Një analizë e shkurtër mbi fotografinë që i befasoi të gjithë

June 16, 2018 13:28

Një analizë e shkurtër mbi fotografinë që i befasoi të gjithë

Fotografia e G7 e shpërndarë në Twitter nga Steffen Seibert, zëdhënës i qeverisë federale gjermane, bëri xhiron e botës dhe u komentua nga shumë media.

Seibert e filloi karrierën e tij si gazetar televiziv. Është e natyrshme që ai të dijë si të kapë në ajër, efektin potencial të një imazhi dhe të zgjedhë atë të duhurin, midis gjithë atyre që ka në dispozicion. Është një talent që do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm: e ardhmja e afërt e internetit qëndron tek imazhet.

Bëhet fjalë për një fotografi që thotë shumë gjëra, dhe sugjeron të tjera, si për situatë e fotografuar, ashtu edhe për dinamikat e informacionit, e ato të perceptimit.

Po rendis disa:

1-Takimet politike, veçanërisht ato më të rëndësishme, zakonisht paraqiten në një version të ëmbël dhe të ritualizuar (shtrëngime dore, deklarata të përbashkëta). Ritualizimi është aq i konsoliduar, saqë është e vështirë për ne të imagjinojmë, se ato mund të ndodhin në mënyra më pak formale. Në këtë foto janë pikërisht afërsia, gjestet dhe shprehjet e fytyrës, që e bëjnë foton të paharrueshme. Zëdhënësi i Angela Merkel, Steffen Seibert, që e përhapi këtë lloj imazhi na tregoi se imperativi i formalitetit me çdo kusht, është më pak i vlefshëm. Sidomos në mediat sociale.

2-Në foto, Theresa May është periferike. Prandaj, ne nuk e “shohim” atë. Le të shohim të vetmen grua: Angela Merkel. Ajo është e vetmja me një sjellje dinamike. Është e vetmja që ka një ngjyrë veshur. Është, përveç Macronit më larg, e vetmja që e shikon Trumpin në sy (të gjithë të tjerët shohin ose përtokë, ose Merkelin). Ajo është protagonistja e padiskutueshme. Megjithatë, nëse në vend të saj, në të njëjtin qëndrim, do të kishte qenë ndonjë nga udhëheqësit e tjerë, fotoja do të kishte qenë ndoshta më pak e fuqishme. Këtu është Frau Europa përballë Mister Shtetet e Bashkuara.

3-Në realitet, gjithçka është çështje këndvështrimi. The National (një botim online i Emirateve të Bashkuara Arabe) boton të njëjtën skenë, por është një tjetër shkrepje, dhe domethënia që nxjerrim është krejtësisht e kundërta. Trump, i vetmi që është ulur (dhe jo në një pozicion duarkryq, por duke dëgjuar) nuk duket kureshtar, por objekt i vëmendjes dhe buzëqeshjes së të pranishmëve.

Një kërkim i shkurtër me Google tregon se kjo fotografi tjetër, e shpërndarë nga Reuters, dhe e botuar në një pozicion dytësor nga BBC, u zgjodh kryesisht nga mediat e Lindjes së Mesme dhe aziatike. Të shohësh se kush zgjedh të botojë çfarë (dhe nga cila pikëpamje) është gjithmonë një ushtrim i shkëlqyer.

4-Çdo fotografi na sjell vetëm një fraksion të një momenti, por e bën me një mprehtësi të tillë dhe një sasi të tillë detaji, saqë na fut brenda atij momenti të ngrirë, duke ngrirë edhe ne vetë në perceptimin tonë. Merkeli që fikson Trumpin nga lartë poshtë, në një pozicion sikur të dojë t’i ulërasë, transformohet në sintezën dhe në simbolin e të gjithë aktivitetit.

E gjithë kjo do të thotë edhe se një fotografi vlen më shumë se një mijë fjalë? Po dhe jo. Një fotografi e mirë na godet në çast. Stampohet në kujtesën tonë. Kuptohet menjëherë. Por për të arsyetuar mbi kuptimin që ajo ka, na duhen edhe një herë, fjalët.

****

Mendimet e mësipërme janë pjesë e një opinioni të ekspertes së komunikimit Anamaria Testa dhe janë përkthyer në shqip nga bota.al. Dita i sjell me disa shkurtime.

b.m. / dita

June 16, 2018 13:28
Komento

4 Komente

  1. L.H June 16, 14:35

    Qarte Merkel perfaqeson prokurorin europian ndaj nje kaubojsi amerikan simbol i injorances qe e kane votuar tragjikisht injorantet e varfer….

    Reply to this comment
  2. Dash June 16, 15:23

    Bukur….

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit June 16, 16:32

    Trampi ne foto duket me koqe nga ç’eshte, por ai qe rri ulur zoteron raketat, prandaj shtet i forte imperialist = ushtri e forte, prandaj perpara se te shohim Ramen ne kembe perballe Viçit te Beogradit apo Qepirasit te Athines dashka te shpenzojme fort per ushtrine Shqiperi+Kosove.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*