Një 18 vjeçare serbe do përfaqësojë Kosovën në tenis?

February 19, 2016 19:23

Një 18 vjeçare serbe do përfaqësojë Kosovën në tenis?

Marija Djordjevic mund të bëhet sportistja e parë serbe që përfaqëson Kosovën.

Tenistja nga Graçanica është e gatshme t’i mbrojë ngjyrat verdhekaltër, por ajo duhet të kalojë disa pengesa, duke  patur parasysh paragjykimet në enklavat serbe në Kosovë.

Fjalën e fundit do ta thotë babai i saj, i cili do t’ia japë Federatës së Tenisit të Kosovës (FTK) përgjigjen përfundimtare shumë shpejt.

Gazeta kosovare Zëri shkruan se drejtuesit e tenisit kosovar shpresojnë në përgjigje pozitive, edhe pse janë të vetëdijshëm se frika dhe paragjykimet e serbëve mund ta detyrojnë 17-vjeçaren t’i thotë “Jo” Kosovës.

“Ne kemi biseduar me Marijan dhe ajo e ka shprehur gatishmërinë për të luajtur për Kosovën. Mirëpo, ka thënë se duhet të konsultohet me babanë e saj dhe shumë shpejt do ta marrim një përgjigje nga ajo”, thotë Shkëlzen Domi, kryetar i FTK-së.

Marija, e cila më 21 shkurt mbush 18 vjet, e ka mundësi të vetme për të luajtur në “Fed Cup” përmes Kosovës, pasi me Serbinë një gjë të tillë e ka praktikisht të pamundshme.

“Duhet ta kuptojmë edhe ne se nuk e ka të lehtë. Unë i kam thënë asaj se mundësinë e vetme për të luajtur në ‘Fed Cup’ e ka përmes Kosovës. Ajo e do shumë tenisin dhe nuk është mirë ta lëshojë një mundësi të tillë. Duhet ta lëmë anash politikën. Ky është sport”, u shpreh Domi.

“Fed Cup” mbahet nga 13 deri më 18 prill të këtij viti.

teniss 32

February 19, 2016 19:23
Komento

5 Komente

  1. Edi February 19, 19:45

    Një hap pozitiv drejt shpengimit. Një mesazh i rëndësishëm paqeje. Një hap më shumë drejt bashkëjetesës paqësore.

    Reply to this comment
  2. nje lexues normal February 19, 21:45

    Te gjitheve na behet qefi per nje veprim te tille , qe i hap rregen dashurise dhe bashkejeteses paqesore . Suksese , vajze e shtetit kosovar !

    Reply to this comment
  3. Tani February 20, 09:50

    Uroj të realizohet. Shenjë e mirë dhe simbolike për një bashkëjetesë të mundshme

    Reply to this comment
  4. info analitike February 20, 10:27

    Ne kete rast tenistja nuk po zgjedh me vullnet te lire por e detyruar nga rrethanat. Asaj i duhet te zgjedhe ose te heqe dore nga pasioni i saj per sportin ose te sakrifikohet per nje parim nacionalist ekstrem qe e shkaterroi Ballkanin. Sido qe te zgjedhe une uroj qe te vije sa me shpejt ajo dite kur keto zgjedhje te behen sa me natyrshem e pa te tilla dilema.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*