Nisin spastrimet te Partizani, ja katër “divorcet” e para
Nga Arkiva
Janari është më shumë se 30 ditë larg, por te Partizani ka filluar merkatoja e dimrit. Të paktën në “dalje”, në largime.
Fjala është për Shahinas, Selvagio, Herrera dhe Basrak, të cilët, nga dita e sotme nuk i përkasin më 15 herë kampionëve të Shqipërisë.
Klubi i kuq e ka zyrtarizuar këtë “divorc”, që paralajmëron një merkato aktive edhe në janar.
Nga prurjet italiane te Partizani mbijetojnë për momentin mesfushorët Adorjan dhe La Camera, si dhe sulmuesi Djidjiëa.
Ja njoftimi i klubit kryeqytetas: “Partizani falënderon lojtarët Romeo Shahinas, Andrea Selvagio, Eric Herrera dhe Milan Basrak për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe.
Katër lojtarët e afruar përgjatë merkatos së verës kanë gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubit, duke mbyllur përgjatë ditës së sotme me mirëkuptim aventurën me 15 herë kampionët e vendit.
Klubi iu uron njëkohësisht lojtarëve të ndihen krenarë që kanë veshur fanellën e kuqe të Partizanit dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive”.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento