Një apel ndaj politikës për “Komitetin e Veteranëve”

May 29, 2018 11:53

Një apel ndaj politikës për “Komitetin e Veteranëve”

 

Xhevdet Shehu

Në këtë shkrim që po botoj sot në ‘DITA’ po dal paksa nga natyra ime e të shkruarit, por edhe nga natyra e gazetës. Sepse do flas pak për vete.

Dje kam përjetuar një emocion të veçantë. Komiteti Kombëtar i veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar më dha një dekoratë: “Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ”. Ishte mbledhur me këtë rast gjithë Kryesia e Komitetit Kombëtar të Veteranëve nën drejtimin e Rustem Peçit, ndërsa dekoratën ma dorëzoi një nga figurat e shquara dhe emblematike të Luftës, Admiral Zeqiri Mero, ish-partizan i Brigadës së Parë Sulmuese, aktualisht 98 vjeç.

Kjo dekoratë më emocionoi për disa arsye.

E para. Sepse këtë dekoratë ma dhanë përfaqësuesit e një brezi të lavdishëm të historisë së popullit shqiptar. Janë ai brez që bënë luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, luftën më të ndritur në historinë e këtij kombi. Një luftë që e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm dhe nga zhbërja. Një luftë që na dha këtë orientim properëndimor. Në këtë aspekt, më ka pëlqyer shumë përcaktimi që ka bërë Presidenti Alfred Moisiu se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është e vetmja luftë e madhe moderne që kemi fituar ne shqiptarët, pas epokës Skënderbejane…

Atyre, pra përfaqësuesve të shquar të atij brezi luftëtarësh të asaj lufte u takon mirënjohja e madhe dhe e pakufishme e brezave. Sado që të bëjmë ne pasardhësit e tyre, nuk e arrijmë dot lavdinë e tyre. E nëse nuk jemi në gjendje të përsërisim lavdinë e historisë së tyre, të paktën të ecim në ato gjurmë dhe nuk duhet të lejojmë që mbi atë epokë të hidhet baltë…

Në atë luftë, partizanët shqiptarë patën në krahun e tyre aleatët më të mëdhenj të asaj kohe si Anglinë, Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara që u bënë dhe faktor vendimtar për fitimin e asaj lufte. Dokumentet zyrtare të qeverive amerikane dhe britanike, si dhe raportet e dërguara prej tyre në Shqipëri,njëepjesë të të cilave unë i kam përkthyer  dhe botuar herë pas here në ‘DITA’, thuajse në mënyrë unanime kanë pohuar dhe dënuar bashkëpunimin e Ballit Kombëtar me pushtuesit nazifashistë. As britanikët, por as amerikanët nuk i donin komunistët shqiptarë për pikëpamjet edhe ideologjinë që përfaqësonin, në dokumentet e tyre ka shumë lëndë që e qartësojnë këtë gjë. Por, në vitet e luftës kishte një armik dhe pushtet më të madh dhe më të egër, që kishte pushtuar Europën, siç ishte nazizmi, që kërcënonte edhe Britaninë e Madhe edhe Shtetet e Bashkuara. Por, Ruzvelti dhe Çurçilli ishin komunistë par exellence, por, kjo nuk i pengoi ata, që të lidhin aleancën e madhe antifashiste me Stalinin që sot etiketohet si një nga diktatorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Mirëpo duhet të jemi krejtësisht të qartë kundrejt një realiteti që nuk mohon dot askush: Ata nuk bënë kompromise me sistemin dhe komunizmin sovjetik, por çmuan dhe respektuan të drejtën njerëzore universale të lirisë dhe të vendosjes së paqes dhe të bashkëpunimit kundër të keqes më të madhe dhe më urgjent. Aleanca e Kombeve të Bashkuara Antifashiste dhe dokumentet e saj të mirënjohura mbi bazën e të cilave ajo u ngrit e funksionoi udhëhiqej nga parime e vlera përbashkuese dhe jo ideologjike. Kjo ishte fryma e Kombeve të Bashkuara, fryma e Ruzveltit, e Çërçillit, e De Golit dhe e gjithë burrave të mëdhenj të antifashizmit botëror. Këtë frymë e këto vlera nuk i kuptuan udhëheqësit e Ballit Kombëtar e të Legalitetit, ndonëse shumica e tyre pretendonte se kishin kulturë perëndimore. Por, ata nuk u shkëputën nga bota e vogël e llogarive meskine, nga mentaliteti turkoshak i beut ose i nëpunësit provincial të ish- perandorisë, nuk kishin aftësi e vizion për të kapur momentin dhe as guxim për të rrezikuar në emër të vlerave të mëdha të lirisë e të së ardhmes. Në këtë kontekst e kemi trajtuar edhe ne në ‘DITA’ figurën e Enver Hoxhës dhe të udhëheqësve të asaj lufte, të cilët më pas u bënë udhëheqës të Shqipërisë komuniste.

***

Se ç’ishte dhe ç’përfaqëson ajo luftë për ne shqiptarët është e qartë për të gjithë. Por që ne vazhdojmë të flasim për të, do të thotë se ajo luftë sulmohet dhe anatemohet edhe pas 75 vjetësh, pikërisht nga humbësit e mëdhenj të asaj lufte. Fatkeqësisht pas vitit 1990 në Shqipëri është ringjallur neofashizmi dhe ai përbën një rrezik potencial për shoqërinë tonë. Përtej emocioneve dhe qëndrimeve personale, unë po i referohem një prej historianëve më seriozë të asaj lufte, Prof. Paskal Milos. Ai është shprehur kështu:

“Lufta Nacional Antifashiste Çlirimtare, heronjtë dhe luftëtarët e saj, janë monumente epike të historisë shqiptare dhe do të mbeten përjetë të tilla. Në Shqipëri përgjatë historisë së saj kanë kaluar dhe qëndruar një numër pushtuesish të huaj, të cilët kanë menduar, që të rrudhin territorin shqiptar dhe t’i asimilojnë ata si popull edhe si komb. Vepra monumentale e Skënderbeut, luftëtarët për liri dhe principatat e pavarur, lufta e Zenel Gjolekës, Ymer Prizrenit, Sulejman Vokshit, Abdyl Frashërit dhe të heronjve të tjerë, të Lidhjes së Prizrenit, të Çerçiz Topillit, Mihal Gramenos, të Ded Gjon Lulit dhe të Isa Boletinit, Bajram Currit dhe të Avni Rustemit etj., kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, janë gur themeli të Shqipërisë, shtetit të pavarur dhe sovran. Pa luftën dhe përpjekjet e tyre, Shqipëria sot nuk do të ekzistonte më vete, por do të ishte një shtet i copëtuar midis vendeve fqinje. Përveç disa të marrëve dhe antishqiptarëve patologjikë, askush nuk e vë në dyshim veprën e tyre kombëtare të ngritur me gjakun e tyre. E si mundet që të gjykohen ndryshe sot partizanët shqiptarë; komuniste apo jo, nacionalistë të ndershëm me mijëra gra dhe të reja, që dhanë jetën e tyre për Shqipërinë dhe lirinë nga pushtuesi më i egër, që ka njohur deri më sot historia botërore? A mundet që të ketë dy kritere vlerësimi për heronjtë dhe luftëtarët e vërtetë të lirisë, për ata që ranë dëshmorë para vitit 1939 dhe për ata që u sakrifikuan kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botore. Vetëm njerëz që nuk kanë formim dhe edukatë atdhetare, apatrid mundet që të mohojnë Luftën Antifashiste NacionalÇlirimtare, gjakun dhe veprën e pavdekur të shqiptarëve, të dëshmorëve dhe të heronjve të lirisë dhe të pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë.”

Unë jam një pasardhës i brezit të lavdishëm të Luftës Antifashiste. Kam bërë thjesht detyrën si bir i një ish-partizani. Unë dhe shokët e mi do të mallkoheshim po të mos bënim një gjë kaq minimale.

Ky dekorim për mua është emocionues sepse kishte të bënte me një vlerësim për punën time si gazetar që prej vitesh kam shkruar pambarimisht në mbrojtje të vlerave të asaj lufte. Unë nuk kam qenë kurrë komunist. Edhe ata që bënë luftën nuk ishin të gjithë komunistë. Ata ishin atdhetarë dhe koha e ka vërtetuar se ata ishin idealistët më të mëdhenj. Por,më shumë se mua si gazetar, si individ, mendoj se merita më e madhe i takon gazetës ‘DITA’ e cila në afro gjashtë vjettë jetës së saj është bërë një gazetë e dashur për lexuesit, në mënyrë të veçantë për brezin e veteranëve të luftës. Personalisht mendoj se gazeta ‘DITA’ ka bërë një nga aktet e saj më të bukura duke shkruar për luftën antifashiste, duke marrë në mbrojtje atë luftë dhe ish-partizanët e saj, duke mbrojtur sakrificat e mëdha të këtij brezi idealistësh. Kjo gazetë ka denoncuar dhe ka mbajtur një qëndrim të prerë në mbrojtje të gjakut të dëshmorëve dhe të monumenteve të asaj lufte në një kohë që pinjollët e ish-bashkëpunëtorëve të nazi-fashistëve janë rikthyer në politikë dhe rrezikojnë seriozisht demokracinë dhe lirinë e këtij vendi. Prandaj ne kemi shkruar dhe botojmë në vijimësi shkrime për luftën, për ngjarjet e mëdha të saj, për betejat e lavdishme partizane, për dëshmorët dhe heronjtë e pavdekshëm të saj. Por kemi shkruar pa ngurrim dhe për ata që e udhëhoqën me mençuri dhe me trimëri atë luftë, si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Shefqet Peçi… Nga pinjollët ballisto-zogistëve këta konsiderohen kriminelë dhe nuk duhen përmendur, ose duhen përmendur vetëm për keq. E kini vënë re se si ndizen gjakrat sa herë vjen 5 maji, apo përvjetorët e çlirimit të Shqipërisë?

Mirëpo, përveçse këta ishin edhe udhëheqësit që bënë Luftën e madhe çlirimtare, ishin dhe udhëheqësit që u prinë transformimeve të mëdha që ndodhën në Shqipëri pas vitit 1944. Mirëpo periudha që ata udhëhoqën Shqipërinë sot anatemohet pambarimisht si një nga diktaturat më të egra në Europë. Gazeta ‘DITA’ ka pasur dhe ka kurajon të shkruajë pa komplekse edhe për këtë periudhë, për të evidentuar vlerat dhe arritjet, padyshim edhe gabimet dhe krimet që kanë ndodhur. Jo se nuk e dija këtë fakt, por dje u binda se veteranëte kanë gazetën ‘DITA’ shumë të dashur. Ata më përmendën shpesh kryeredaktorin Adrian Thano, Bedri Islamin, Viktor Malajn, Arben Dukën, Moikom Zeqon, Erion Habilajn dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë të zellshëm të gazetës dhe që ata i përshëndesin me mirënjohje dhe dashuri.

Këtë meritë të gazetës ‘DITA’ dje e vunë në dukje si Kryetari Rustem Peçi, ashtu dhe sekretari i Përgjithshëm i Komitetit, Odhise Porodini, Admiral Zeqiri Mero, Dr. Arqile Veshi, Xhevat Lluri, Elidiana Canaj, por edhe kolegët gazetarë të “Kushtrim Brezash”, Gjikë Kurtiqi, Kristaq Laka e të tjerë.

Një rastësi e habitshme

50 vjet më parë, më 1968 unë isha 13 vjeç. Shqipëria doli nga Traktati i Varshavës dhe ishte një gjendje e tensionuar. Rreziku i luftës përmendej shpesh. Unë isha komandant i çetës së pionierëve të shkollës së Hekalit të Mallakastrës, e cila edhe sot e kësaj dite mban emrin e Heroit të Popullit Dervish Hekali. Na mobilizuan edhe ne fëmijëve. Një ditë shkuam si shkollë te depot e rezervave të shtetit në Kash, mbi Ballsh për të mbartur rezervat e shpërndarë ato nëpër familje mallakastriote. Nga Tirana kishte ardhur për të mbikëqurur situatën Gjeneral Shefqet Peçi që në atë kohë ishte Ministër pa Portofol.  E shoqëronte sekretari i parë i partisë të rrethit të Fierit, Petraq Magjistari. Aty e kam takuar për herë të parë Shefqet Peçin, i cili na përqafoi me shumë dashuri dhe na mbajti një fjalim që na mallëngjeu. Kemi bërë edhe një fotografi që e ruaj edhe sote kësaj dite si një kujtim të rrallë…

Krejt rastësisht, pa e ditur askush këtë fakt, i biri i Shefqet Peçit, Gjeneral Rustem Peçi, tani Kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës, më bëri 50 vjet më pas një vlerësim emocionues.

Një problem dhe një apel

Dje unë u ngjita për të marrë këtë dekoratë në katin e gjashtë të godinës ku është e selia e Partisë Socialiste. E para gjë që më shkoi në mendje ishte një ndjenjë keqardhje për të gjithë pushtetarët që kanë ardhur në pushtet pas vitit 1990, sidomos për këta aktualët që një shumicë votash për të ardhur në pushtet i marrin pikërisht nga këta veteranë, bijtë dhe nipërit e tyre që jo vetëm janë të palëkundur në bindjet e tyre, por edhe besojnë se e majta shqiptare është një forcë progresiste dhe që mund të bëjë vërtetë punë të mira për Shqipërinë. Mirëpo keqardhja ka të bëjë me faktin se veteranët e Luftës ndihen të shpërfillur. Pse? Fare e thjeshtë. Mendoni se si ngjiten për ditë këta të moshuar 80 e 90 vjeçarë të ngjisin shkallët e gjashtë kateve. Nuk besoj se ka ndëshkim më të madh për ta. Aq të vështirë e paska qeveria të rregullojë një ashensor për ta? Aq e varfër është qeveria jonë për një shumë krejtësisht modeste?

Unë kisha vite pa u ngjitur deri tek zyrat e tyre. Dikur, aty kanë qenë zyrat e Komitetit të Rinisë së Tiranës, kur atë komitet e drejtonin Fatmir Xhafa, Pëllumb Hito, Drini Nushi, Ylli Backa e të tjerë. Edhe ata që në atë kohë ishin në lulen e rinisë së tyre, shpesh i ngjisnin me përtim gjithë ato shkallë. Mendoni se si ngjiten tani këta veteranë të moshuar! Nuk e mendoj se kjo bëhet me qëllim si një mallkim për ta, që ata të ikin sa më shpejt nga kjo botë. Është makabre ta mendosh këtë. Gjithsesi neglizhenca është e pafalshme. Premtime u janë bërë, por sikurse ndodh zakonisht me premtimet, ato janë hedhur prapa krahëve… Mirëpo çdo ditë që ikën bëhet vonë e më vonë për këta burra të nderuar.

Prandaj dhe dje, pavarësisht kënaqësisë që më dha vlerësimi që më bënë këta veteranë, në thellësi të qenies sime u ndjeva “fajtor” që i detyrova këta burra të nderuar të ngjisnin gjithë ato kate qoftë dhe një ditë të vetme për mua. Mund t’ua kisha kursyer atë ngjitje Zeqiri Meros e Rustem Peçit, Odise Porodinit dhe gjithë atyre burrave të nderuar para të cilëve të gjithë duhet të përulemi me nderim.

Zotërinj politikanë dhe pushtetarë! Mos u kujtoni për këta veteranë vetëm kur vijnë fushatat zgjedhore!

***

Ky Komitet i Veteranëve mban të ndezur prushin e një lufte të lavdishme në një kohë që neofashistët kanë ngritur veshët, madje kanë ardhur disa herë dhe në pushtet. Kujtoni vitin 1997!… Kujtoni 21 janarin e 2011-s! Gjithë synimi i këtij gjesti që veteranët bëjnë është që të ndalet vala e revanshizmit. Që lufta me fjalë që bëhet pambarimisht prej afro 30 vjetësh të mos përsëritet në formën e luftës me armë zjarri. Që të mos përjetojmë tragjedi të reja…

Dhe pikërisht për këtë mesazh të madh që na përcjellin çdo ditë, Veteranët e Luftës së Madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare meritojnë nderimin dhe mirënjohjen tonë të pakufishme!

Këtë desha të thosha dje dhe sot për vlerësimin e madh që më bënë këta burra të mëdhenj të Kombit.

May 29, 2018 11:53
Komento

14 Komente

  1. Fatmiri May 29, 17:16

    Urime Xhevdet Shehu ! per vleresimin e larte qe te ben Komiteti, Kombetar i Veteraneve te Luftes Nac.Cl Te meritosh titullin nderi i organizates se veteraneve eshte vleresim shume here me i larte se edhe po ta merrje si qytetar nderi i Ballshit. Besoi se e ke merituar me veprimtarine tende si gazetar . por qe shpresoi qe edhe ne te ardhmen do te punosh pa u terhequr nga fyerjet dhe shpifjet e pinjolleve te perkrahesve te djeshem te nazifashizmi ,
    Ballisto-zogistet , qe kane marre revansh , sidomos keto vitet e fundit , duke u perpjekur te erresojne luften e lavdishme Nac. Cl. ,ngjarjet historike te kesaj lufte dhe heronjte qe u flijuan ne kete lufte dhe ata qe edhe sot jane gjalle e mbajne te ndezur idealet e asaj lufte te Lavdishme.Le te behen vleresime te tilla nxitje per brezin e ri qe te ruaje te gjalle kete histori te lavdishme te popullit tone !
    Fatmir Xhamallati

    Reply to this comment
  2. Javer May 29, 18:00

    E kam te veshtire te kuptoj fjaline tuaj: “Nje lufte qe na dha kete orientim properendimor” A nuk na dha ajo lufte nje orientim sovjetike dhe prosllav.

    Reply to this comment
  3. onkezmi May 29, 19:19

    u MUNDOVA TE VE SHQIPEN NE PERDORIM .PER FJALEN JAVER.PRA JAVER=JA VER,PRA JA VERA E BY…S

    Reply to this comment
  4. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) May 29, 21:58

    Me dyfishohet KENAQESIA,shtuar rradhet e te nderuarve me kete vleresim te larte atdhetar,kete KRYEPENE mjeshterore te fjales ATDhETARE.me kryefjale Luften N.Clirimtare si Xhevat Shehu Pasues veterani. Argumentimi i tij ne kete shkrim e nga akoma me lart kete figure te shquar te Gazetarise shqiptare ne rastin konkret gazeten DITA. Ju befshin dite njemije
    Pasuesi VETERAN 82 Vjecar qe ndihem krenar me ATE ne krah per kauzen, qe te paret tone dhane jeten..

    Ju prifte e mbara o pasardhes i denje i asaj PLEJADE.
    Pasuesi VETERAN
    82 vjecari Dh Xhoga.

    Reply to this comment
  5. kampaçurreta May 29, 22:32

    SHUME I NDERUAR JAVER!!!!!!!!
    ME ATO QE THEKSONI NE KOMENTIN TUAJ VERTETONI QE JENI BUZEQUMESHT, NUK NJIHNI HISTORINE E LUFTES SE DYTE BOTERORE. ME ARESYETIMIN QE 1 – SHQIPETARET ME LUFTEN E DYTE BOTERORE KANE QENE TE PLOTEFUQISHEM PER TE VENDOSUR QE TE ATASHOHEN PRANE KOALICIONIT SHBA-ANGLI-BRSS OSE PERKRAH NAZIFASHISTEVE, GJE PER TE CILEN VENDOSE PER TE PAREN ME PERJASHTIM TE BALLIT KOMBETAR E LEGALITETIT QE U BENE BISHTI I NAZIFASHISTEVE.
    2- NUK KA QENE NE DOREN E SHQIPETAREVE SE NGA DO KALOJNE NE ANEN E SOVJETIKEVE APO TE PERENDIMIT,PER KETE SHQIPETARET NUK JANE PYETUR KURRE, DHE NUK DO TE PYETEN EDHE NE TE ARDHMEN,KOMBI YNE KAQ ESHTE POLITIKEN NDERKOMBETARE NUK MUNDE TA BEJME NE. PER KONJUKTURAT NDERKOMBETARE EDHE PER NE VENDOSIN TE TJERE. VETERANET BENE ATE QE KISHIN NE DORE TE BENIN, LUFTUAN, FITUAN, NDERTUAN SHTET. NE,, UNE DHE JU I NDERUAR JAVER, KETE SHTET E SHKATERRUAM NE MENYREN ME TE KEQE TE MUNDESHME, DUKE MOS LENE GOZHDE PA PRERE DHE PERFUNDIMISHT JU I NDRUAR JAVER RRAHET EDHE KETA VETERANE . Jetoj ne nje vend perendimor, me 13 maje ne nje qytete me rreth 250000 banore ne sheshin kryesor mes shume tavolinave te mjaft partive ishte edhe nje me 3-4 flamuj ku shkruhej Partia Komuniste ( Marksiste -Leniniste). Me erdhi turp me veten time duke menduar se vetem nje jave me pare ju atje ne TIRANEN DEMOKRATIKE RRAHET NJE GRUP TE MOSHUARISH VETEM PSE BENE HOMAZHE NE VARREZAT E SHOKEVE TE TYRE TE RENE NE LUFTEN KUNDRE NAZIFASHISTEVE.

    Reply to this comment
  6. kampaçurreta May 29, 22:38

    SHUME I NDERUAR JAVER!!!!!!!!
    ME ATO QE THEKSONI NE KOMENTIN TUAJ VERTETONI QE JENI BUZEQUMESHT, NUK NJIHNI HISTORINE E LUFTES SE DYTE BOTERORE. ME ARESYETIMIN QE 1 – SHQIPETARET ME LUFTEN E DYTE BOTERORE KANE QENE TE PLOTEFUQISHEM PER TE VENDOSUR QE TE ATASHOHEN PRANE KOALICIONIT SHBA-ANGLI-BRSS OSE PERKRAH NAZIFASHISTEVE, GJE PER TE CILEN VENDOSE PER TE PAREN ME PERJASHTIM TE BALLIT KOMBETAR E LEGALITETIT QE U BENE BISHTI I NAZIFASHISTEVE.
    2- NUK KA QENE NE DOREN E SHQIPETAREVE SE NGA DO KALOJNE NE ANEN E SOVJETIKEVE APO TE PERENDIMIT,PER KETE SHQIPETARET NUK JANE PYETUR KURRE, DHE NUK DO TE PYETEN EDHE NE TE ARDHMEN,KOMBI YNE KAQ ESHTE POLITIKEN NDERKOMBETARE NUK MUNDE TA BEJME NE. PER KONJUKTURAT NDERKOMBETARE EDHE PER NE VENDOSIN TE TJERE. VETERANET BENE ATE QE KISHIN NE DORE TE BENIN, LUFTUAN, FITUAN, NDERTUAN SHTET. NE,, UNE DHE JU I NDERUAR JAVER, KETE SHTET E SHKATERRUAM NE MENYREN ME TE KEQE TE MUNDESHME, DUKE MOS LENE GOZHDE PA PRERE DHE PERFUNDIMISHT JU I NDRUAR JAVER RRAHET EDHE KETA VETERANE . Jetoj ne nje vend perendimor, me 13 maje ne nje qytete me rreth 250000 banore ne sheshin kryesor mes shume tavolinave te mjaft partive ishte edhe nje me 3-4 flamuj ku shkruhej Partia Komuniste ( Marksiste -Leniniste). Me erdhi turp me veten time duke menduar se vetem nje jave me pare ju atje ne TIRANEN DEMOKRATIKE RRAHET NJE GRUP TE MOSHUARISH VETEM PSE BENE HOMAZHE NE VARREZAT E SHOKEVE TE TYRE TE RENE NE LUFTEN KUNDRE NAZIFASHISTEVE. URIME PER GAZETARIN DHE JETE TE GJATE VETERANEVE TE LUFTES. V.F.L.P

    Reply to this comment
    • Javer May 30, 00:09

      Ju kundershtoni ato qe vete Enveri dhe PK(PPSh) Kane thene per luften N- CL. Gjate luftes ne dite te benim differencimin ndernjet BS dhe Angli & Sh B A ne koalicionin antifashist.( E perkthyer nga shqipja ne shqip do te thote ishim prosovjetike).

      Reply to this comment
  7. Flutura May 29, 22:53

    …Ose shqip Zhaver…
    Viktor Hygo – TE MJERET

    Reply to this comment
  8. 21 janari 2011 krim salifashist .. May 30, 06:39

    Zoti Xhevdet jo vetem urime
    por dhe falenderime nga NYC
    .
    Je nga te paktit gazetare sot qe mbron me argument lavdine e LNCL dhe RINDERTIMIN E VENDIT dhe ja ke dale mbane te zgjosh ndergjegjen e Shqiptareve te Ndershem.
    .
    Thjesht ky regjim ambasadorist pas 1992 doli me i zi se ai zogist ,fashist apo komunist (socjalist)
    .
    Keto 28 vjet jane bere aq krime kunder shtetit-kombit-moralit dhe dinjitetit kombetar sa e meriton te quhet periudha ME E ERRET E KOMBIT TONE per te gjitha kohrat.
    .
    Ajo qe duhet vene ne dukje eshte se sot ka nje simetri perfekte midis 4 shkurtit 1944 me 21 janarin 2011 ku ne te paren koloneli gjerman e largoi me lezet Xhaferr Deven kurse ambasadori amerikan I thote nje krimineli YLL NE NGJITJE dhe kjo eshte turp per shtetin amerikan…
    .
    Kush KRIMI ME I MADH I NEONAZISTEVE BASH-BERISHA DHE MOSREAGIMI KRIMINALE I DYSHES RAMA-META DHE PANELIT NDERKOMBETAR ?

    Pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Bashkia e Tiranës zhvilloi ceremoninë e emërtimit të një rruge të kryeqytetit me emrin “Ibrahim Rugova”. Bashkia e Tiranës vendosi që këtë emër ta mbajë rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

    . Ky akt eshtë zbatim konkret i strategjisë së forcave kolaboracioniste të nazifashizmit, të ringjallura e të përfaqësuara nga pushteti aktual i Sali Berishës e Co.

    “Pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, për të shlyer mëkatin dhe turpin e baballarëve të tyre para atdheut e kombit, janë hedhur në sulm të papërmbajtur për të zhvlerësuar historinë, lavdinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të fshirë gjakun e dëshmorëve të kësaj lufte, duke justifikuar masakrat që kanë bërë me parullën e luftës “kundër komunizmit” Ky akt skandaloz, në vazhdën e veprimeve shkatërrimtare 20 vjeçare, eshtë zbatim konkret i strategjisë së forcave kolaboracioniste të nazifashizmit, të ringjallura e të përfaqësuara nga pushteti aktual i Sali Berishës e Co.

    Pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, për të shlyer mëkatin dhe turpin e baballarëve të tyre para atdheut e kombit, janë hedhur në sulm të papërmbajtur për të zhvlerësuar historinë, lavdinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të fshirë gjakun e dëshmorëve të kësaj lufte, duke justifikuar masakrat që kanë bërë me parullën e luftës “kundër komunizmit”. Por komunizmi është gjë tjetër, nga lufta për çlirimin e vendit të pushtuar nga fashizmi, gjatë së cilës ranë edhe 84 dëshmorët e 4 Shkurtit.

    Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit.

    Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.

    Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

    Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

    Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashalabakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.

    Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës. Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.

    Por me sa duket, Kryebashalabaku ku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

    Pra shqiptaret duhet ta cilësojnë Lul Bashën jo vetem si fajtor per krimin e 21 janarit por dhe si një neonazist me aktin e rabilitimit te Xhaferr Deves qe fatkeqesisht dhe shteti amerikan I atehereshem jo vetem qe nuk e dorzoi si kriminel lufte ne vitet 50’-60’ por e perdori si mish per top kunder “kamunizmit” ashtu sic po perdor dhe Xhaferr Deven junior ,si i tha dikush pasi kreu vrasjen mizore ne 21 janar 2011 yll ne ngjitje…

    Na kujtohet Kadareja i madh para 90′ (jo ky ismaliliputi qe eshte sot) qe tha ne vargjet e tij;

    “qe te zhdukin ty Shqiperi
    duhet te ngrene nga balta
    dhe te rivrasin te renet”

    qe fatkeqsisht jo i kane vrare por dhe i kane pshurrur si asnjehere dhe ne asnje vend te botes dhe per cudi keto kanibale nderohen burra shteti apo yjen ne ngjitje nga ca ambasadore qe akoma vazhdojne luften idiote kunder “kamunizmit” si ato ushtaret japoneze ne filipine qe edhe pse ishte viti 1974..ata akoma vazhdonin Luften e Dyte Boterore..

    .
    Edhe nje here Xhevdet faleminderit !

    Reply to this comment
  9. Lumi May 30, 17:26

    Xheto bej kujdes! Mgjse nuk ke qene partizan, nga kenaqsia po dhe respekti ndaj pleqve, mund te perfundosh nje dite anetare I ketij komiteti. Bej kujdes te keqen se keta keshtu e nisin me dy pushke e tre petrita.

    Reply to this comment
  10. SH May 30, 18:27

    Ne se ka nje akt simbolik qe tregoi se nazi-berishistet e perdhosen perfundimisht luften per clirim dhe Veteranet ajo eshte uzurpimi i SHTEPISE QENDRORE E USHTRISE POPULLORE (SHQUP)
    Jo vetem banda kriminale BERISHA-BASHA-NOKA…jo vetem turbulluesit alek arvizu dhe eduart toptani por nje heshtje KRIMINALE ISHTE NGA EDI RAMA -ILIR META -PANDI MAJKO-FATOS NANO-GRAMOZ RUCI…
    Enverfagosi EDI RAMA deklaroi ne shtator 2013 tekstualisht:
    TE GJITHA SHKELJET LIGJORE TE SALIUT PAS 23 QERSHORIT 2013 DO TE ANULLOHEN MIDIS TYRE DHE SHQUPI QE DO TI KTHEHET MINISTRISE MBROJTJES DHE VETERANEVE..
    PO KESHTU SHUME FIGURA TE PS-SE KU DO VECOJA MIMI KODHELIN & COMPANY DEKLARUAN SE PA FUTUR BERISHEN NE BURG DHE PA I KTHYER SHQUPIN MMP NE LARGOHEMI NGA POLITIKA DHE DORZOJME MANDATET SI DEPUTETE APO PORTOFOLET E MINISTRAVE
    ***

    Si u grabit simoboli i Luftes NCL I USHATRAKEVE DHE VETERANEVE nga nazi-berishistet te ndihmuar nga komediani Arvizu dhe” jo-shqipfolsi” me mision te vecante Eduart Topetani
    ***

    Nga Amerika prune si “mish dhie” nje avokat dhe njohës i ligjeve shqiptare, pronari i truallit të njohur si Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, me nder me thane Eduart Toptani qe do të ndiqte të gjitha hapat ligjorë për rimarrjen e pronës së tij dhe do të informojë ambasadën e SHBA-së. “Unë po shikoj të gjitha hapat ligjorë që mund të ndërmarrë. Do të informoj ambasadën amerikane për këtë çështje, si dhe ambasadën e Bashkimit Europian. Sigurisht, që do të ndërmarrim hapa për të mbrojtur interesin e familjes sonë. Ashtu si shumë familje të tjera të persekutuara ne po kërkojmë vetëm të drejtën tonë dhe i kërkoj qeverisë shqiptare të zbatojë ligjin dhe të mbajë premtimin që u ka bërë familjeve të persekutuara se do t’u kthejë pronat e konfiskuara nga regjimi komunist. Kanë kaluar 20 vjet dhe tashmë kemi pritur shumë”, deklaroi dje Eduart Toptani.

    7 gusht – Qeveria në ikje në mënyrë të fshehtë vendosi që t’i kalojë PD-së një nga pronat më të lakmueshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë.

    9 gusht – Një ditë pas publikimit të lajmit, PS-ja me anë të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli premtoi që SHQUP-i do t’i rikthehet ushtrisë

    12 gusht – Ish-ushtarakët për dy orë protestuan në oborrin e SHQUP-it kundër vendimit të Berishës për tjetërsimin e godinës së SHQUP-it në seli të PD-së.

    15 gusht – Sikurse vendimi Këshillit të Ministrave, që nuk u bë publik, edhe Presidenti Nishani dekretoi në mënyrë të fshehtë VKM-në për SHQUP-in.

    15 gusht – Përpjekjet e qeverisë në ikje, për t’ia kaluar me çdo kusht godinën e SHQUP-it PD-së, kanë hasur në kundërshtimin e shefit të Shtabit të FA-ve, gjeneral Gjunkshit.

    16 gusht – Pas protestave të ushtarakëve kundër vendimit për tjetërsimin e SHQUP-it, kryeministri Sali Berisha i ka kërcënuar ata me heqjen e Statusit të Ushtarakut.

    20 gusht – Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, nga skjo datë nuk është më pjese e Ushtrisë Shqiptare, pasi, sipas VKM-së, kjo pronë i ka kalon Ministrisë së Brendshme.

    21 gusht – Përmes tensioneve mes ushtrisë, policisë dhe përfaqësuesve të PD-së nis zbrazja e dhe lirimi i godinës që do ti vihet në dispozicion opozitës së re.

    Publikohet shkresa e ministrit të Brendshëm

    Flamur Noka, pronarëve: Largohuni nga prona juaj

    Qeveria në ikje dhe Kryeministri i saj, Sali Berisha, po kërkon të rishpronësojë pronën e Toptanëve që përfshin oborrin para godinës së ish-SHQUP-it, duke ia kaluar atë në pronësi Partisë Demokratike dhe jo pronarëve të ligjshëm të saj. Sipas gazetës “Tema”, ministri i Brendshëm ende në detyrë, Flamur Noka, mësohet se u ka dërguar dy ditë më parë një shkresë pronarëve të ligjshëm që të largohen nga territori ku ata kanë marrë pronën dhe e kanë regjistruar atë. Bëhet fjalë për territorin para SHQUP-it, ku pronarët e kanë marrë pronën dhe e kanë të regjistruar në hipotekë. Në shkresën e tij që mban firmën e shefit në pritje Kujtim Maçi, ministri i Brendshëm i urdhëron të largohen nga prona e tyre, se ndërtesa do t’i kalojë Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, vendimi i qeverisë për zhvendosjen e selisë së Partisë Demokratike u argumentua nga Kryeministri Berisha si vendim që së pari respekton të drejtën ligjore për t’iu kthyer ish-pronarëve, ku aktualisht ndodhet selia blu, ndërsa trualli ku do të vendoset kjo seli rezulton se gjithashtu u përket pronarëve.

    Pse ENVEROFAGU EDI RAMA ME MIMI KOTHERET E TIJ NUK E PERZUNE NAZI BERISHEN BURRIN E SHTETIT TE ARVIZIUT NGA SIMBOLI I VETERANEVE DHE MBROJTJES ??

    Reply to this comment
  11. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) June 2, 16:34

    Me fal i nderuari Xhevdet Shehubper ate lapsusin tim shkruar Xhevat Shehu..Rezia e drites nuk tjetersohet…
    Me konsiderte Dh Xhoga. .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim