Nisma për pasuritë, nis shqyrtimi në komisione

February 8, 2016 09:21

Nisma për pasuritë, nis shqyrtimi në komisione

Kuvendi nis procesin e shqyrtimit të nismës së qeverisë që synon t’i japë fund abuzimeve të kompanive të ndërtimit në dëm të bankave dhe qytetarëve që porosisin e blejnë apartamente, dyqane apo zyra.

Në relacionin e nismës, evidentohet fakti se ndryshimet ligjore janë pjesë e paketës për uljen e nivelit të kredive me probleme pasi thjeshton procedurat e ekzekutimit të kolateralit.

Referuar këtyre ndryshimeve, kompanitë e ndërtimit do të kenë detyrimin ligjor të regjistrimit, si të lejes së ndërtimit ashtu edhe të kontratave të sipërmarrjes të lidhura ndërmjet zhvilluesit të pronës, pronarëve të truallit dhe blerësve apo porositësve të apartamenteve e ambienteve të tjera të godinës që ndërtohet.

Këto ndryshime synojnë edhe t’i japin zgjidhje problematikave të konstatuara me ndërtimet në Tiranë ku janë të shumta rastet e shitjes së apartamenteve apo godinave më shumë se një herë apo vendosja e tyre si garanci për kredi pa dijeninë e porositësve. /Dita/

 

February 8, 2016 09:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*