Një apel drejtuar z.Gramoz Ruçi

January 27, 2019 22:20

Një apel drejtuar z.Gramoz Ruçi

Zoti Gramoz Ruçi, unë që po ju drejtohem me këtë letër, jam një anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë.  Ndonëse para viteve nëntëdhjetë të dy ishim në të njëjtën parti politike, në Partinë e Punës së Shqipërisë, koha, rrethanat dhe qëndrimet individuale na çuan në kahje të ndryshme, dhe për rrjedhojë sot jemi përfaqësues të dy sistemeve të kundërta politike e shoqërore. Megjithatë na bashkon Shqipëria, strehëza jonë e përbashkët, hallet apo sukseset e së cilës, pavarësisht nga pikëpamjet ideologjike, i ndajmë e i përjetojmë së bashku. sigurisht në raport me statusin politik dhe ekonomik që gëzojmë sejcili.

Midis gjithë socialistëve që drejtojnë sot Partinë Socialiste, alias Rilindja, dhe aktualisht edhe qeverisjen e vendit, zgjodha të komunikoj me ju, për dy arsye të thjeshta por themelore: E para, unë ju konsideroj një lider jo vetëm të kënduar, por edhe më një përvojë të konsiderueshme si në linjën partiake, edhe atë shtetërore. Së dyti, falë qëndrimeve burrërore që keni mbajtur në fillimet e të ashtuquajturës demokraci borgjeze, pasqyrë kjo e karaktrerit të një labi të vërtetë, ju gëzoni një respekt e autoritet të padiskutueshëm, jo vetëm në radhët e Partisë ku militoni, jo vetëm në strukturat ligjbërëse e ligjzbatuese ku jeni, por edhe në një pjesë të madhe të popullit nga jugu në veri të vendit.  Por në përzgjedhjen time për dialog me një socialist të thekur, ndikon edhe fakti që fatmirësisht apo fatkeqësisht,  unë vijoj t’i quaj socialistët “të një fisi” me ne komunistët. Dhe kur lufta pelcet ne “bajrak”, fisi mblidhet tok për të përballuar rrezikun apo të keqen e përbashkët.

Por le t’i lëmë hyrjet që shpesh bëhen të bezdishme për bashkëbiseduesit, e më tepër për lexuesit, dhe të futemi në thelbin e çështjes:

Sipas këndvështrimit tim, gjendja aktuale e “Strehëzës” sonë, Shqipërisë, jo vetëm nuk është e mirë, por madje ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm, ku diskutohet mbijetesa apo gremisja e saj në humnerë. Jetojmë “detin” e globalizmit dhe vendet e vogla, nëse nuk dinë të vozitin në këtë det të madh e të trazuar, e kanë të vështirë të dalin në breg. Sidomos kur kapitenit i mungon përvoja e përkushtimi, dhe aq më keq kur ai kthehet në një  “kapiten” me nuanca të dukshme antikombëtare. Jam i prirur të besoj se, edhe ju në pjesën më të madhe e pranoni konstatimin tim; se vendi ynë në vend të zhvillimit të pritshëm, ka rënë në një krizë të thellë morale, politike e ekonomike, krizë e cila nuk po pakësohet, por përkundrazi po thellohet çdo ditë e më shumë. Për rrjedhojë, unë nuk kam ndërmend të përmend shifra, fakte e ngjarje kontraverse, që kanë ndodhur e po ndodhin në vendin tonë, të cilat sado të mundohemi t’i kalojmë në surdinë, qytetarët arrijnë t’i shohin e t’i përjetojnë çdo ditë. Në të njëjtën kohë, jam i sigurtë se edhe ju për këtë situatë ku  ndodhemi, nuk fajësoni ndonjë faktor objektiv, përveçse politkanët shqiptarë, që kanë kullundrisur punët tona në këto tri dekada, turpërisht të pasuksesshme. E kur them politikanët shqiptare, kam parasysh kryesisht dy partitë kryesore, PD e PS dhe pjellën e tyre tri germëshe LSI, që kanë ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë këto vite tranzicioni, dhe po kështu edhe përgjegjësitë e dështimeve. Sigurisht kjo e fundit, domethënë përgjegjësia, mund të mos jetë e barabartë, por sidoqoftë, asnjëra prej tri partive në fjalë, nuk do të dilte e pastër, nëse do të gjykoheshin drejtësisht nga  një gjykatë demokratike.

Në debatet e përditëshme me qytetarë, veçanërisht me militantë e anëtarë të thjeshtë të PS-së, për çdo verejtje apo pakënqësi ndaj qeverisjes socialiste, sidomos në dy vitet e para të  mandatit të dytë, na del argumenti ngushëllues: “Ne, (socialistët) vërtet kemi gabime, por jemi më mirë se PD-istët e LSI-stët”!! Dhe për të na mbyllë gojën ne që kundërshtojmë, apo kritikojme qeverisjen aktuale, na lëshojnë pyetjen provokative: “Si, doni të kthehet Berisha?!”

Ky argumenet justifikues shkon gjer në kreun  e Partisë Socialiste dhe të ekzekutivit të saj, ku me gojën e Kryeministrit Rama, thuhet:  “Vërtet nuk jemi ashtu si duhet, por më të mirë se ne nuk keni për të gjetur”!!!  Kjo thënie butaforiset, kur anëtarja e kryesisë së PS-së, tashmë edhe anëtare e qeverisë, në dalldi e sipër të “sukseseve”, bërtet me të madhe duke deklaruar se “Rama është Skendërbeu i dytë!!!”, çka bën të lëvizin edhe eshtrat e Heroit atje në varrin e lashtë të Shënkollit në Lezhë. Kjo simbiozë propagandistike ka depërtuar edhe tek intelektualë, gazetarë e analistë mirëfilli, të cilët, duke dashur të justifikojnë disi dështimet, mashtrimet apo gafat e qeverisjes aktuale socialiste, të cilat shkojnë në rritje e jo në zbritje, ngushëllohen me shprehjen e popullit: “Kur nuk ke pulën, prano sorrën”!  Çka do të thotë se, përderisa na mungon pula (lideri apo ushëheqja e duhur), le të pranojmë “sorrën”, domethënë këta që kemi aktualisht. Mirëpo, sipas meje, shprehjen me pulën e sorrën, populli e ka krijuar dhe e ka përdorur për një vakt ushqimi, dhe jo për të gjitha ditët e vitit. Aq më pak kur bëhet fjalë për një e madje dy mandate “vakte ushqimi”, domethënë qeverisje. Se po të ndodhte kjo, atëhere ne të gjithë do të ktheheshim në sorra, një shpend nga më të pavlerët në familjen e shpendëve.

Zoti Gramoz, gjatë tri dekadave të fundit, që njihen si dekadat e tranzicionit “demokratik”, rekordin e mashtrimeve, dështimeve dhe veprimeve antikombëtare e ka mbajtur dhe e mban partia që, padrejtësisht mban mbiemrin “Demokratike”. Nëse në vendin tonë gjatë kësaj periudhe do të kishte patur një shtet normal, me minimumin e parametrave demokratikë, kjo forcë politike me liderin e saj Sali Barisha, alias Arturo – Ui shqiptar në krye, do të ishte nxjerrë jashtë ligjit të paktën katër herë. Në 97-tën kur përmbysi shtetin, shkatërroi Shqipërinë dhe e çoi vendin në prag të luftës civile; në shtator 1998 kur tentoi “Grushtin e shtetit”; në vitin 2007 kur plasi “Bombën e Gërdecit”, me të cilënn mori jetën e 26 qytetarëve; dhe në 21 Janar 2011, kur jo me bombë, por me plumba automatiku, vrau në mes të bulevardit katër qytetarë të pafajshëm, të cilët, po demonstronin në mënyrë paqësore sipas rregullave e ligjeve të shkruara të demokracisë borgjeze. Nëse në të katër këto raste kriminale, të “realizuara” faqe botës, PD-ja dhe lideri i saj e kaluan “lumin pa u lagur”, përgjegjësia bie mbi ju socialistët, që të katërta rastet i përcollët me amnisti, me rrahje shpatullash, apo me marrëveshje në prapaskenë, si ajo e vitit 2008, që hoqi gurë të rëndësishëm në themele të Kushtetutës së vendit, pasojat e së cilës vijojnë edhe sot.

Kompromiset tuaja me veprimet antikombëtare të Saliut me shokë, fatkeqësisht u pasuan edhe nga një veprim tjetër rrënues për Partinë tuaj me emrin e pavërtetë “Socialiste”. Këtë veprim e nisët si “veprim taktik”, por shumë shpejt e kthyet në strategji të vulosur tashme në “Librin e Rregullave” të Partisë tuaj. Duke gjykuar se Mafistofelit Berisha nuk ia dilnit dot “në lëmin e vjedhjes e grabitjes së votave”, e vetmja mënyrë, sipas jush, për ta rrëzuar nga mandati i tretë që vetë ia dhuruat, futët në lojë Ramën, i cili kishte parametrat e të parit, sepse vinte nga e njëjta shtresë e privilegjuar e sistemit socialist dhe njëherësh kontraversë dhe varrmihës të tij. Kësaj “taktike” i shkon shumë përcaktimi vulgar, por i vërtetë i analistit Mustafa Nano, i cili pati thënë se “duhen bashkuar gjithë qelbësirat, që të rrëzohet qelbësira kryesore me emrin Sali”. Me “Filin” Rama, të cilin e bëtë brenda natës anëtar të partisë tuaj dhe pas disa ditësh edhe Kryetar, ju synonit të realizonit shprehjen e njohur se “plumbi nxirret me plumb”. Por në këtë rast nuk bëhej fjalë për plumba, por për “qelbësira”. Ndaj dhe ratë nga shiu  në breshër. Një breshër që, jo vetëm ju ka lagur puplat, por iu ka prishur edhe “kotecin”.

Zoti Gramoz, ju e dini më mirë se unë, se partitë borgjeze, përfshi këtu edhe PS-ja  juaj, janë “degët” e së njëjtës “pemë” të sistemit borgjez. Megjithatë unë hezitoj për momentin ta njëhsoj Partinë Socialiste me PD-në. Por jam i sigurtë se nëse do të lihet në duart e Ramës, shumë shpejt ajo do të arrijë, e madje edhe do t’i kalojë “parametrat” e PD-së.  Nëse partia juaj  ende vijon të mbahet në këmbë dhe në pushtet, kjo i “dedikohet” opozitës më në krye PD-në, e cila është kthyer në një kufomë, era e rëndë e së cilës detyron qytetarët të mbështeten tek PS-ja që, ende nuk është kalbur plotësisht.

A ka ndonjë shpresë për partinë tuaj, të rikthehet në programin e saj socialdemokrat, të pranueshëm për kushtet ku jetojmë?  Kryesia e PS, alias “Rilindja”, së bashku me grupin e saj parlamentar, kanë shkëputur (disa s’i kanë patur kurrë), çdo lidhje organike me filozofinë dhe programin e PS-së. Por edhe po t’i kishin këto lidhje, brumi prej të cilit janë gatuar, nuk jep asnjë shans se mund ta nxjerrin partinë nga balta ku e kanë zhytur. Ndryshon puna në bazën e saj, ku shumica e anëtarësisë, ndonëse është tollovitur dhe braktisur, mund të organizohet e vihet në lëvizje për ta nxjerë partinë e tyre nga pozicioni antipopullor ku ka rënë dhe po mrizon. Këtë “lëvizje” me anëtarësinë e thjeshtë të PS-së mund ta realizojë një lider, i cili të jetë  i kënduar, me përvojë, me autoritet, i guximshëm dhe me minimumin e idealit të nevojshëm socialist. Askush më shumë se ju zoti Gramoz Ruçi, nuk mund ta realizojë këtë aksion politik të domosdoshëm për partinë socialiste dhe akoma më shumë për popullin, që në shumicë është në krahun e kësaj force politike.

Apeli im si qytetar, të cilin besoj e mbështet pjesa dërmuese e popullit, iu drejtohet ju, me besimin se pavarësisht nga pozicioni i lartë ku ndodheni, në ndërgjegjen tuaj ruhet ende dashuria dhe përkushtimi për popullin e thjeshtë dhe për interesat e vendit. Dil për një moment nga “rroba” e kryetarit të Parlamentit, shihi gjërat me qetësi dhe me përgjegjësi politike dhe atdhetare, dhe do të bindesh se vendi yt nuk është të realizosh spikerin e një parlamenti tragjikomik, por të vihesh në krye të anëtarësisë së ndershme të Partisë Socialiste, për ta vendosur atë në shinat që kërkon situata dhe momenti, në shinat që e kërkon populli. Partia Socialiste ka në gjirin e saj figura që mund ta shpëtojnë Partinë e tyre nga rrënimi, dhe ta vënë atë në drejtimin e pushtetit e të shtetit me  parametra të pranueshëm të demokracisë.

Nëse nuk do të operoni në kohë dhe me vendosmëri, shumë shpejt jo vetëm “tepsia” , por e gjitha “sofra”që ju ka ofruar elektorati, do t’iu dalë nga dora.  Në këtë rast, elektorati juaj që përben shumicën e popullit, në mungesë të “pulës” nuk do të ketë as “sorrën”, sepse kjo e fundit do të jetë shndërruar në korb. Dhe ky do të ishte një regres i madh për fatet e vendit.

Gjon Buçi

Anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë

January 27, 2019 22:20
Komento

28 Komente

  1. MH January 27, 23:41

    Bravo Gjon Buçi!
    Ai qe ka sado pak gjak drejtesie ne damar dhe kupton duhet te perpiqet per riorganizimin e PS.Parti me piktor qe nuk la kryeqytet per te ekspozuar pikturat idiote te tijat dhe nuk mendon aspak per popullin duhet flakur ne kazanin e shpikur prej tij bashk me tepesin.O me pikturat e Mit’hat Frasherin o me popullin per popullin.
    PD asht parti jo vetem fashiste kriminele.Por asht parti pro serbe qe zbaton direktivat e Beogradit jo vetem nen rrogoze por diten per dielle e me plot krenari.Kjo duhet avullue e te mos i mbetet shenje as nishan.

    Reply to this comment
  2. Peza January 28, 01:23

    Shume drejt dhe ne kohen e duhur kjo keshille e zotit Gjon Buci!
    Ne PS duhet ta kene kuptuar se Rama eshte varrmihesi i saj,se ai kurre nuk ka patur ideale socialiste,se i perbuz fukarenjte se ai vete si dje dhe sot nuk e ka provuar varferine,padrejtesine,fshatin,balten etj!
    Zoti Ruci ka te gjithe aftesite e nevojshme qe te ngreje furtunen ne PS dhe t’i kerkoje llogari Rames per shume faje qe ka bere duke e shporrur nga PS-ja sa me pare!
    Rama ka zhdukur shtetin ligjor duke lene rruge te hapur korrupsionit!

    Reply to this comment
  3. Lisi January 28, 07:08

    I nderuar Gjon !
    Plaga jote është edhe plaga ime , por , kemi optika të ndryshme .
    Hajt le të zihemi pak , dmth të polemizojmë .
    Ti thua se je komunist . Bravo të qoftë , se idetë e komunizmit shkencor janë të çifutit gjenial gjerman Marks që edhe borgjezia e pranon se është filozofi më i madh i të gjitha kohërave , pamvarësisht se Kadarea e quan mediokër ( bytha e Kadaresë ! ) , por në botë lulëzuan shumë rryma e të gjidha e quanin veten marksiste :
    Leninizmi , trockizmi , stalinizmi , euro- komunistët , maoizmi , polpotizmi , kastroizmi , enverizmi e kush I numuron të gjitha , ti me kë je ?
    Ti je me enverizmin !
    Që këtu ndahemi bashkë .
    Enveri tërë jetën , deri sa vdiq, shprehte urrejtjen për fraksionin lokal të S.Premtes dhe për 30 vjet u bë vetë fraksionisti më i madh në lëvizjen komuniste. Pasojat e kësaj lufte donkishoteske qenë fatale për vendin dhe partinë ; shiteshe kjo si qëndrim parimor , por , në fakt ishte një luftë e një mikroborgjezi për të ruajtur kolltukun .
    Le të vimë tek PS .
    Komunistët shqipëtarë deri në mbrëmje i binin gjoksit se s’kishte forcë në botë ti thyente ndërsa në mëngjez ngritën flamurin e bardhë të kapitullimit . Këto qëndrimet ekstremiste, nga njëri cep në tjetrin , janë tipari klasik i partive mikroborgjeze dhe PPSH ishte e tillë .
    Të tillë komunistë si ne , e bënë Marksin të thoshte se s’ishte marksist !
    PS de facto u bë trashëgimtare e të mirave dhe të ligave të PPSH , por të mirat u harruan dhe në ndërgjegjen e njerëzve godiste çekani i gjëndjes së mjerë ku ishte katandisur Shqipëria në vitin 90-të !
    Njeriu më i papërshtatshëm për në krye të PS ishte aventurjeri Nano- peshqesh i partisë së pastër ( ? ) të Ramizit e Nexhmijes . Ketu filloi rrukullima , që , edhe sot e kësaj dite s’i dihet fundi . Kulmi i degradimit qe, marrja nga rruga e një të degjeneruari, armiku i deklaruar i së majtës , ekstremist i djathtë dhe vënia në krye të PS !
    PPSH e trembur nga ngjarjet e vrullëshme të vitit 90të e la makinën shtetërore në mes të rrugës , në dorë të banditëve të mbështetur nga plehërat kombëtare dhe ndërkombëtare , në emër të demokracisë (?) .
    Ti i drejtohesh Gramozit . Ke iluzione !
    Gramozi duhet përjashtuar nga partia bashkë me ballisto- zogistin Edvin . Gramozi s’ka qenë kurrë komunist , por , ka qenë një anëtar partie me kulturë të cunguar, një fshatar klasik dinak dhe ambicioz për të bërë karrjerë dhe këtë e arriti në PPSH mikroborgjeze . unë s’e njoh Gramozin , por , këto i them duke analizuar qëndrimin e tij .
    Për PD etj parti s’kam ç’ them , ato janë banda kriminale që duhet të dalin para drejtësisë .
    Unë s’jam në asnjë parti , se ç’do bëjë PS ajo e di vetë , unë ia kam pas dhënë votën , por , këtejë e tutje – jo !
    Unë nuk votoj partinë që varrosi Luftën , unë nuk e ul kokën dhe nuk e mbyllë gojën para kolaboracionistit Mit’hat Frashëri , unë ngelem antifashist.
    Për mua PS është tradhëtare , është një kufomë politike !
    Unë jam ateist, por , nga dëshpërimi po them :
    Zoti e ndihmoftë PS !

    Reply to this comment
    • Guri Shyti January 28, 09:23

      Z. Lisi! Komenti juaj eshte shume realist. Jam i nje mendje me ju ne gjithçka qe thoni. Edhe une ndahem me Z. Bruçi njelloj si ju. Do te kisha ndonje verejtje lidhur me opinionin tuaj per Z. Gramoz, kjo çeshtje do te kerkonte nje analize me te thelluar. Gjithsesi, e perseris, jam ne nje mendje me ju. Nisur qe ketej, nuk e kuptoj pse nuk vini emrin e vertete?

      Reply to this comment
    • Tartufi January 28, 16:01

      Fosilet ,kalbesirat e te shkuares komuniste te mashtruar e
      te parbuzur nga vete fara e tyre e ndyre,kane dale me kakarima per meshirim te mjerimit te tyre.Eshte kohe e bukur per fryrje te trapit me kete race te dores se fundit te
      shoqerise shqiptare .

      Reply to this comment
    • Besniku January 28, 21:45

      Dakort me ju teresisht per analizen e sakte te rolit te PS, si oportuniste , e pa afte , kapitulluese ndaj politikave antishqiptare, qe shkaterruan me themel shtetin dhe pasurine kombetare dhe shpesh mashtruese, ndaj te majtes popullore qe kurdohere e ka mbeshtetur.

      Reply to this comment
  4. vepro January 28, 07:55

    Nje analize e nevojshme ne kohe te nevojshme, qe tërheq vëmendjen e gjithekujt, pavarësisht nga pikëpamjet ideologjike e partiake.
    Eshte koha per reflektim e veprim sepse po i mbahet veshur varfëria dhe turpi, faqja e zeze, këtij vendi.

    Reply to this comment
  5. Xhoana January 28, 09:33

    Me se e vertet Gjon Buçi, le te shpresojm…shume e ndjere…..ju pershendes

    Reply to this comment
  6. Zani Burimi January 28, 12:42

    Ama ke gjetur kishe te falesh, o zoti Gjon! Po ky Gramozi eshte nje prototip i personit zyrtar te kohes se Enverit qe e shpreh karagjosllekun e tij edhe ne fytyre.

    Reply to this comment
  7. Shaqo January 28, 13:46

    Shoku Gjon,
    Po te bej edhe une nje kerkese te hapur e publike:
    A keni mundesi ju komunistet re bashkoheni ne nje parti komuniste te VERTETE, se keshtu te percare jeni fare te pabesueshem, dhe e demtoni shume rende emrin e kolloseve te komunizmit, dhe kjo nuk u takon atyre.
    Pastaj bej kerkese Gramozit per te ripare punen e PS.
    Me ate veprim qe beri ish kryetari juaj, i ndjeri Hysni, jeni fare te pabesueshem dhe nuk ndiheni se ekzistoni. Rregulloni para se gjithash, fizionomine tuaj; se si? ate e dini ju. Por dukeni se jeni inekzistente

    Reply to this comment
  8. ETHEM January 28, 17:09

    KOMUNISTI GJON BUÇI I DREJTOHET ISH KOMUNISTIT GRAMOS RUÇI PER TE SHPETUAR PS PASI SIPAS TIJ I VJEN KEQ PER TE.SE NGA LLOGORJA E PK NUK ESHTE I ZOTI TE BEJ GJE.
    -KJO DO TE THOTE: “BUALLI I THOT DHELPRES QE ME BISHTIN E SAJ TI TREMP MIZEN NE KURRIZ..” A THUA SE RAMA NUK KONSULTOHET ME RUÇIN PER VENDIMET E MARRA NE 6 VITE QEVERISJE.
    -NJE GJE ESHTE E VERTET SE PS TE KEQEN E KA PASUR NGA BRENDA VETES,KU NANO,META,MAJKO ME SHERRET E TYRE PER PUSHTET E KAN FUNDOSUR PS DUKE PRURE SALIMILLOSUEVIÇIN NE PUSHTET.
    -RAMA KA BERE GABIME NE QEVERISJE,POR JO SA TE DOREZOI KARRIGEN K/MINISTORE SE DO SALIU,LULI,LIKJA,MONA ETJ,PASI VETEM RAMA MUND TI REZISTOI TUNDIMIT BERISHIAN KAMPION BOTE SHPIFS E INTRIGANT.
    -ESHTE KJO ARSYEJA QE OPOZITA SALISTE DEKLARON SE “ME RAMEN KM NE NUK VIJME KURRE NE PUSHTET. ” DHE JU BASHKOHENI ME SALIN KUR VET DEKLARONI SE AI ESHTE E KEQA E KETIJ VENDI.
    -KM RAMA DUHET KRITIKUARE PER REABILITIMIN E M.FRASHRIT,QE DEKLAROI SE KOMUNISTET DUHET TE ULIN KOKEN PER BEMAT QE KA BERE ENVERI..ETJ.
    -POR RAMA ESHTE INISIATORI I BERIES SE REFORNES NE DREJTESIN E DEGJENERUARE E KAPUR 100 % NGA SALI-META E KO.ESHTE KJO DREJTESI E KRIMBUR NE ÇDO QELIZE QE NE KETE VEND NUK ZBATOHET ASNJE LIGJ DHE VENDI NE 2013 ISHTE NE PRAG TE HUMNERES.DHE MEGJITHSE RAMA BERI REFORMA TE THELLA NE ELEKTRIK UJI,ARSIM,SHENDETSI,INFRASTRUKTURE,NDALOI PALIGJSHMERINE NE PYJE E SHPENDE,ETJ,DHE NE 2017 MORI 74 DEPUTET NGA 71 QE KERKOI,NDONSE I FALI BASHUKUT TE UDB 7+7 MINISTRA E DREJTORE,KU ÇUDITI JO VETEM SOCIALISTET,DEMOKRATET,KOMUNISTET,BALLISTET…POR DHE BE APO SHBA.VETEM NJE VIZIONAR E TRIM SI DAJO SPIRO KOLEKA MUNDET TA BEJE NJE GJE TE TILLE.
    -NESE PD E KREU MISIONIN E SAJ PER SHKATERRIMIN E VENDIT NE 92,97,98,…DUHET TE REFORMOHET PA PASUR NE KRYE 2B,NDERSA LSI DUHET TE SHKRIHET E TE KTHEHET NE ORIGJINE,OSE E REFORMUAR TE DREJTOHET NGA LIKE 7 %-ÇI DUKE DHENE DORGEQJEN SI PRESIDENT I VENDOSUR AKSIDENTALISHT NGA G.RUÇI DHE E.RAMA KU MBI 10 % TE VOTAVE I KAN TE HUMBURA NGA TE MAJTET QE NUK E PRISNIN NJE GJE TE TILLE.
    -NESE PS NE 30 QERSHOR 2019 DHE 2021 NUK FITON BINDSHEM ZGJEDHJET,DUHET TE REFORMOHET EDHE AJO DUKE HEQUR NGA DREJTIMI KASTEN E VJETER ISH-ANTAR TE PP E SIGURIMSAT.
    -GRAMOS RUÇI DUHET TE LARGOHET VET NE 2021 NESE LARGOHET NGA PD FATKEQSIA KOMBETARE-SB.SE VETEM G.RUÇI I TREGON KUFIRIN TE “THANA” SALIUT VRASTAR TE MBI 20.000 NJERZVE QE NGA VITI 1991 E DERI S.OLLDASHI.

    Reply to this comment
    • shvejku January 28, 20:08

      O kap-TERR i deges ushtarake qe kurre nuk vure mend te shkruash me te vogla!
      Gdhe mbete o mavri sikur je lab gjysem opinge,se edhe ata kane ecur para,por ti sic duket akoma ke mbetur mbi gomar si Rosinanti spanjoll!

      Reply to this comment
  9. Me durim January 28, 20:15

    Une nuk e ve emrin e vertete, sepse ne Shqiperi asgje nuk eshte e vertete. Te pakte jane burrat dhe grate e verteta, te tjeret jan batakçinj dhe bordello. Tani, une pajtohem 100% me letren e zoterise qe i dergon Gramoz Ruçit. Ai e shpreh, por Partise Socialiste i duhet nje njeri i perkushtuar ne karakter dhe te gjitha cilesite per te udhehequr PS-ne, por edhe qeverine. Partia Socialiste meqense do te beje kongresin ne mars, duhet te pregatitet per te zevendesuar Edi Ramen. Nuk ka asnje rruge tjeter dhe faji eshte i Edi Rames. Riorganizimi partise socialiste, do te beje riorganizimin e shtetit.

    Reply to this comment
  10. kokepalari January 28, 21:05

    Gramozi i shkrete e hengri nje tavell duhani brinjeve nga lideri suprem !!
    Tashti nuk ka ndermend te filloje prape me gjithe thirrjen e
    sinqerte te zotit Buçi.
    Gramozi me te tijte nuk jane keq sot dhe as do jene keq neser kur te ndrrohet pronari i tepsise sepse nuk e ha qeni qenin thote populli !!
    O Gjon , EDIN e ka vene Sorosi nuk e heq dot Gramozi or ti!
    Sidoqofte me vjen keq qe ka plot individe si ky zoteria qe
    enderrojne nje gje te tille.

    Reply to this comment
  11. RAki Skrapari ky koment pse nuk jepet? January 29, 04:12

    pse nuk jepet komenti raki skrapari

    Reply to this comment
  12. !!!!!!! January 29, 06:59

    Dita,
    a eshte fjla per Gjon Bruçin apo per Gjon Buçin? Duhet t’ua sqaroni lexuesve?

    Reply to this comment
  13. Adih January 30, 02:31

    O zoti Gjon .Ri ore rehat ,e mos u lodh te shkruash .Ta them kete ,se strumbullari qe eshte vendi i jone ne kete gjendje katastrogike ,eshte i juai . I PPSH ..Saliun e ke pase sekretar partie ,sa shpejt haron .dhe mos ti numeroje me ralle deri rama ,kush jane dhe nga vine .Jam kundershtar ,polilitik me ju ,bile dhemb per dhembe .Por kam vetem nje respekt per ju personalisht. Ishit me PPSH ,dhe legal e thoni qe jam akoma me PPSH Pra nuk e drodhet si Sali larqofti .Dhe po te ronte Balzaku ,me kete tallje qe i beri popullit ne 91 Saliu i juai i PPSH i kthyer ne” Demoktrat “,. Do bente romanin tragjiko komik me te bukurin e te gjitha koherave ne bote .Ky eshte karakter ,por deri ketu shkon ti o Gjon djali .Ta permend prap ,qe te gjithe keta jane pjella e juaj ,e PPSH ,more Gjon ,dje breke grisur me PPSH ,dhe sot bilionere ,me PD me LSI dhe PS .Lere rehat Rucin ,o Gjon , se po e ze lemza te shkretin tani ??
    Por , qe tme kuptosh me mire ,po te tregoje nje te vertete qe ka ndodhur ne vitet e para ,fill mbas renies se murit te Berlinit ..Komshiu i im ne Tirone ,ish drejtor drejtorie ne Ministrine e Brendeshme ,mbaruar KGB ne Bashkimin Sovjetik . Njeri i zgjuar ,serjoz .Djemte e lagjes ne ate kohe maturante ,sa here kur kalonte i thonin ,ti o drejtor i sigurimit ,do te varim me litare ,na erdhi dita e demokracise . Heren e dyte ,kur i thane ,KGB nuk duroi ,i kapi prej koke ,dhe ja perplasi te treve kokat me njera tjetren dhe i tha .Degjoni o cuna :::::e mos i haroni keto llafe te mijat

    JU NJOFTET BACA ENVERIN ; POR KUJDES ;SE CUNAT E BACA ENVERIT neser ;DO JENE ME KELYSHA KURVE , SE I JATI I TYRE SHPIRTEROR .

    Tani ato cuna punojne jane bere prinder ,dhe e kane mik per koke ,kete drejtorin e dikurshem te MBshqiptare .I dhane brenda ati viti te drejte ,i dolen fjalet ujkut vjeter ,kurse ti o Z Gjon me gjithe se kane kaluar ,jo nje vit , por 28 vite ,akoma nuk e ke kuptuar o derezi . Nuk te ndihmoj dot ,je vetfajtore . E vertete , kjo histori ,prandaj behu dhe ti i zgjuar o Gjon , .Me qafsh ,mos humb kohe , e behu me i zgjuar, te keshilloj, mos u mer me Gramoz Rucin ,Besoj se e kuptove kete ngjarje te vertete o Gjon .. .Te jap nje keshille ,mos hendero ,per PPSH tende ,se ajo buce kurve ,ka pjelle te gjithe keta politikane pa emer e pa dine e imane ,qe po mbajne varur shqiperine sot e 27 vite ,dhe e kane rrenuar qe ne palce ..Te garantoj ,por me dhimbje ,po te vazhdoj edhe ca kohe ,kjo gjendje ,sdo ngeli kembe njeriu me ketu, ne shqiperi . Sinqerisht ,i lutem zotit qofsha i gabuar .

    Reply to this comment
  14. Kris 1 January 30, 05:15

    Me keto iluzione qe ke per coban Gra-mezin tregon qe nuk jeton me kohen.Gramezi e filloi jeten si coban ne stan ne Kurvelesh dhe po e perfundon si coban i stanit kuvendor.
    Kafsheve u hoqi dy kembe dhe eshte coban me meditje.

    Reply to this comment
  15. ilir January 30, 20:46

    mos u bej naiv sh Gjon, Gramozi e krijoi Ramen dhe do te vazhdoi ta mbaje, se njelloj jane

    Reply to this comment
  16. PO , PO January 30, 21:14

    Zoti Gj.Bici , ne te gjitha sa thua , jam i te njetit mendim me ty , pervec se ” PS-ja ka elemnte te denje per te qene lidere kryesore te saj dhe per te drejtuar vendin . E tham me keqardhje te thelle , por aktualkisht PS-ja nuk ka asnje lider te nivelit per ta kryesuar ate dhe per te drejtuar vendin .Nga Garda e Vjeter , pervec Gramozit , ndoshta edhe Fatmir Xhafajt , une nuk shoh as edhe nje tjeter , qe mund te zere ate vend . Ter jemiu realiste : Drejtuesit e vjeter ne ate parti , ose jane konsumuar teresisht dhe jane terhequr , ose jane te perlyer me afera korruptive jo me pak se plehrat e PD-se , ose jane medioker dhe ngrohin karriget , ose jane felliqesira qe shiten e blihen nga ai qe i paguan me shume . Drejtuesit e PS-se neper rrethe jane njerezit me te korruptuar , krejtesisht te pa afte e te pa denje si drejtues , qe te neveritin ! Pra , Edi Rama dhe PS-ja votohen ne mase nga populli , jo sepse jane dashuruar me E.Ramen , por thjesht se jane pataksur nga perbindeshi serb i Vicidolit dhe tmerrohen kur mendojne se ai mund te rikthehet serisht ne pushtet ! Ne keto kushte , E.Rama duket akoma si e keqja me e vogel .Kete gje , Edi e ka konstatuar plotedidht dhe vazhdon te abuzoje me kokefortesi e cinizem .

    Reply to this comment
  17. Kris 1 January 31, 04:58

    Natyrisht ti shet mollaqet dhe blen faqe.Tregeti e sukseseshme!

    Reply to this comment
  18. une February 3, 11:19

    Me injorance nuk behet! Kur nuk kane ide te reja i kthehen komunizmit!Komunizmi vdiq ne Shqiperi! I fundmi i Mohikaneve komuniste eshte Saliu, ne rolin e masave dhe individit ne histori! Nuk e kuptoj se si ra kaq poshte Dita jone e dashur!

    Reply to this comment
    • arberidr February 4, 15:56

      THIRRJE E VESHTIRE>>
      VERTET SHQIPERIA ESHTE NE. ZGRIP
      POR rAMA ESHTE SI SAlA.
      Rama po talletbme populli,p.demkratik
      Populli parlametin presidentin
      Mire ti behet populit

      Reply to this comment
  19. Gzim Kulufi February 4, 21:02

    Zoti Ruci, kujdes ju lutem, nga balta, cepi i palltos tuaj te shtrenjte eshte bere pakez pis, por vetem pak, ndaj kujdes, se ka mundesi qe me vone te pendoheni qe po ecni ne balte dhe kepucet tuaja italiane (te prodhuara ne Shqiperi) t’ju prishen! Ah, more zoti Ruci, ku po na iken Shqiperiza! Oi, oi!
    Ah, more Gjon pensionisti naiv, ku e gjete kohen e tepert te shkruash nje vajtim post mortum!?.. Dhe kujt pa! Vertet nje njeriu qe edhe mund te pshehretije kur degjon ndonje lajm televizori jo te kendshem per vendin e tij (dhe tendin), por ne radhe te pare, (sic ta tha Lisi me lart), nje fshatari mikroborgjez qe e shumta di vetem te laje syte e tij ne mengjez, per tu dukur i paster ne rrugen e karrieres personale.
    Ku ka perfunduar ky vend!…

    Reply to this comment
  20. T. Voda February 6, 20:02

    — Z . GJON , ti vleresoj mendimet E TUA , panvarsisht nga ngjyra [boja ] qe perdor . Por, s’duhet te shqetsoesh shume per SOCIALISTET. Drejtusit Kryeore [te hershem e te tanishem ] dine mire prejardhjen [politike] nga vine e ku do shkojn
    — . ATA, me masen e gjere te socialisteve , kane luajtur e luajne lojen qe ‘’kur skan pulen , hane sorren’’. Gjate ketyre 3 dekadave , ATYRE u ka rene ‘’pergjegjesia historike’’ , thene ndryshe ‘’BIXHA’’ qe ti luajne vete, te gjitha fijet dhe krahet e politikes dhe te ekomnomis .
    — Ne se ATA, nuk do te kishin ndjekur lojra te tilla , atehere SHUMICA E ELEKTORATIT shqiptar do te ishte GJITHNJE E MAJTE , NUK DO Te KISH ROTACION POLITIK . PER PASOJE , PLURALIZMI POLITIK DHE BESUSHMERIA E NDRYSHIMIT TE SISTEMIT NE SHQIPERI, PER KONJUKTURAT NDERKOMBTARE DO TE ISH AKOMA I PA BESUSHEME.
    — Me perjashtim te 22 Mrsit 1992, Sociolistet [te majtet ], REALISHT I kane fituar te gjitha zgjedhjet. Pa varsisht se qeverisja I eshte lene te ‘’ASHTU-QUAJTURES TE DJATHTE’’ , MJAFT REFORMA TE DJATHTA NE SHQIPERI , JANE BERE NGA VETE DREJTUSIT E TE MAJTES. TE CILET, me lojrat e politikat elektorale te ndjekura [sidomos ne 10 vitet e para] bene qe ISH KOMUNISTET, DUKE DUARTOKITUR , PA PERPLASJE E GJAKDERDHJE, TE FUTESHIN NE RRUGEN E SISTEMIT KAPITALIST’’. –
    — Gati te gjitha inskenimet per levizjen DHJETORISTO STUDENTORE , grevat, heqien e busteve e te emrave, futja e NANOS ne burg, MOCIONET e Nanos, Fraksionet BRENDA PS, ‘’ LSI e Metes’’ , ‘’lufta BRENDA PS’’, ‘’LUFTAE NANOS ne KPD ‘’ dhe me mjafte ‘’FIGURA Socialiste’’ , ‘’DOREHEQIET E VETE NANOS’’, ‘’NDRYSHIMET NE KODET ZGJEDHORE’’, ‘’Spastrimi I GARDES VJETER’’ ne UDHEHEQIEN E PS, lejimi KONTRABANDES, KORRUPSIONIT etjer,,,, jane bere apo JANE LENE me qellime te caktuara qe te lindin e kunsolidohen shpejt kapitalistet e rinj dhe diferencimi ekonomik e klasor, TE COPTOHET E FRAKSIONOHET SA ME SHUME ELEKTORATI I MAJTE QE TE VINTE EDHE OPOZITA NE PUSHTET. . … , OSE TE DEVIJONTE KRAHUN POLITIK …[0SE KTHIMIN E ELEKTORATIT ABSTENUS – INDIFERENT]] . Pra, te arrihej trushplarja nga mentaliteti I regjimit kaluar , zevendesimi me mentalitetin e sistemit Kapitalist , berja te besushem ne opinionin nderkombtar. Etj,…etj…

    — ARKITEKTI I LOJES , ‘’Kotovices ALLA-SHQIPTAECE’’ ska dyshim qe eshte vete RAM-iz Taip Alia , me zevendes Sali RAM Berish +–NANO , dhe pasues Edi Kristaq RAM-a. [ per koincidenc rrenja , faktorit ‘’RAM’’ del I perbashket per te tre…. LIDERET ]
    —RAMIZI . Ne dhjetor 1988 — jenar 1989 [.. sipas ish komandantit te Divizjonit Pare ‘’Skenderbej’’ Tirane-E. Shehu] orjentonte pergatitjen e ushtris pak a shume keshtu… ‘’………. ‘’…. KETEJ E TUTJE , USHTRA TE HEQI DORE NGA ZHVILLIMI I STERVITJEVE TE MBEDHA ME ARMATA E DIVIZJONE…….. . TE LUAJME ME VETEVEHTEN , Incidentet, provokacionet dhe situatat kercenuese. ….’’ .
    — Ne planin politik , ‘’MICURINI ‘’ I PLURALIZMIT POLITK SHQIPTAR –RAM ALIA, me sillte ne kujtese debatin qe benim me nje prift, kur ishim gjimnaziste ne fund-vitet 60 . Kur ne perpiqeshim ta bindnim se eshte mendja e njeriut [MICURINIT] ajo qe PERMIRESOI VARJETETET E FRUTAVE , Prifti me shume qetsi e zgjuaresi na thoshte…..’’…MIR MOR DJEMA MIRE.. …POR ,.. MICURINI ATE LULEN E PARE [lulen e eger ] KU E GJETI. — VETE AI , LULE POLLI..?!!! ..JO, LULE S’ POLLI. // .., LULET NGA LULJA I NXORI // VEC I NDAU NE FAMILE.//.. NE FERRA DHE TRENDAFILE ‘’….//
    – – Vitet qe pasuan dhe deri sot ,’’LOJA E LUFTES ME VETE-VEHTEN’’ U BE PJESE E PA NDARE E LUFTES POLITIKE . Duke infiltruar ne te edhe nderhyrjet e sherbimeve te huaja , duke i perhapur asaj metastazat ne shume drejtime , e kthyen ate ne nje METODE TE RREZIKSHME VET-HELMUSE, VET-MBYTESE , VET-SHKATRRUSE E VET-ASGJESUESE TE Shqiperise e te shqiptareve ne te gjitha aspektet e qelizat e jetes dhe te shtetit. , DHE SOT KEMI …ATE QE KEMI…
    — RUCI, mor i nderuari Gjon Buci, eshte nje nder antaret kryesore qe ka bere dhe ben pjese si ne Shtabin e ANTAREVE TE PARTIS PUNES SHQIPERIS [APPSH] , ashtu eshe ne Shtabin e ARMATES PLURALIZMIT POLITIK SHQIPTAR [APPSH ] , se bashku me Sali RAM Berishen e kompani……,,perfshi Edi Kristaq RAMa etj… te emruar keta direct nga ish vete Komandanti i kesaj Armate RAMiz Alia . — –Me veprime e mos veprimet , me te mirat dhe te keqijat keta njerez po shkojne pak a shume drejt mbylljes se misionit
    Si ushtarak qe kam ndegjuar se ke qene , Detyrat KRYESORE TE MISIONIT TE TYRE MUND TE KENE QENE:
    –Nderrimi sistemit pa gjakderdhje . Hdhja e bazave te sistemit capitalist. Krijimi dhe polarizimi shtresave[ te pasur e te varfer]. MOS LEJIMI I ISH KLASAVE TE PERMBYSURA [Ballit, Legalitetit] te MARIN PUSHTETIN , me ISH NOMEKLATUREN E KUQE ‘’MISHIN MUND TUA HANI , POR KOCKEN ja u RUANI’’,. Ish KOMUNISTET DUKE DUARTOKITUR TI FUTNI NE RRUDEN E KAPITALIZMIT. VENIA NE RRUGEN E ZGJIDHJES TE CESHTJES KOMBETARE . INTENGRIMI I SHqiperise dhe Kosoves NE TE GJITHA ORGANIZMAT EVROPJANE…. Etje ,,etj.. ,,…….NE disa prej ketyre detyrave , anetaret e ketij shtabi kane noten 10.

    Deshira jote , zoti GJON BUCI , mund te ndodhe te realizohet edhe keshtu:
    —-Nga drejtuesit e larte te PS te krijohet mos marveshje [konflikt]. RUCI ME ‘’ELITEN E VJETER’’ , TE PERPIQEN qe TI JAPI VENDIN dhe TONIN E DIKURSHEM PS. Pra te krijoi PS TRADICIONALE, IDEALISTE E MODERNE qe te mare ne mbrojtje shtresat e ulta e te vobekta.
    —- RAMA- me nje ‘’KRAH TE FUQISHEM TE MODERUAR ‘’ TE KERKOJE SHKEPUTJEN E KETIJ KRAHU, DUKE BASHKERENDUAR ME LEVIZJEN STUDENTORE, ME NJE PJESE TE MIRE TE ELITES SE LARTE TE BIZNESMENEVE E TE INTELEKTUALEVE, TE SHOQERIS CIVILE, TE PJESES INDIFERENTE E TE ZHGENJYER TE KRAHEVE TE NDRYSHEM TE POLITIKES, PERFSHI DHE TE PD . PRA ,.. RAMA TE INICOI shperberjen me tej te PS,[indirect edhe te PD], RIORGANIZIMIN E NJE TE DJATHTE TE MIRFILLTE E MODERNE, DUKE LARGUAR HAJDUTET E KRIMINELET , SI DHE LYPSARET E MBLEDHESIT E KANACEVE TE CILET I KANE DHENE TONIN TE DJATHTES DERI TANI.
    — Per te miren e vendit , duhet te synohet qe shqipetaret te kene e shumta DY DERI TRE PARTI POLITIKE , DHE MUNDESISHT NJE BESIM FETAR . —- NE PIKPAMJE TERITORJALE ,.. TE SYNOHET PER TE QENE ‘’NJE SHHTEPI ME DY PALE SHKALLE ‘’ OSE ‘’DY SHTEPI ,ME NJE PALE SHKALLE’’
    —Pershendetje—Tomor Voda, – NY— USA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin