Përgjimi, Ardian Prrenjasi i pohon gruas: E vrava Julianin kur ishe në Dibër

Redaksia Online March 25, 2013 10:12

Përgjimi, Ardian Prrenjasi i pohon gruas: E vrava Julianin kur ishe në Dibër

Ndërsa vijojnë kërkimet për trupin e Julian Çelës, një tjetër fakt përforcon deklaratën e Prrenjasit për vrasjen e djalit 11-vjeçar. Gjatë takimit me të shoqen në burg, mësohet se Prrenjasi e ka pranuar sërish se e ka vrarë Julianin.

“Çfarë ke bërë me djalin  e vogël? Më thuaj çfarë i ke bërë?” i është drejtuar  bashkëjetuesja Valbona Paci pedofilit Ardian Prenjasi. “Ulu dhe qetësohu. Nuk është mirë të nevrikosesh. Julianin e kam vrarë  kur ishe ti në Dibër”, citohet biseda e përgjuar nga grupi i hetimit.

Ndërkohë, në lidhje me eshtrat e gjetura të shtunën në një batanije të kuqe në landfillin e Sharrës, është bërë e ditur se ato i përkasin një kafshe.

 

Sharrë, gjenden eshtra në një batanije, nisin ekzaminimet

23 mars

12:00 – Një tjetër batanije e kuqe është nxjerrë nga mbeturinat e Sharrës pak minuta më parë. Sërish batanija e gjetur është e ngjashme me atë që pedofili Prrenjasi ka përshkruar në deponimin e tij në polici. Nga raportimet e minutave të fundit mësohet se batanija është gjetur e mbështjellë dhe në brendësi janë gjetur eshtra. Ekspertë të grupit hetimor në landfillin e Sharrës po kryejnë ekspertizën.

 

Sharrë, gjendet një batanije e ngjashme me atë që ka përshkruar Prrenjasi

11:00 –  Një batanije e kuqe, e ngjashme me atë që Ardian Prrenjasi përshkroi para policisë gjatë rrëfimit të vrasjes së Julian Çelës është gjetur pak minuta më parë gjatë kërkimeve në landfillin e Sharrës. Policia do të bëjë ekzaminimin për të përcaktuar nëse është e njëjta batanije e përdorur për të mbështjellë trupin e fëmijës mesnatën e 1 dhjetorit, kur Prrenjasi thotë se ka vrarë Julianin.

 

Rinisin kërkimet

Kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimet për trupin e 11-vjeçarit Julian Çela në landfillin e Sharrës. Pothuajse një javë pas kërkimeve me ndërprerje të herëpashershme në vendin ku Ardian Prrenjasi deklaroi se e kishte hedhur trupin pa jetë të Julianit të vogël, ende nuk ka asnjë gjurmë që mund të çojë drejt zbulimit të krimit. Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në landfill kanë mbërritur forcat xheniere, për një kërkim më të specializuar.

Zhdukja e Julian Çelës vijon të jetë e mbuluar me mister, për shkak të deklaratave kontradiktore të të pedofilit Ardian Prrenjasi, i cili një herë pohoi se trupin e ka hedhur në landfillin e Sharrës, por më vonë e ndryshoi versionin duke pohuar se e ka groposur vetë.

* * *

Më herët, familjarët e 11-vjeçarit janë shprehur të irrituar me faktin se ende nuk ka një plan kërkimi nga autoritetet, ndërkohë që vazhdojnë të kenë dyshimet e tyre për dëshminë e Ardian Prrenjasit.

Prokuroria dhe Policia e Tiranës vazhdojnë t’i qëndrojnë fort pistës së vrasjes së vogëlushit nga monstra 45 vjeçar Ardian Prrenjasi.

Ndërkohë mjekësia ligjore ka përfunduar raportin për ekzaminimin e trupit të 10-vjeçarit të gjetur në shtëpinë e pedofilit pas 20 orësh rrëmbim, raport i cili tashmë është në dispozicion të hetimeve që po kryehen nga Prokuroria e Tiranës.

Ndërsa një hetim ka nisur edhe Prokuroria e Elbasanit për të verifikuar të gjitha dosjet për pedofili që nga viti 1998 dhe për të parë nëse ka patur denoncime për monstrën e Laprakës.

Redaksia Online March 25, 2013 10:12
Komento

2 Komente

  1. r.m March 23, 12:32

    Nderroni titullin. Nuk mund te quhet shenje shprese gjetja e eshtrave.

    Reply to this comment
  2. Kris March 23, 12:37

    Dua te falenderoj Anila Bashen per kurajon e saj per te thene; popull shqiptar zgjohu: -Kjo drejtesi eshte korruptuar ,Berisha po e shkateron plotesisht Shqiperine!Ne vend qe te merren me fenomenin ,pedofeline,korrupsionin e sistemit te drejtesise alla Berishian.jane ngritur kukuvajkat tip fevziu,Lubonja,Indira apo disa qenije zvaranike te tjera qe fajesojne Anilen,kete qe po e bejne me urdher te Berishes.Neqoftese kjo do te ndodhte ne Amerike,do te kerkoheshe menjehere doreheqja e ministrave- te drejtesise,te brendshem,prokurore dhe gjygjtare,por kjo eshte demokracia Berishiste.Te lumte dhe vazhdo keshtu Anila Basha.Jemi me ty.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim