasuri. Por kur shikon dhe degjon ne videon e Dritan Priftit si merr dhe zhvat rryshfete nga shqyptaret me tefter kryimineli dhe kusari ne dore nuk te mbetet asnje dyshim qe Ilir Meta eshte thjesht nje CUB mali ordiner i djallezuar dhe hileqar, nje komedi groteske albaneze qe sic ishte edhe vete CUBI garib dallkauk tropojan Azem Hajdari qe nuk e kupttoi se me mafien e trafikut te armeve te Sali Berishes, Fatos Nanos dhe Hashim Thacit nuk behej shaka. Dhe kjo nuk eshte e gjitha o milet i corroditur fare nga kontradiktat antagoniste si kepurdha pas shiut ne Shqypnine tone: Komedia e Azem Hajdarit eshte njesoj si Komedia e CUBIT bolshevik dhe psikopat Avni Rustemi, perballe dhe fytyre me fytyre me Ahmet Zogun si kaubojsa amerikane gati per t’i futur plumbin njeri tjetrit. Ne fund edhe nje prpozim te nastradinit per cirkaxhinjte e politikes shqyptare: Le te varrosin edhe Enver Hoxhen me Azem Hajdarin se jane te dy CUBA njesoj, pa shkolle dhe pa kulture, bandite te lindur me vule ne balle.

    Reply to this comment
  3. banditet dhe serbet u ben bashke September 12, 11:51

    serbia sben kur shaka shikoni njre urdher dhe bijet e saj ne reshte per 1 se ven per lesh si azemi cfare shqiperoie duhet te jesh bandit dhe vrases qe te behesh hero

    Reply to this comment
  4. Zazan nasi. September 12, 11:52

    Ti pyth nastradini qenke plot me ment e kultur .te gjivsha kulturen ty .dukesh nga emri qe ke vene o pushke e shkrehur.

    Reply to this comment
  5. Naftetar Vjeter September 12, 12:15

    O Pall k… kjo qe po behet sot duhej te ishte bere para 12 vjetsh po Sala u talle me te ndierin dhe tani e ben sa per sy e faqe po ju aq keni qe degjoni komunist Ilir meta po Sala haahahahdemokrat kulmi i injorances Sala demokrat hahahahahahahsikoni si po vazhdon te tallet me demokratet akoma.Del nga parlamenti se u provokua nga kush u provokua po ka frik nga drejtesia.

    Reply to this comment
  6. lumi September 12, 12:27

    ska merit

    Reply to this comment
  7. Pëllumb zaimi September 12, 13:07

    Pjesëmarrja e pérfaqësuesve te majte ne keto homazhe eshte pa sens! A mund te na thote kush nga ata perse u vra dhe kush e vrau azem hajdarin!? Pas pergjigjes mund te gjejne ndonjë arsye justifikimi por jo para saj. Oportunizem ekstrem. Moderacion banal. Homazh hipokrizie. Nuk mund te lindte endrra europiane e shqiptareve ne mjedisin azemian. Lindi tek me te qyteteruarit jo tek me te prapambeturit… Ju e dini kete por,bëni sikur s’e dini. S’di si t’ja ve emrin: tolerancé apo kurvërim!?

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 12, 13:09

      VR ! Pjesëmarrja e pérfaqësuesve te majte ne keto homazhe eshte pa sens! A mund te na thote kush nga ata perse u vra dhe kush e vrau azem hajdarin!? Pas pergjigjes mund te gjejne ndonjë arsye justifikimi por jo para saj. Oportunizem ekstrem. Moderacion banal. Homazh hipokrizie. Nuk mund te lindte endrra europiane e shqiptareve ne mjedisin azemian. Lindi tek me te qyteteruarit jo tek me te prapambeturit… Ju e dini kete por,bëni sikur s’e dini. S’di si t’ja ve emrin: tolerancé apo kurvërim!?

      Reply to this comment
  8. pelivan September 12, 13:16

    KESAJ I THONE,TE BIESH NE GRACKAT QE NGRE SALIU PER DITE!….

    S’kam arsye te akuzoj Azemin per trafikant,per allishverishe…s’jane vec thashethemnaja gazetash…. Ke prove?!,bujrem,s’ke?,hesht.Keshtu behesh me i besueshem. Sala kujton se me keto ndere te vonuara,biles,te pa kuptimta,do fitoj pik ne popull!Perkundrazi popullit,po i mbushet mendja sote perfundimishte qe Azemin e ka vrare ai.Por mua po me cuditin keta te mit,ku ven,pas kujt xhanem?!Askush nuk thote, Po pse mbas kaq vjetesh? c’ti kete penguar?,pse tani qe iken te menderosur nga qeverria dhe jo me pare? Pse kete ” Nder” ja lane ne dere te majtes? Dhe ajo qe duhet te mbahet me shume ne mend: A eshte vertetuar kush e vrau,me drejtesi? Dhe qe keshtu njezeri te merret vendimi qe per ku e ka vendin Azemi?! Jo! po atehere ku veni,pas saliut?! Po sikur neser te vertetohet(Large qofte),qe ate e vrau dashnori i asaj qe azemi i pat kercyer?!… I lutem Azemit te me ndjej per kete thenje pa baze,por cdo gje bene vaki… Si do ja vinim emrin kesaj ju mengjarashet e mi?! Eshte pergjegjesi e madhe dhe e rende per kete vendim absurd. Nuk eshte e lehte te perdhosesh ate tempull te te reneve vec per Atedhe,fyt per fyt me te huaj zaptus, jo fyt per fyt me vellezrit e tu…dhe tutje per ne vorrezat e kombit,sepse keshtu dashka saliu dhe basha i stamodumos.Atje,eshte Nena e madhe qe vigjelon,qe ju sheh,qe ju njeh te gjitheve…

    DHE NE VDEKJE NUK U NDANE !

    Flene bijte e shqiperise,
    bijte e nenave.
    Ata qe pine nje sise
    e rane per Atedhe

    sup me sup e prane e prane,
    dhe ne vdekje nuk u ndane,
    ata,que Lirine s’e pane,
    djemt e nenave,
    Shqiperise lirin i dhane.

    NENA per mbi te rri zgjuar,
    hallemadhja Nene…
    I shikon mos jane zbuluar,
    gjithe naten ne kembe…

    Mos renkojne nga ndonje plage,
    mos nga plaget digjen zjarr,
    bijte e saj ne gjak lare,
    Nen’ e derteve…
    Nena me zemer te vrare,

    I kujtojme e i kendojme,
    kenge trimave,
    Qe brezat te mos harrojne,
    gjakun,derdhur dje.

    Qe Atedheut bab e nene
    ju prene shume lisa ne kembe,
    por s’i shkulen dot’ me rrenje,
    bijte e nenave ,
    gur mademet ne shkembenje…

    Kete kenge e shkrova per nje kengetar te rende,(Jehone shpelle), te laberise,Syrjat Hodon nga terbacii Vlore.

    Reply to this comment
    • nastradini September 12, 14:51

      Na mallengjeve shume mevjershen tende patriotike, por meso pak te VERTETA nga nastradini se nuk te bejne keq:

      Fatos Klosi i pari e thirri ne zyre Azem Hajdarin dhe i tha: “Hiq dore nga xhiblat si garib dhe CUB mali. Sepse do te vrasin. Sepse me biznesin e armatimit nuk behet shaka!”

      Me pas e thirri Spartak Poci dhe e keshilloi me te njeten gjuhe dhe llogjike. Por tropojani dru me pre tru peshk Azem Hajdari kujtonte se kishte perballe kandilin e detit Ramiz Alia dhe nuk i degjoi fare paralajmerimet dhe e hengri tullumin. Keto nuk jane thashetheme, por gjera te deklaruara qe shqyptaret i kane pare dhe degjuar ne TV nga vete protagonistet.

      Dhe AMAN me shkruaj edhe nje vjershe tjeter te bukur AMAN!

      Reply to this comment
  9. bbb September 12, 14:01

    Me qindra ALABAKE u mblodhën pranë Pallatit të Kongreseve për të nderuar Heroin e Ramizokracisë, spiunin e regjur te SHIK, shokun Azem Hajdari, eshtrat e të cilit pas 15 vitesh do të prehen tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit pavarsisht se populli e di se ai edhe ne Sharre e ka shume.

    Në ceremoni ishin të pranishëm edhe politikanë të majtë.Aty ish i pranishem edhe hajdutit i 700 mije eurove, shoku Ilir Floriri…
    Koklopa Meta tha se do plotësohet ëndrra e Azem Hajdarit që Shqipëria të jetë si e gjithë Kolumbia vend ku te zotorojne terrori dhe trafiqet ashtu sic deshironte shoku Azem.

    “Sot është një ditë e rëndësishme, është një ditë homazhi dhe kujtimi për simbolin e lëvizjes së dhjetorit te didirgjuar me mjeshtri nga komandanti legjendar shoku Ramiz, e cila ktheu faqen e Shqipërisë përmes thirrjeve “E duam Shqipërinë si gjithë Kolumbia”.

    Azem Hajdari do jetë i paharrueshëm per vrajset e 2 prillit, per nxjerjene e Kurd Koles nga greva e urise, per kontrbandene cigareve, skafeve, per hapjene depovete armve me 1997 etj etj.

    Është edhe një ditë angazhimi për të plotësuar ëndrrën e tij që Shqipëria të jetë si Kolumbia.Ai nuk e kurseu guximin e tij, kurajën e tij, duke rrezikuar gjithçka per te zbatuar vepren dhe ideste e partise dhe shokut Ramiz. Unë jam i bindur se të gjithë ne të tjerët do na duhet vetëm të tregojmë më shumë përgjegjshmëri, në mënyrë që ëndrra e tij dhe e “Studentëve” dhe “intelektualve” ramiziane të Dhjetorit të bëhet realitet sa më shpejt që Shqipëria të bëhet vend gangsteresh, vend droge dhe trafiqesh ashtu sic enderronte i madhi, krimineli i shumefishte Azem Hajdari,” tha Meta.

    Reply to this comment
  10. Dy kondrabantiste September 12, 14:30

    Populli e di te verteten:
    Dy kundershtare e dy grupeve “kondrabande armesh” … ku njeri doli i vrare dhe tjetri fitoi, pra i forti vrau te dobtin..

    Reply to this comment
  11. beni September 12, 14:51

    Po ky Azem Hajdari nuk la xhami pa inaguruar e keta na e nxoren pro Europian!
    A e mbani mend ne shkoder kur inagurua xhamia e madhe!
    Ikor megjith kte muhexhajdin Islamik!

    Reply to this comment
  12. Daullja September 12, 15:26

    Keta heronj te mafies qe sigurisht do hanin koken e tyre. C’rendesi ka pse e paska vrare Berisha, kur ky kriminel ka edhe shume vrasje te tjera ne shpine. Si kryetar i mafies “demokratike” ai vetem kete beri beri mire. Po nuk dha llogari as tani, ne duhet te kuptojme se Mafia i ka krahet te shtrira ne te dyja krahet politike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim