Përcillet për në banesën e fundit Ardian Kodra

September 3, 2016 18:15

Përcillet për në banesën e fundit Ardian Kodra

U pëcoll drejt banesës së fundit efektivi i FNSH-së, Ardian Kodra.

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut, u zhvilluan homazhet për efektivin e vrarë dje  në krye të detyrës Ardian Kodra.

Familjarë të afërm, qytetarë dhe krerë të lartë të shtetit dhe policisë i dhanë lamtumirën e fundit efektivit të vrarë pasditen e së premtes në Torovicë të Shkodrës.

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri, kreu i policisë së shtetit Haki Çako, por edhe drejtues të tjerë të lartë të strukturave të policisë morën pjesë në homazhe. Ai do të varroset si dëshmor, në varrezat e dëshmorëve në Shkodër.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, me propozim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka shpallur dëshmor të Atdheut efektivin e ndjerë. Gjithashtu, Kodrës i akordohet edhe Dekorata e Artë e Shqiponjës, e cila iu dorëzua familjarëve para ceremonisë së varrimit.

Efektivi humbi jetën gjatë ditës së djeshme në Torovicë gjatë aksionit për arrestimin e një personi që fillimisht kishte qëlluar me automatik në ajër dhe më pas qëlloi me plumba në drejtim të forcave të rendit.

saimiri

September 3, 2016 18:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*