“Niveli i detit do të rritet në mënyrë dramatike”

February 22, 2018 21:18

“Niveli i detit do të rritet në mënyrë dramatike”

Niveli global i deteve do të rritet në mënyrë dramatike, duke kërcënuar shtëpitë e rreth 100 milionë njerëzve. Parashikimi i zymtë vjen nga një studim i bërë së fundmi, të përpiluar nga shkencëtarë të klimës nga disa institucione ndërkombëtare. Në përfundim të kësaj pune kërkimore, ekspertët konkluduan se oqeanet do të rriten mbi një metër, edhe nëse bota vijon me Marrëveshjen e Parisit.

Në total, shkencëtarët përllogarisin që rritja globale të jetë mes 0.7 dhe 1.2 metra, ndërsa shtojnë se nëse emetimet nuk ulen sa më parë të jetë e mundur, rritja e nivelit të detit mund të jetë edhe më e madhe.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Independent”, më shumë se 100 milionë persona mendohet se jetojnë brenda nivelit 1 metër të baticës.

Sipas ekspertëve për të gjithë ata që jetojnë në vende bregdetare çdo centimetër e uljes së nivelit të detit bën diferencë dhe ulja e menjëhershme e CO2 (dioksidi i karbonit) është çelësi.

Rritja e nivelit të detit vjen si pasojë e shkrirjes së akullit në mbarë botën ashtu sikurse ngrohja dhe zgjerimi i ujit të oqeaneve.

Marrëveshja e Parisit u firmos nga rreth 200 vende, përfshirë SHBA, gjatë kohës kur ishte president Barack Obama, në Dhjetor të 2015-s. Që prej asaj kohe Trump ka nisur procesin e tërheqjes së SHBA nga kjo marrëveshje. Marrëveshja synon që emetimet të kulmojnë sa më shpejt, në përpjekje për të kufizuar rritjen e temperaturës mesatare globale.

o.j/dita

February 22, 2018 21:18
Komento

1 Koment

  1. Adih February 23, 17:06

    Me vjen keq ,per vilen e Like kokmadhit dhe Saliut ne Gjirin e Lalzit ,do permbyten , megjithese te ndretuara ne toke te vjedhur ,do humbin vetem tullat .Por mos merziten se kane me emra te tjera , vila e hotele nga jugi , Mali i Robit,Jale e tj .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*