Një 26-vjeçar shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë në Itali

August 16, 2013 13:38

Një 26-vjeçar shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Foxhia të Italisë, pasi u godit nga një automjet tip “Peugeot”, e cila me pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediave italiane, viktima është shqiptari Redis Rosa, i cili punonte në një fermë. Fillimisht alarmin për zhdukjen e të riut e kishte dhënë vëllai i tij e më pas forcat e ushtrisë kanë gjetur trupin e pajetë të shqiptarit në buzë të rrugës në rrethinat e Foxhias.

Sipas policisë, duket se makina që ka shkaktuar aksidentin ka dalë nga rruga, por drejtuesi i mjetit ka arritur që më pas ta rikthejë makinën e tij në rrugë, duke u larguar menjëherë. Autoritetet italiane janë vënë në ndjekje të autorit të këtij aksidenti të rëndë.

August 16, 2013 13:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*