“Njё e ardhme pёr punёn”, qindra mijёra protestojnё nё Romё

February 10, 2019 20:09

“Njё e ardhme pёr punёn”, qindra mijёra protestojnё nё Romё

Nёn moton “Njё e ardhme pёr punёn” demonstruesit kёkruan investime masive publike dhe private dhe reforma tё ambicionuara. Protesta e sё shtunёs (09.02) ishte mё e madhja e kёtij lloji qysh prej katёr vjetёsh.

Pёr protestat sidnikatat kishin organizuar dymbёdhjetё trena tё posaҁёm dhe 1300 autobusё, anije dhe avionё me kosto tё ulёt. Nё ditёn plot Diell dhe nё njё atmosferё tё shpenguar demonstruesit marshuan pёrmes kryeqytetit tё Italisё. Edhe pёrfaqёsues tё sipёrmarrjeve si dhe anёtarё tё nivelit tё lartё tё partisё social-liberale demokrate (PD) dhe partive tё tjera tё majta merrnin pjesё nё manifestimin e protestёs.

Sindikatat i konsiderojnё mjaft tё rezervuara planet pёr investime tё qeverisё sё pёrbёrё nga lёvizja populiste “Pesё yjet” dhe partia radikale e djathtё Lega. Po ashtu reforma e pensioneve e planifikuar, sipas sindikatave, nuk ёshtё e mjaftueshme. Me vendosjen e njё page mujore bazё pёr italianёt e varfёr pёrfaqёsuesit e punёtorёve konsiderojnё se mund tё zbutet lufta kundёr varfёrisё dhe papunёsisё.

“Me njё kёmbё drejt recesionit”

“Qeveria duhet ta ndryshojё kursin, ne ndodhemi me njё kёmbё drejt recesionit”, tha Annamaria Furlan, shefe e sindikatёs sё dytё tё madhe nё Itali, CISL.  Pёrmes rrjetit Twitter  ajo i falenderoi demonstruesit pёr angazhimin e tyre. Ishte njё nismё “e jashtёzakonshme”, shkruan ajo.

Ekonomia e Italisё u tkurr nё tremujorin e fundit tё 2018 pёr shkak tё rёnies sё eksporteve. Kjo i shton problemet gjithёsesi tё mёdha qё ka qeveria me buxhetin.

Ndёrkaq shefat e koaliconit qeverisёs nё Itali komunikuan ristrukturimin nё kryesinё e Bankёs sё Rezervave dhe tё Autoritetit Mbikqyrёs CONSOB. Skandalet e fundit nё banka janё krijuar, sepse nё pozicionet pёrgjegjёse nuk i janё pёrgjigjur detyrimit pёr mbikqyrje, tha Matteo Salvini nga Lega nё Vicenza. Njё zёdhёnёse e Bankёs Qendrore nuk pranoi tё komentojё.

burimi: la repubblica

v.l/ Dita

February 10, 2019 20:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*