Shpëtoni ushtarin Çefa

Eugen Vasili September 23, 2014 09:34

Shpëtoni ushtarin Çefa

 

Si shqiptarë të mirë që jemi, sapo morëm vesh se do na vinin njerëz të rëndësishëm për vizitë në shtëpi, i lamë përkohësisht sherret dhe problemet, nisëm të lajmë e të shpëlajmë, të ndërrojmë perdet dhe çentrot, pisllëqet që s’kishim kohë t’i pastronim i fshehëm poshtë tapetit dhe stampuam një buzëqeshje gëzimi e harmonie në fytyrë. Por kur miku Papa Françesk ende nuk kishte arritur në zbriste në tokën italiane, e rifilluam aty ku e lamë.

Kështu, të hënën (dje) u bëmë dëshmitarë të një “kundërsulmi” frontal të opozitës së djathtë, të drejtuar nga Presidenti i Republikës (vetëm në vende si i yni mund të duket normal një kombinim i tillë), që ankimuan në Gjykatën Kushtetuese një seri ligjesh të reja të mazhorancës. Presidenti në kërkesën që dorëzoi, parashtroi si cenues për kompetencën e tij faktin që sipas ligjit të ndryshuar për funksionimin e KLD-së, zv.kryetarin e ri duhej nga zgjidhte mes emrave anëtarëve të votuar nga Kuvendi. Veç kësaj, Nishani kërkoi që gjatë kohës së gjykimit të kërkesës ligji në fjalë të “ngrinte” dhe vetë Kushtetuesja t’i drejtohej Komisionit të Venecias për një mendim të specializuar.

Nga ana tjetër, deputeti jurist, a më saktë juridiks i PD-së, ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, po dje depozitoi rastësisht në Kushtetuese tre kërkesa (ai si juridiks që është i quajti padi, çka nuk ka lidhje me Kushtetuesen), për shfuqizimin e tre ligjeve të miratuara që në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar: Veç ligjit të ri për KLD-në, edhe atë për Gjykatën Administrative dhe për Shkollën e Magjistraturës. Për të tria këto ligje, arsyetoi Halimi para kamerave, vihet re një tendencë e qartë e mazhorancës për të kapur institucionet e drejtësisë.

Halimi përmendi nja dy herë edhe “shqetësimin e thellë të partnerëve ndërkombëtarë(?!)”, por e kotë të fshihemi pas gishtit: PD-ja parlamentare dhe PD-ja presidenciale janë në ofensivë për të mbajtur me çdo kusht, a për të shtyrë sa më shumë në kohë, ndryshimet e domosdoshme në sistemin e drejtësisë. Një sistem që është nën kontroll të plotë prej Berishës, e që siç ka dëshmuar në një pafundësi rastesh, është segmenti më skandalozisht i kalbur dhe i korruptuar i demokracisë shqiptare. Rrjedhimisht dhe pashmangësisht, është edhe ushqyes i zinxhirit korruptiv që mban të mbërthyer krejt shoqërinë dhe jetën në këtë vend.

Siç e dimë, ndërkohë 39 deputetë të mazhorancës kanë firmosur një nismë për shkarkimin nga Kuvendit të dy anëtarëve “parlamentarë” të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zv.kryetarit Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj. Ata kanë renditur një listë të gjatë shkeljesh të dy gjyqtarëve dhe dosjen do ta shqyrtojë komisioni i ligjeve, pastaj Kuvendi. Historiku i Çefës me akuzat për shkelje e korrupsion nis që nga detyra e tij si kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ku ai ende nuk është përgjigjur as mediatikisht për tjetërsime skandaloze qindra e mijëra hektarësh pronë shtetërore në favor të privatëve, farefis i tij. Thjesht ka deklaruar: Jo, s’isha unë. Dhe ky është kreu faktik i qeverisjes së drejtësisë sonë! Nga ana tjetër, një kërkesë e anëtarit qeveritar të KLD-së, ministrit të Drejtësisë Naço për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Gjin Gjoni, njëherësh koleg i tij në Këshill, u refuzua nga KLD-ja edhe pse akuza e prokurorisë thoshte se Gjoni nuk justifikonte dot .5 milionë euro pasuri. Këta qeveritarë të gjyqësorit që mbrojnë aferat e njëri-tjetrit dhe të partisë që i emëroi, tani fshihen pas Komisionit të Venecias dhe struken brenda sirtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por nëse ata dhe Nishani nuk e kanë kuptuar, duhet ta dinë se jetojnë në një republikë parlamentare, jo gjyqësore. Pushtetet janë të ndara dhe të pavarura, por burojnë nga ligjvënësi. Rrjedhimisht, edhe nënkryetarin e KLD-së, nomenklaturë e presidentit, ky duhet ta zgjedhë nga të përzgjedhurit dhe të votuarit e parlamentit. Tek e fundit, prej andej ka ardhur edhe vetë Nishani, i cili ankohet për rrudhje kompetencash, paçka se presidentin e kanë votuar veç 73 deputetë, dy më shumë se Elvis Çefën kur u zgjodh në KLD.

Çfarë do të arrijë kjo ofensivë e fundit për të mbrojtur “drejtësinë blu”? Duket se shumëçka varet nga qëndrimi i Kushtetueses, e cila në të paktën një rast ka qenë në lartësinë e detyrës: Kur anuloi marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë të gatuar nga çifti Berisha-Basha. Po ky çift, është pas iniciativës së re që synon të mbrojë me çdo kusht “pavarësinë” për të bërë padrejtësi, të një sistemi që deri tani, ka shërbyer si ombrellë perfekte e pandëshkueshmërisë së zullumeve të vetë firmës 2B.

 

Eugen Vasili September 23, 2014 09:34
Komento

46 Komente

  1. opozitar i sfilitur September 19, 14:52

    Ky skalpi-kapele qe ka ne koke zoti Cefa sot ne kopertinen e Dites, si ka mundesi qenka me i forte se 1 milion vota popullore dhe me i forte se rreth 90 vota mazhorance ne Kuvend?

    a mund te me ktheje nje opergjigje ai qe “nuk eshte as prokuror as gjykates” por te cilit i eshte deleguar fuqia e poppullit??

    Reply to this comment
    • Florinda September 19, 23:11

      Z. President!

      Ju drejtohem sinqerisht thjeshte si nje qytetare shqiptare;-As 24 ore nga largimi i Atit te Shenjte
      nga Shqiperia, ku e hodhe ate fjalim qe mbajte ne Presidence?Perse Z. President e shkel kaq egersisht dinjitetin tuaj personal? Mos harro se jeta eshte e gjate, mundohu te mendosh sado pak per hijen qe do te lesh pas.Mendo sado pak edhe per krenarine e femijeve tuaj.Ato duan e sduan do te jetojne ne Shqiperi.Uroj Z. President qe te biesh me kembe ne toke.

      Pershendetje nga nje emigrante.

      Reply to this comment
      • Zana Filla September 23, 10:07

        Per cfare dinjiteti flisni ju zonja Florinda! Me falni po ku e keni pare ju dinjitetin e Bujar Nishanit?! Bujari eshte nje kukull ne dore te Berishes dhe femijeve te tij. Bujari eshte aq i paturp sa nuk e fsheh fare te qenurit kamikaz i Familjes Kriminale Berisha. Shikoni reagimet e tij publike dhe ato drejtuar institucioneve per te kuptuar kush eshte Bujari. Ai i paraprine gjithmone deklaratave apo veprimeve te PD. Dhe nuk i skuqet aspak faqja per keto. Une habitem me mazhorancen si nuk reagon ndaj ketij lloj kamikazi familjaro-politik!!! Ky duhet shkarkuar urgjentisht sa nuk e ka futur Shqiperine ne nje tjeter skenar 97-te. I rrofshin mustaqet Bujarit se tjeter gje prej burri ska.

        Reply to this comment
        • ira September 23, 10:09

          Per z, Florinda .!Thirja jote e sinqerte mund ti drejtohet kujtdo nje personi qe mbart vlerat e larta morale ligjore e qytetare te tijat apo te nje institucioni.Ne kete rast je gabuar , ky qe ti thuaj president eshte, sozia apo miniatura e saliut .Ose shqip Saliu I vogel .Mirepo ai saliu I madh qe vdiq politikisht jeton ne formen me mizore e barbare, ne figuren e e ketij nishan pa nishan.Nuk shikon qe fare hapur , si pa gje te keq me ato qe ben e me ato qe duhej te bente por nuk do ti beje ,,po pengon shqiperine ne axhendat e integrimit europian, duke bere vetem ato qe I diktohen nga shqupi.Perputhja e veprimeve te tija me ato qe deklarohen ne zyrat e shqup jane tipari I punes se tij pengim reformash gjoja refuzime ligjesh riciklim I kastes politike te p, d.ne drejtesi, sepse nuk jeton e punon per vendin por vetemPER P.D. PER KRIMNELET , HAJDUTET KUDO POR SIDOMOS ATA NE DREJTESI, NE SHPERBLIM TE NDEREVE QE I KA BERE KALIFI SALI I VICIDOLIT.

          Reply to this comment
    • koco September 20, 13:38

      Keshilli i Lart i Drejtesise eshte kethyer ne Keshilli i Larte i te keqijave te ketij vendi, me veprimet e mos veprimet e tija. Si ka mundesi qe te quhet K . L D ky keshill ky personar e inkriminuar pjese e qeres te satrapit Saliut , per mepeime super skandaloze sigurisht ne interesa te Kriminelit Sali te shperblehen me ngritje ne detyre duke e vendosur ne krye te kupoles tashme te njohur publikisht te kapjes se K L D nga Gjinet , Franajt , Cefat , Lulezimet e te tjere plepare , krahinore e funderina te drejtesise te udhehequra me “Stoicizem ” nga Shqupi e antari i saj i nderuari Nishani . duke e ngritur e mbrojtur padrejtesine e krimin ne menyren me te perbindeshme si Sistem duke u identifikuar tashme si sistemi i Krimit i Korupsjonit e te Koruptuarve .

      Reply to this comment
  2. MeteH September 19, 14:53

    Po fillon FURTUNA ne KLD.Nishanit me pare do i “PRITEN” krahet,pastaj do i hiqet kolltuku,per te shkuar ne SHQUP,pasi deri tashme punen e Sales ka bere..!

    Reply to this comment
    • koco September 20, 13:55

      Nuk eshte cudi qe kolltuku i Nishanit ti kompesohet me dhenjen e nje karoce invaliteti se po behet gjysem njeriu ne detye te detyres duke mbrojtur kriminelat te cilet e kane ngritur Krimin ne Sistem me statusin e te pa Nenshkueshmit . Mirnjohje Rilindjesper nje Shqiperi Ne Evrope pa te Inkriminuar e Mafjoze .

      Reply to this comment
  3. Shkodrani September 19, 16:05

    Shkarkojeni ket zagar se na turpnoj ne Shkodraneve me kta pislleqe qe ka ba dhe po ban .Asht qenushi i jozit ai prandaj sillet si ajo si i cmendun

    Reply to this comment
  4. iri September 19, 16:47

    Erdhi ora e shume pritur , pervec shkarkimit te merituar si te pa afte e tejpolitizuar , duhet te cohen ne gjyq Ky cef qenefi ka bere kerdine, si ofiqar I se ndjeres Xhozefine por edhe si oturak I saliut..!!

    Reply to this comment
  5. Ilir September 19, 17:00

    Urojme te vazhdoj keshtu se vetem keshtu pastrohet administrata dhe ceshte me e rendesishmja DREJTESIA nga veglat qorre te Sali Berishes dhe Familjes se tij kriminale. Vetem kur te vihet e drejta ne kete vend, dmth kur gjykatat te jene vertete te pa varura prej politikes, atehere mund te flasim per RILINDJE. Per keto gjera kemi votuar, se nuk jemi aq naive sa te mendojme se nga rendi feudal ku na zhyti Familja Mafioze Berisha do te shkojme brenda 4 viteve ne ate kapitalist.

    Reply to this comment
  6. andrea September 19, 17:04

    Iqini pleherat e saliut ashtu sikunder hoqet plehrat nga zyrat dhe ambjentet shteterore.

    Reply to this comment
  7. anonim September 19, 17:12

    Motivacioni ??????

    Reply to this comment
  8. tomor labi September 19, 17:19

    Keshtu do ta bejme KLD te majte enveriste qe e majta e sotme te beje cte doje me ligjet e me gjyqet e natyrisht edhe me shkelesit e ligjeruar te ligjeve.Pra do kthehemi mbrapa.A nuk e kuptoni o popull se cpo ndoth? Pastaj do vijne te djathtet ne pushtet,me siguri, dhe do bejne te njejten gje.Mjere ne te shkretet,populli i thjesht qe pret prokoppi nga keta te ashtuquajtur apo te vetequajtur politikane.

    Reply to this comment
  9. lajme shqip September 19, 17:34

    duhet qe keto levizje te kishin filluar me heret

    Reply to this comment
  10. DELETED September 19, 18:49

    DELETED

    Reply to this comment
  11. labinot September 19, 19:17

    Or Edi Rama,po si ja le ti guvernatorin ta emeroje Nishani,kur guvernatorin e bankes e propozon kryeministri e voton parlamenti dhe e firmos dekretin Nishani.Po si ke guxim te lejosh nje cope Nishan te tallet me 1 miljon vota?!!Guvernatori i bankes eshte kollona e shtetit,nuk eshte pacavurja e presidences,qe nuk e pyesin as te vetet.

    Reply to this comment
  12. Gurbeqari September 19, 19:19

    per hajer i qofte. hekeni edhe ate kapterrin e sales me mustaqa. hekeni at servil te nyt dhe te paafte per pune. as pension invalidit mos i jepni se ka vjedh boll sa ka qen minister i sales. pastroni ket vend o Edi se boll ka vujt prej pa drejtsive shum vjecare.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 19, 20:40

      Kérkesa për shkarkim u paraqit vetëm pas presionit te fortë të opinionit publik në rrjetet sociale??? I shkarkojnë nga e keqja jo se duan? Socialoportunistopacifistët majtistë e morën Shqipërinë me qafë në mars 97 dhe mos mendoni se do ta rilindin drejtësinë? Do heqin ca marioneta dhe do të vënë ca çiliminj? Ah katovica,katovica, heq gozhdë e fut spica !?? Hajt tung!

      Reply to this comment
      • myftari italy September 19, 22:47

        O PELLUMB JE I MADH PER ATO QE THUA KETU TE KY KOMENT , E NE SHUME KOMENTE TE TJERA TE KALUARA TE DITA E TE TEMA E MEROS,KOMPLIMENTE

        Reply to this comment
        • Pëllumb zaimi September 23, 13:23

          @ Myftari italy? Faleminderit për ato që thoni në adresën time? U jam mirënjohes dhe gëzohem kur më shtohet një mik!? Sa për mua miku im është vetëm e vërteta, e cila herë-herë më ka demtuar ekonomikisht dhe psikologjikisht por edhe më ka ndihmuar fort që të bëj miq si ju? Unë dua më shumë miqtë e së vërtetës? Nderime!

          Reply to this comment
  13. Pëllumb zaimi September 19, 20:41

    Kérkesa për shkarkim u paraqit vetëm pas presionit te fortë të opinionit publik në rrjetet sociale??? I shkarkojnë nga e keqja jo se duan? Socialoportunistopacifistët majtistë e morën Shqipërinë me qafë në mars 97 dhe mos mendoni se do ta rilindin drejtësinë? Do heqin ca marioneta dhe do të vënë ca çiliminj? Ah katovica,katovica, heq gozhdë e fut spica !?? Hajt tung!

    Reply to this comment
  14. Me vdekt Cani me Fevzine September 19, 21:08

    Epo levizni se na cate trapin me ate Shale gjatin qe na bene si nordik. Rama e di se ka kundeshtar na 1 te lodhur,po gabon rende. Rama ka perballe 1 gjarper qw te kafshon dhe 1 ore me mbrapa se ci kan prere koken. Ja se do ja bej te zezen rames ai do ja bej,aty e ka rama te reze veshit si e ka zen lento lento

    Reply to this comment
  15. Strazimiri me paruke September 19, 22:39

    Kerkesa e 39 deputeteve duhet te ishte bere per 2 pika, ne menyre te vente, per kopilin Cefa.
    e para, shkarkim
    e dyta, te plasen ne burg.

    Reply to this comment
  16. myftari italy September 19, 22:56

    jo vetem keta dy qe duhen shkarkuar sdiskutohet,po me nishanlli,e zaganjor,me llalle shelliren,me visho kajtaz duhen zhdukur nje ore e me pare,se kuptoj cfare pret ,PIKTORI DHE BASKETBOLLISTI I RILINDJES MAVRI……….

    Reply to this comment
  17. musolini September 20, 06:56

    ishalla ka ndodh sahati i hajrit ta zhgulim kete vuçidolas te qelbur se e ka ba drejtesine si bytha e vet maskarai te gjith maloke jane ne drejtesi

    Reply to this comment
  18. info-analitike September 20, 07:09

    Nese “motivet” jane ato te pershkruara ne artikull atehere duhet arrestuar edhe Edi Rama e shume qeveritare te tij. Konsideroni vetem rastin e “keshtjelles se Kocos”, apo ceshtjen e Ilir Metes dhe se si u justifikua Rama.
    Shume interesante qe deputet biznesmene e disa edhe te denuar te dalin si “reformues” dhe “luftetare antikorrupsion” me bekimin e Ilir Metes.
    Te mjeret qytetare qe akoma genjehen.

    Reply to this comment
  19. Alket Jasharllari September 20, 07:46

    Bravo o Pellumb Zaimi sa mir qe shkruan i ke me vend te gjitha fjalet. Ti je si ajo peshorja qe peshon flori dhe djamant drejt e drejt per te gjitha komentet qe ben,sje si ato peshoret e gjykatesve qe i kane te varura mbi koke kur bejne gjyqet

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 23, 13:30

      Faleminderit. Alket. Jashallari! Duket që jeni çun përsëmbari? Peshoret e gjykatësve janë peshore politike e financiare i dashur alket nuk janë peshore juridike? Tung!

      Reply to this comment
  20. TROJA September 20, 07:53

    Keto kerkesa duhej te ishin bere ne 20 Shtator 2013,e jo sot.Kjo tregon se edhe ne kete rat nuk ka shpresa konkrete,e keto jane si theniet e LLalles,qe do behen arestime te super pushtetareve????? e kete nuk e do as Edvini e as Iliri,se po o be LLalla gjalpe,atehere nuk ka ku futet Iliri dhe nje pjese e mire e pushtetareve te majte e te djathte.KJO NUK MUND TE NDODHE.SI GJITHMONE SA TE KALOJME LUMIN E TY POPULL ….PASTAJ E DINI VETE.

    Reply to this comment
  21. BJORN September 20, 08:00

    Kjo eshte kupola e mafies se drejtesise.Shpresojne qe te vij dita te kemi drejtese edhe ne vendin tone.

    Reply to this comment
  22. Mark uk September 20, 08:16

    Po nje dhoj do jene more te shkret.Do ikin te Berishs e do vine te djallit tjeter Rama.Si dy pika uji ose ma mire si me nda nje .ute pergjysem.

    Reply to this comment
    • iri September 20, 14:06

      Jo nuk ndahet per gjysem or mark uk , eshte nje itere I pandashem si je dhe ti, te ra ne pjesen tende te bahces e ta gezosh ore pervers salist, qe kerkon te vrasesh shpresat e Shqiptareve Turp te kesh

      Reply to this comment
  23. orli September 20, 08:43

    Merhumi nishani eshte ne konflikt interesi dhe nuk mund te propozoje apo te caktoje guvernatorin e bankes sepse gruaja e tij punon ke banka!

    Reply to this comment
  24. arben September 20, 09:40

    kur te hiqen banditat e partis se punes qe quhet parti socjaliste dhe parti demokratike e saliut me shoke dhe te keputet ndikimi amerikan ne shqipri dhe vendin ta qeverisin forcat nacjonaliste shqiptare dhe atdhe dashes te keti vendi dhe jo shqipfoles dhe te komanduar nga agjenturat serbe greke turke amerikane e me rralle ateher do te kemi vndin ton sic e don nena djalin e jo si deri tani sic e don njerka djalin e shtepis

    Reply to this comment
  25. penicilina September 20, 13:45

    Hahaaaa, e bukur kopertina.
    Koka e Cefes zhgualli i Sales
    hahahaa 🙂
    zhgualli i spermes se beogradit qe mbron “pordhitikanet” e Shqypnis qe kan 100 vjet nuk mendojn dot pa koken e te huajit

    Reply to this comment
  26. kokpalari i 21 janarit September 20, 13:47

    nuk ka takat mazhoranca e re te reformoj drejtesine dhe te burgos Berishen
    Mision i pamundur.
    Shikoni si e sfidon Parlamentin nje miush si Cefa.
    Kjo esht nje mosnjohje e zgjedhjeve te 23 qershorit.
    Keshtu i ka urdheruar Berisha, keshtu bejne, ikin nga Kuvendi, nuk i pergjigjen Kuvendit, krijojne Kuvendet e PD-se.
    Cfare turpi qe mban emrin e nje personi qe per te zezen e historis se ketij vendi ka qen president dhe kryeminister.
    Mund te jet i vetmi president e kryeminister qe nuk u be dot kurre shtetar.
    Respekte Dita, por Rama me Meten nuk kan kellqe te merren me Berishan dhe boshin sllav pas tij

    Reply to this comment
  27. Tironsi September 20, 21:59

    Na u shurdhune veshet nga ulerimat e salisteve te SHQUP-it, per gjoja mbrojtjen e Institucioneve te Pavarura.Po cfare pavarsia kane patur keto Institucione ,te mbushur me Zagare Saliste? Po bjeruni ketyre qafireve duke fillue qe nga Presidenti-Dorac dhe i Tredhur.(Nje Enverist i Thekur )
    U qofte mbare pastrimi i Haleve nga keto Institucione.

    Reply to this comment
  28. Bureto September 23, 10:44

    Mos u lodhni me presidentin. Ai duhet dhe i eshte mirenjohes Saliut dhe mos prisni nga ai burreri te tjera. fatkeqesi vertet qe nje i ashtuquajtur perfaqesues i unitetit te populli te jete pale, por ja qe nuk kemi se ç’bejme. E kemi peshqesh jo vetem nga Saliu por edhe nga Iir Meta. te pakten shyqyr qe nuk na u be peshqesh Artan Hoxha. Do ishte me zi. Tani ta leme Bujarin, ai keshtu do te veproje sa here ta urdheroi saliu., dhe te vijme tek Gjykata Kushtetuse. A do jete ajo garante e unitetit, qe eshte cenuar nga veprimet e presidentit? A do mundet ajo te vihet mbi palet dhe te shqyrtoje me seriozitet qellimet e ketyre ligjeve nese jane ato ne fryme, ne rradhe te pare, per te mbrojtur interesat e popullit, apo jane qellime te Rames per te uzurpuar pushtetet, qe i ka uzurpuar me pare Saliu dhe qe nuk do t’i leshoje?! A do te bjere GJK ne kete loje apo do ta shohe problemin me seriozitetin maksimal se çka eshte e piste ne kete loje? Lojra me leximin midis rrjeshtave te dispozitave ligjore dhe kushtetuese gjithmone ka patur dhe dhe do te kete. Keto jane rregullat e politikes dhe opozita, ne kete rast, edhe mund te luaje me to. Por qysh nga e drejta romake, thuhet, se gjykatesit, pervecse sipas disopzitave ligjore, marrin vendime, edhe sipas ndergjegjes se tyre, pa tjeter duhet te jete juridike. Mos harrojme qe edhe Gjykata Kushtetute, nuk na ka bindur ne jo pak raste per integritetin e saj moral, sepse edhe vete ndonje nga gjykatesit atje, jane emeruar sipas preferencave te njeshave, ne kete rast te Saliut ne keto 8 vjetet e fundit, per sherbime ndaj tij ne Gjykaten e Larte etj. Publiku ka dhene voten per te permiresuar situaten e rende ne gjyqesor dhe ne luften kunder korrupsionit. nese kjo frymne eshte e shprehur ne ato ligje, dhe ka ndonje pasaktesi juridike, le te permiresohen ato, por jo te cenohet fryma e tyre, qe percjell nje aspirate te gjhere popullore dhe qe kerkohet me ngulm edhe nga nderkombetaret. Vendi dhe e radhmja e tij nuik duhet te ngelet peng e nje njeriu te pangopshem me pushtet dhe zullume, dhe qe kur e rrezojne me vote nuk le gur palevizur qe te hakmerret, gjoja ne emer te mbrojtjes se demokracise dhe Kushtetutes, asaj qe nuk la gur pa levizur ne vitin 1998 qe te rrezohej dhe kur kaloi ne referendum e bojkotoi ate. Ne gjykimin e problemeve qe hap ky njeri, duhet kthyer koka edhe mbrapa, per te mos harruar rrugen e ketij njeriu, i cili per interesat e tij, e ka hedhur disa here ne ere vendin dhe eshte i gatshem ta beje perseri me epshin e tij te shfrenuar per pushtet dhe hakmarrje. Dhe per kete ai ka shume mercenare dhe para, per te cilat eshte kujdesur vazhdimisht qe t’i kete me bollek, sa ka pasur ne dore pushtet gjate 13 vjeteve te sundimit te tij. Kudes nga shteti paralel i tij, qe perben nje rrezik real per demokracise. Shikoni se ç’po mdodh ne SHQUP me parlamentin paralel te Palokes dhe Bashes, te cilet e fillojne punen nga zyra e Berishes qe tani e ka ne ate seli.

    Reply to this comment
  29. Ilir September 23, 11:11

    Shume sakte foli ambasadori i Gjermanise: nuk luftohet korrupsioni me konferenca”. Edi Rama po mban vetem konferenca dhe i duket se po punon per pastrimin e gangrenes ne DREJTESI qe eshte dhe gjelbi i ketij vendi. Ky zotria Cefa eshte nje i perdorur prej Argites dhe Zenit, ky tjetersoi pronat e mijra shqiptareve per tjua kaluar Argites dhe Zenit. Ky zotria e ka vendin ne burg dhe jo ne krye te drejtesise. Keshilli i Gjin Gjoneve te Sali Kriminelit duhet te CMONTOHET. E dyta te shkarkohet ugjentisht KAPTERR Bujar Nishani qe nuk perfaqeson askend vec interesave te Berishes. Mazhoranca i ka detyrime morale dhe vote para popullit keto. Pa DREJTESI te lire nuk ka Shqiperi te qete.

    Reply to this comment
  30. Bujari (pa mustaqe) September 23, 11:41

    Ore di te me thote njeri mua si ka mundesi qe ky adashi im qe eshte President ka ne cdo rast reagim identik me PD?! Cudi me duket se ky eshte President i gjithe shqiptareve! Keshtu e pagujme te pakten, per te qene i pavarur.

    Reply to this comment
  31. M A R K O September 23, 21:29

    Ushtari eshte i nderuar, por ky eshte jashtqitje ushtari….

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 24, 14:49

      @@@ Shpëtoni ushtarin Rajan dhe pushkatoni ushtarët çefa-nishani?Kështu duhej të ishte titulli ? I pari duhej shpëtuar sepse kishte mbetur i vetmi i gjallë nga lufta me nazistët, të dytët duhen pushkatuar sepse janë bashkepunëtorë të nazistit të Viçidolit!? Ndërsa në kampe përqendrimi duhen futur oportunistopacifisto socialistët deri sa t’iu vijë mendja dhe t’iu forcohet bytha për betejë!? Ah katovica,katovica,- shpëton një ushtar dhe mban nishanin e çefën, dy mëndje sa një magjar??? Tung!

      Reply to this comment
  32. Vlora September 24, 15:10

    Do vëç mënd ti myzeqeja nashti apo jo? Freskllëku i Alqit dhe i Erionit ka lindur dhe do vdesë në malet e labërisë dhe jo te kallëmat tënd or të hëngërt baloja im ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*