Nisma e deputetëve, amnisti për të dënuarit e ndërtimeve të paligjshme

April 3, 2015 13:14

Nisma e deputetëve, amnisti për të dënuarit e ndërtimeve të paligjshme

Ligjvënësit kuvendor marrin një iniciativë ligjore për të liruar nga burgu apo ndjekja penale të dënuarit për “veprën e ndërtimit të paligjshëm”. Në këtë propozim të disponuar nga “Dita” dhe që pritet të jetë pjesë e diskutimeve kuvendore në komisionet përkatëse, kërkohet të lirohen nga vepra penale ata persona që e kanë kryer këtë akt, jo më vonë se data 10 prill e vitit 2014.

Në nenin 1 te ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.22/2014 “Për dhënie amnistie”, kërkohet të ketë dy shtesa dhe përkatësisht: “Personat e dënuar me burgim për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal, kur vepra penale është kryer jo më vonë se data 10 prill 2014” dhe të “Amnistohen nga ndjekja penale të gjithë personat të cilët akuzohen se kanë kryer veprën penale të ndërtimit të paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, në rastet kur vepra penale në fjalë është kryer jo më vonë se data 1 prill 2014”. Për këto shtesa në ligj janë dhënë dhe argumentet përkatëse të tij.

Relacioni

Në relacionin shpjegues të nismës së disa deputetëve të Kuvendit, referuar në Kodin Penal thuhet se sipas paragrafit të parë të nenit 199/a të këtij Kodi, vepra penale konsiston në një ndërtim të paligjshëm të bërë në tokën e vetë subjektit të veprës penale.

Por sipas paragrafit të dytë të këtij neni, vepra penale konsiston në një ndërtim të paligjshëm të bërë në tokën e tjetrit ose në një tokë pronë publike. Por ligji nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, i bën një adresim të njëjtë ndërtimit të paligjshëm, pavarësisht nëse ai (ndërtimi) është bërë në tokë, pronë e subjektit që ka bërë ndërtimin e paligjshëm, apo në tokë të tjetrit, apo në tokë publike.

Pra sipas këtij ligji, pavarësisht se cili është pronari i tokës ku është bërë ndërtimi, subjekti që ka bërë ndërtimin e paligjshëm mundet ta legalizojë atë (ndërtimin) sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga ky ligj. Pronësia mbi tokën, saktësohet në relacion nuk është kriter përjashtues për të përfituar nga legalizimi i një ndërtimi të paligjshëm.

Diferencimi që bën ligji nr.22/2014 “Për dhënie amnistie” përsa i përket ndërtimit të paligjshëm, vjen në kontradiktë me trajtimin uniform/jo selektiv që i bën kësaj çështje ligji nr.9482, date 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar. Duke ju referuar këtyre ligjeve, në relacionin mbështetës të ndryshimeve, deputetët saktësojnë se “në një formë të thjeshtëzuar mundet të thuhet se, nëse civilisht ndërtimin pa leje e “amnistojmë” pavarësisht se kush është pronari i tokës ku është bërë ndërtimi, penalisht ne e amnistojmë këtë ndërtim vetëm kur ai është bërë në tokën e personit që e ka bërë ndërtimin e paligjshëm.

Nuk e amnistojmë penalisht ndërtimin pa leje në rastin kur ai është bërë në tokë të tjetrit, apo në tokë publike”. Sipas relatorëve duke ju referuar pikërisht këtij ligji bëhet e qartë se “dallimi që bën ligji nr.22/2014 midis paragrafit të parë dhe të dytë të nenit 199/a të Kodit Penal nuk merr në konsideratë realitetin”. Kështu sipas të dhënave që disponon ALUIZN-i vetëm rreth 30 për qind e ndërtimeve të paligjshme janë bërë në pronë të vetë subjektit që ka bërë ndërtimin.

Pjesa tjetër e ndërtimeve të paligjshme, pra rreth 70 për qind, janë bërë në tokë të tjetrit, ose në toke publike. Duke i qëndruar kësaj logjike në krijimin e nonsensit por dhe problem nga pikëpamja praktike, kërkohet shtesa në ligj për heqje dënimi për këtë kategori personash.

“Në kushtet kur vetë shteti ka vendosur të legalizojë informalitetin dhe paligjshmërinë në ndërtime (sipas disa kritereve), si dhe në kushtet kur ky fenomen është masiv, nuk do të ishte me sens dhe e dobishme që të penalizoheshin personat që e kanë kryer këtë vepër penale në afatin që ligji ju njeh të drejtën e legalizimit të ndërtimit të paligjshëm”, argumentojnë deputetët iniciatorë të kësaj kërkese për ndryshim ligjor.

April 3, 2015 13:14
Komento

10 Komente

  1. tan April 3, 13:29

    Kulmi ,kjo penalizon njrezit e ndershem dhe ata qe zbatojne ligjin,ky nuk eshte shtet dhe keta nuk jana deputete por pale me krimin

    Reply to this comment
  2. Goni me April 3, 13:43

    Nje llogjike e papranueshme.Ky lloj shteti e keta lloj deputetesh nuk jane ne sherbim te popullit,por te karriges se tyre,sepse nisma te tilla do te kenaqin ligjshkelesit e denuar dhe vota e tyre do shkoje ne favor te pushtetareve,por kurre ne favor te popullit.Keshtu i bije qe gjithfare bene te paret,qe lejuan ndertimet pa kriter e pa leje,ta legalizojne te dytet.Ne Shqiperi eshte me mire te jesh,hajdut,kriminel,i pandershem dhe gjithcka tjeter vetem i ndershem jo,Jo sepse shkelesh me kembe nga turma e madhe e te pareve qe vjen duke u rritur,fale dhe nismave te tilla.Vjedh tjetri 2000 lek ne nje dyqan dhe denohet me burg,kurse ky ndertuesi i paligjshem siguron nje pasuri milioneshe ne rruge te paligjshme dhe i thuhet “Hajde te ta legalizojme!”LLogjike qe bije ere bashkemarveshje,sepse dhe keta qe miratojne te tilla nisma jane shkelur apo mund te shkeleshin diku ne ato pjese qe populli nuk i njeh.Me bije ne mend shprehja “Nuk behet Shqiperia me shqiptare!”

    Reply to this comment
  3. Kris 1 April 3, 13:44

    parlament horrash dhe kriminelesh.

    Reply to this comment
  4. xlxlxl April 3, 14:40

    PRA LIGJIN PO BEJNE VET DEPUTETET ME NISMEN E TYRE, SEPSE KETA DEPUTET JAN AFARISTA NDERTIMESH ME LEJE DHE PA LEJE, ME PAK FJALE ME NJE GUR VRASIN DY ZOGJ, NUK U PRISHEN NDERTIMET PA LEJE DHE ME KETE RAST MARIN DHE VOTAT E PERSONAVE QE PERFITOJNE AMNISTI,, PERFUNDIMI DEPUTET TE KORRUPTUAR DHE PJESE E KRIMINALITETIT, SHQIPTARET QE MOS TE QURRAVITEN ME SE KJO PARTI NE PUSHTET PO PUNON,DHE KJO TJETRA ISHTE ME MIRE, POR TE SHKOJNE NE PARLAMENT DHE TE NXJERRIN JASHTE KETA KRIMINEL, DHE TE SHKRIJNE PARLAMENTIN, SEPSE CERDHJA E KRIMIT ESHTE ATY, MJAFT ME TIFOZA. QE DALIN NE PROTESTE SIKUR SHKOJNE NE STADIUM,,,,, OS NDRYSHE QANI DHE QURRAVITUNI NEPER KAFENE SE QEVERITE NUK PO PUNOJNE PER POPULLIN

    Reply to this comment
  5. vlora.al April 3, 15:21

    Qeveri kriminelash ,

    Reply to this comment
  6. ligjo April 4, 05:59

    Te futen ne burg keta horra deputet ….

    Reply to this comment
  7. metlaj April 4, 09:32

    ky nuk eshte parlament por nje mire kuptim i te korruptuarit te cile ne gazeta dhe para e kraneve shahen kurse ne te vertet kan lidhje qe vetem ata i dine sic eshte dhe propzimi per kete amisti kjo mbron koco kokdhimen te cili nuk ju prishen objekte pa leje dhe s mori asnje denim po keshtu per deputetin e pd ME FALNI QE S PO ME KUJTOHET EMRIpor duke qene se keta dy kane force ekonomike isigurojne votat per tu miratuar amistia ME vjen shume keq qe dhe edi doli kopjo e SALIUT por jo vetem me demtimin e shtetit dhe PS e vertet por per te qene me i sigurt toleron ne interesa te korruptuareve te disa socialisteve dhe duke mbrojtur interesat e disa te koruptuareve tePD vota e miratimit te amistise jane te sigurta POR duhet ta kete te qarte se per cdo te keq ka nje rruge zgjidhje te demtimit te ideatorit dhe zbatuesit te saj dhe krijimin e n ideatoreve te se mires veprimi i shpejte krijon mundesine e shkaterimit te shpejte kete e kadhene te qarte historia e jetes se duces dhe hitlerit qe dihet si perfunduan

    Reply to this comment
  8. komunalja April 4, 09:35

    Parlamenti asht i ‘xanun’ prej gangsterrëve!

    Reply to this comment
  9. llaf dibre April 4, 17:50

    Nje femer e perdhunuar e deshtoi femijen-“frutin” e perdhunumit. Pala perdhunuese e konsideroi kete si larje gjaku, meqe femija ishte gjak i tyre. çeshtja u gjykua nga dy te urte. -” Pse e derdhe thesin?”- pyeti i urti ne emer te pales akuzuese. -ç’pati drithi i jot qe hyri ne thes tim,- iu pergjegj i urti i pales mbrojtese. Kaq thane dhe kthyen kuajte nga kishin ardhur. Te tjeret vone e kuptuan qe gjygji ishte ndare me dy fjale. Sot, tjetri te ngren shtepi e biznes ne pronen tende, ngrihet nje paralament mendjeperdhunues dhe i thote i lumte karri perdhunuesit, e mbeshtet edhe me ligj.

    Reply to this comment
  10. lol April 4, 18:03

    Hajde shtet ligjor hajde!legalizonjne ilegalitetin edhe na trumpetojne se Jane to bâ shtet ligjor!
    Turp ma te madhe se antiligjeveneset qe kemi nuk ka!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim