Një 32-vjeçar kapet me pistoletë në furgonin me fëmijë shkolle, do vriste një shofer

December 19, 2013 14:44

Një 32-vjeçar kapet me pistoletë në furgonin me fëmijë shkolle, do vriste një shofer

Policia parandalon një ngjarje kriminale që mund të ishte kthyer në një tragjedi për nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Shijak.

Një 32-vjeçar është arrestuar sepse u kap me një pistoletë në automjetin furgon me të cilin transportoheshin fëmijët e një shkolle.

Policia ka vënë në pranga 32 vjecarin Fatmir Bylyshaj, faturinon e një furgoni ndërsa ky i fundit ishte brenda mjetit dhe shoqëronte 15 nxënës të një shkolle 9-Vjecare, që synonin të udhëtonin drejt Ardenicës.

Sipas policise, Bylyshaj,një person me precedent te shumte penale, ishte konfliktuar me një drejtues të një furgoni tjetër të linjës Sukth-Hamallaj për shkaqe konkurrence dhe kishte planifikuar një sulm me armë ndaj tij në fshatin Hamallaj. Policia e ka arrestuar atë në kohë, duke parandaluar një krim, që do rrezikonte jetën e 15 nxënësve
pjesëmarrës në një ekip futbolli, që ndodheshin brenda furgonit. Bylyshajt iu sekuestrua një armë zjarri pistolete TT me 7 copë fishekë, ndërsa policia bën të ditur se 32 vjecari është akuzuar e dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, mes të cilave plagosje të ndryshme, armembajtje pa leje dhe ishte i përfshirë në disa konflikte.

Në momentin e arrestimit në furgon ndodheshin dhe fëmijët, nxënës të një shkolle 9-Vjecare.

Fatorino me precedentë penalë
Me anë të njoftimi për shtyp, policia bën të ditur se sot shërbimet e komisariatit të policisë Shijak gjatë një ndërhyrjeje të realizuar gjatë paradites bënë të mundur kapjen në kushtet e flagrancës të një shtetasi me një armë zjarri në brez. Sipas policisë, ky person krahas precedentëve të mëparshëm penalë, kishte dhe konflikte të tjera të freskëtav. Ndërhyrja e policisë u bë në kohë duke mundur evitimin e pasojave të rënda që mund të vinin nga veprimet e tij. Bylyshaj është akuzuar e dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, si “plagosje me trupin e armës së zjarrit, kanosje me armë zjarri, prishje e rendit, armëmbajtje pa leje, shkelje e rregullimit të qarkulllimit rrugor, disa plagosje me mjete të forta, si dhe njihet i përfshirë në disa konflikte./BW

December 19, 2013 14:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*