Nisma “3 lëndë në 6 orë”, debate në Komisionin e Edukimit

January 31, 2018 09:57

Nisma “3 lëndë në 6 orë”, debate në Komisionin e Edukimit

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla po raporton në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për nismën “Tri lëndë në gjashtë orë” e cila do të praktikohet që nga data 1 shkurt në arsimin parauniversitar.

Në këtë dëgjesë mori pjesë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila sqaroi arsyet se pse kjo nismë do të ketë efekt pozitiv si për nxënësit ashtu dhe mësuesit.

Do të lehtësohet ngarkesa mësimore, pasi mbingarkesa u pohua si nga vetë  prindërit ashtu edhe mësuesit. Në 45 minuta të mësimit të bëhet komunikimi, ndërveprimi, pyetje përgjigjet. Kemi përgjysmim të ngarkesës mësimore, lehtësim të ngarkesës psikologjike,” tha Nikolla.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi i ka drejtuar në mënyrë të përsëritur pyetjen ministres se nga është ndërmarrë kjo nismë.

Nisma është e prindit, e juaja apo e kryeministrit? Sqaroje. Kryeministri tha më ka shkruar një prind. Unë shqetësohem për peshën e çantës, shqetësohem për fëmijët e mi. Pse po e ndryshoni sistemin në mes të vitit?” tha ajo.

Debati në Komision
Albana Vokshi: Kush e propozoi këtë nismën? Kush është grupi i punës, me cilin jeni konsultuar?

Lindita Nikolla: Është një instrument që ndihmon, mbingarkesa u pohua edhe nga prindërit. Erdhi si një çështje që kërkon zgjidhje mbingarkesa lëndore, por edhe pesha e çantave, që ka çuar edhe në sëmundje të nxënësit. Në portal erdhi një propozim për nismën “3 lëndë në 6 orë”, grupi i mësuesve analizoi problemin. Thërrisni grupin e mësuesve dhe prindërve që e kanë propozuar nëse nuk besoni. Në shtator-tetor filluan diskutimet në çdo shkollë

PD, Luan Baçi: Mua nisma më ka pëlqyer duke ditur ngarkesën e nxënësve, nuk mund të jem hipokrit. Shqetësimi im është se pse fillon në mes të vitit mësimor.

Albana Vokshi: Po grupin e punës e keni ngritur në nëntor, ju nuk dini të qeverisni, dhe si të nxirrni urdhrat. Ju akoma nuk keni mësuar si të hartoni urdhrat, çdo gjë e keni në shkelje.

Deputeti Ismet Beqiraj: Kemi 6 muaj që të durojmë që thua gjëra s’kanë lidhje.

Albana Vokshi: Mos e rrëmbe mikrofonin ashtu…Çfarë thua more? Mos bëj zhurmë kot tani..

Albana Vokshi: Ministre, në 9 janar, kryeministri juaj dhe i joni tha se kemi diskutuar për nismën. Pra, ka ardhur nga portali. Unë i besoj kryeministrit, që tha propozimi ka ardhur nga një zonjë.

l.h/dita

January 31, 2018 09:57
Komento

2 Komente

  1. demo January 31, 19:34

    Une them qe ora e mesimit per femijet te behet 30 min.

    Reply to this comment
  2. keshtu ndodh January 31, 20:38

    I degjova sot direkt, por çfare te degjoja Nora Malaj apo ate kokeqethuren e pd-se, tamam si psikopate. Thashe me vete: lume ne me keto kerma qe na bejne ligje si u do bytha! Si gjithnje, ne mes tyre dhe Luçiano i kudondodhur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim