Nisin konkurset për të punësuar njerëz pa konkurs

February 20, 2016 14:51

Nisin konkurset për të punësuar njerëz pa konkurs

 

Me anë të një VKM-je të posatëshme, me logon e pagabueshme “VKM e posatëshme”, Këshilli i Ministrave përmbysi dje të gjitha akuzat e dashakëqinjve se qeveria nuk po zhvillon konkurse për pranimet e reja në administratën publike.

VKM-ja e firmosur nga kryeministri Edi Rama urdhëronte që të gjitha dikasteret të hynin në një konkurs që do vendosë se cilat ministri, drejtori e institucione të tjera qeveritare do të ketë të drejtë për të punësuar punonjës pa konkurs.

“Faza e parë, imediate e vendosjes së personave kyç në vendet kyçe ka përfunduar”, sqaronte dokumenti, “këtej e tutje, të gjitha dikasteret që kërkojnë të punësojnë njerëz pa konkurs, duhet të hyjnë në një konkurs për të treguar se janë në lartësinë e duhur për të përzgjedhur punonjës pa konkurs”.

Kriteret që duhen plotësuar janë shumë të rrepta, dhe mësohet se deri tani konkursin dhe rrjedhimisht, të drejtën për të mos bërë konkurse e kanë fituar vetëm 19 ministri dhe 23 institucione të tjera qeveritare.

February 20, 2016 14:51
Komento

2 Komente

  1. MH February 20, 21:23

    Bravo i kjofte autorit te keti shkrimi qe ka zgjedhur me shume filozofi te holle:
    “Nisin konkurset për të punësuar njerëz pa konkurs”

    Reply to this comment
  2. info analitike February 21, 09:11

    Une jam nje mesues qe e zura vendin fale PS-se. Po degjojeni deri ne fund se nuk eshte ashtu si mendoni ju, ai konkursin e ka bere por kishte teseren e partise qe i vlente trecerekun e pikeve. Pjese nga estrada rilindese ne rrethe me regji te shkarravitesit Rama.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*