ByPass-i i Tepelenës? Rama: Investimi, gati brenda 24 muajve

July 14, 2018 11:29

ByPass-i i Tepelenës? Rama: Investimi, gati brenda 24 muajve

Ka nisur ditën e sotme punimet e projektit për ByPass-in e Tepelenës, i cili lidh segmentin Levan-Tepelenë me segmentin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama, i cili ka inspektuar punimet së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

“Çelim një kantier me rëndësi strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të Tepelenës, e cila siç mund ta dëshmojnë të gjithë banorët është në një proces transformim rrënjësor dhe është në rrugën e kthimit të potencialeve të jashtëzakonshme pas dekadash harrese. Sot ne çelim kantierin për bypass-in një vepër e përfolur për dekada të tëra dhe pjesë e historisë së trishtueshme të bypass-ve, e cila mjafton për të ilustruar më së miri se sa shumë kohë dhe energji si dhe para janë humbur më kot, për vite e vite të tëra në përpjekjen e dështuar për të ndërtuar bypass-in”, tha ai.

Rama nuk nguroi të akuzojë qeverinë e mëparshme, duke thënë se ka lënë shumë rrugë pa rrugë, siç e quan ai.

Ka dështuar bypassi i Fierit dhe ai i Tiranës. Kemi para syve një dështim të mungesë së plotë të përgjegjësisë të proceseve të punës. Bypass- i Fierit dhe i Vlorës tanimë janë në procesin e rilidhjes së kontratave, pasi i detyruam t’i anulojmë kontratat abuzive dhe projektet pa logjike dhe pasi në Bashkëpunim më Bankën Europiane rimodeluam skemën e financimit të tyre. Në fillim të Gushtit hapen ofertat dhe jemi besim plotë se brenda Shtatorit por në rastin më të keq mund të ketë dhe ankimime në Tetor do të nisë puna për të mos u ndalur më dhe bypasi i Fieri do të jetë gati sezonin e ardhshëm, ndërsa ai i Vlorës do dhe pak kohë. Ndërsa ka nisur puna për bypass-in e Milotit i cili është në funksion të lidhjes së re që në do të bëjmë më fillimin e punës së rrugës ë re Milot- Balldren”.

Sipas Ramës, ky bypass përmbush të gjithë nevojat e qarkut.

Sot jemi në kushtet kur projekti është realizuar. Kjo rrugë siç është konceptuar përmbush të gjitha nevojat e qarkut, duke garantuar hyrjet e daljet qoftë në qytet, qoftë në zonat rurale. Falë këtij bypassi do të shkurtohet distanca me shumë fshatra. Do të shoqërohet dhe më investim në zonat rurale

Gjatësia e segmentit 2.3 km do të ketë 2 korsi nga 3.7 m. Punimet parashikojnë mbrojtjen lumore poshtë kalasë, mbjellje pemësh përgjatë rrugës,  përmirësimin e aksit mbi aksin ekzistues dhe nyjës në hyrje të qytetit të Tepelenës, i cili pritet të sjellë lehtësi në qarkullim.

Po ashtu, projekti me vlerë 2.87 mld lekë parashikon edhe ndërtimin e një rrethrrotullim në sheshin ‘Ali Pasha’, zgjerimin e rrugës dhe krijimin e trotuareve për këmbësorët.

Ndërkohë, muri i kalasë do t’i nënshtrohet pastrimit dhe rehabilitimit, ndërsa do të gjelbërohet gjithë zona përreth. Sa i takon kohëzgjatjes së punimeve, sipas Ramës pritet të përfundojnë plotësisht brenda 24 muajsh.

o.j/dita

July 14, 2018 11:29
Komento

7 Komente

  1. Arben July 14, 11:49

    BY PASS I FIERIT ESHTE ME PRIORITARI

    JANE 3-4 VENDE BOSH, PASTAJ VIJNE

    BY PASS I VLORES DHE TEPELENES.

    KJO, PER NJEREZ ME MENDJE NORMALE,

    NDERSA PER NJEREZ ME MENDJE KOKAINE,

    ESHTE KESHTU SIC PO VEPROHET.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK

    Reply to this comment
  2. alphade July 14, 12:52

    Beno- thjeshte nje klloun i peshtire i Sali Kryemafiozit te
    Shqiperise i te gjitha kohrave.
    Vertete ashtu eshte por Ti e thua me ironi,kurse une e them seriozisht:Rrofte populli shqiptar ,trim dhe heroik !
    Ndersa Ti dhe Saliu yt e thone kete per te denigruar shqiptaret perballe kombeve te tjera rreth e perqark duke i bere nje sherbim kolosal padroneve tuaj qe aq me zell i
    sherbeni per 30 aspra, aq shume lire e shitni lekuren tuaj.
    Sa i perket, Edi Rames, ka disa kusure por une po vecoj
    vetem nje, njerin vetem: Kur do te behet gati Drejtesia per te cuar ne banken e te akuzuarve: Berishen dhe fami-
    ljen e tij ? Kur do te coje ne banken e te akuzuarve Drej-
    tesis,sigurisht , Ilir Floririn dhe familjen e tij.dhe Lulezim
    Bashen ,trinomin shqiptar ndaj te cileve rendon nje mal
    Tomirri me krime e hajni. Kjo treshje mafioze duhet te
    perballohet sa me shpejt me drejtesine. Zgjidhja e kesaj
    “nyje gordiane” zgjidh ne “reaksion zinxhir” te gjitha pro-
    blemet qe ka sot Shqiperia.Akuzat qe ngre Berisha dhe
    banda e tij jenicere per Ramen nuk jane gje tjeter vecse
    shpifje,genjeshtra per te mashtruar militantet e bandes se
    tij dhe sigurisht edhe nderkombetaret por keta te fundit as
    nuk duan t’ja dine se cfare thote shpellari i Vicidolit sepse
    e kane mesuar tashme se ky eshte shndrruar ne nje kerr-
    me politike dhe qe nuk vlen me asnje grosh. Pavaresisht
    kusureve qe ka Rama,dielli nuk mbulohet me shoshe: Shqiperia ka ndryshuar dhe po vazhdon te ndryshoje dita
    dites dhe merite per kete ka edhe Rama si kryeminister.
    Ky eshte realiteti shqiptar,zoti “beno” ,hiq gjyzlyqet e zeza
    nihiliste dhe do te shohesh me mire realitetin e Shqiperi-
    se ! Ta keshilloj !

    Reply to this comment
    • Arben July 14, 13:15

      At te vlores dhe tepelenes do te kalojne ne fier,

      Prandaj ka prioritet.

      Sa per shqiperine

      15% e populli qe = 30% e fuqise prodhuese dhe

      Blerese e kane lene keto 5 vitet e fundit, keshtu qe e

      Sigurt qe ka ndryshuar.

      Reply to this comment
  3. Latif July 14, 18:29

    Po mbaro kto qe kan ngelur pergjysem apo ta marrim vesh mire se kush i la pergjysem dhe ti as ke per ti mbyllur, po sa perverse qe jeni te qe gjithe ju pa dallim

    Reply to this comment
  4. info analitike July 14, 20:37

    Do bejme bypass-e de more de si lum ti popull qe mezi i ke.
    Sa rruge ka bere deri me sot kriepsikoja dhe sa prej tyre kane probleme si puna e lungomarrise?

    Reply to this comment
  5. Tarasi July 14, 22:39

    Pse genjeni o legena te rilindur o jasht qitje te komunizmit keni 10 vjet qe nuk po mbaroni dot rrugen qukes qaf plloce, keni kaq koh qe nuk po mbaroni dot tunelin Panoramik ne hyrje te pogradecit o mashtrues profesionist

    Reply to this comment
  6. Artemisa July 15, 02:37

    Ore , po 3 km dashkan 24 muaj per t’u bere!!!!
    Po 10 km, sa vite duan, pale po te behet fjale per 100 km, duhet te rilindim, te vdesim dhe te rilindim perseri.
    Epo ky eshte kulmi i efikasitetit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*