Niveli i jetesës: Finlanda në vendin e parë; Shqipëria e 52-ta

July 4, 2016 11:27

Niveli i jetesës: Finlanda në vendin e parë; Shqipëria e 52-ta

Finlanda renditet  si shteti me  nivel jetese më të mirë nga 160 vende, ndërkohë që Shqipëria renditet në vendin 52-të.

Në studimin “Social Progress Index”, thuhet se në listën e shteteve që kanë shënuar përparim më të madh në përmbushjen e nevojave themelore të njeriut, mirëqenies dhe cilësisë së jetesës, Finlanda renditet në vendin e parë e pasuar nga Kanadaja, Danimarka, Australia, Zvicra, Suedia, Norvegjia, Britania e Madhe dhe Islanda.

Sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria zë vendin e 52-të, Maqedonia të 57-in, ndërkohë që kryeson Sllovenia në vendin e 20-të, e pasuar nga Kroacia në vendin e 33-të, Serbia në të 47-in, Mali i Zi në vendin e 55-të dhe Bosnje e Hercegovina në vendin e 69-të, kurse Kosova nuk është e përfshirë fare.

Në fundin e listës është Zambia, ndërsa para saj janë Vietnami, Sudani, Turkmenistani, Malta, Luksemburgu dhe Omani.

Gjermania është në vendin e 15t-të, Franca e 17-ta, dhe Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 19-të.

Ky studim tregon se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) nuk është matës i vetëm i pasurisë dhe mirëqenies pasi përfshihen kritere të tilla si kujdesi shëndetësor, niveli i krimit, mbrojtja e mjedisit dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut. Kjo është arsyeja pse disa nga vendet më të zhvilluara në këtë listë nuk kanë arritur rezultate të mira.

July 4, 2016 11:27
Komento

2 Komente

  1. perkthyesi July 4, 13:32

    Luksemburgu dhe Malta nga fundi i listes? Shihni se eshte lapsus! Nje corientim total!

    Reply to this comment
  2. Qarri i zigurit July 4, 16:01

    Pse nuk eshte shaba ne vend te pare????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim