Një arrogant si Rama, të ardhme s’mund të ketë!

October 21, 2019 13:52

Një arrogant si Rama, të ardhme s’mund të ketë!

Për promovimin tënd,

kam qenë një prej të parëve,

ndaj kurrë s’e kam menduar,

urrejtjen e shqiptarëve!

 

Një shpresë e madhe-Rama,

ti ishe në fillim,

po shpejt-shumë shpejt u ktheve,

më i madhi zhgënjim!

 

S’po flas për ata që ty,

s’të deshën asnjëherë,

po për ne-që flamurin tënd,

e valëvisnim në erë!

 

S’po flas për bisedimet,

se s’janë gjë vërtet,

do duhej-për pranimin,

të paktën dhjetë vjet!

 

Po flas për megavjedhjet,

që në një trend janë kthyer,

me lekët e të gjithëve,

pak njerëz janë shpërblyer!

 

Nivelin e jetesës,

që është më kryesori,

kjo qeveri e mbrapshtë,

kurrë seriozisht s’e mori!

 

Një varfëri pa fund,

pickon çdo ditë si gjarpër,

dhe bëhen shqiptarët,

çdo ditë dhe më të varfër!

 

Me konçensionet nisi,

kjo krisje e paparë,

pak duar kaurdisin,

gjithë buxhetin shqiptar!

 

Ky shtet-për koncesionet,

formulë të re na gjeti,

të gjitha lekët shkojnë,

tek privati nga shteti!

 

Ambiente e teknikë,

i vë në dispozicion,

në të tilla rrethana,

shteti pse ekziston?!

 

Gjithë lekët që taksohen,

nga fukarenjtë e ngratë,

për miqtë e qeverisë,

shpërndahen me lopatë!

 

Thika e varfërisë,

ka shkuar gjer në eshtër,

me Edi Ramën ramë,

nga shiu drejt në breshër!

 

Me Edi Ramën ramë,

nga shiu drejt në breshër,

ka vite që mbulohet,

gënjeshtra me gënjeshtër!

 

Po Rama asnjëherë,

nuk ka-jo asnjë faj,

gënjeshtrat e mëdhaja,

besohen më kollaj!

 

Së fundi Korporata,

që shpalli Shqipëria,

pa diskutim që tepër,

ka dalë qeveria!

 

Që ka aq Kabinete,

sa Kina Popullore,

që Vendin e ka çuar,

në kurthet më mizore!

 

Asnjë tregues-përpara,

kjo qeveri s’ka çuar,

ka ngritur çfarë përmbysëm,

në luftën e mohuar!

 

Kjo kohë maskarenjsh,

na lodhi-sa na lodhi,

dhe një njeri i vetëm,

sa shumë urrejtje mblodhi!

 

Dhe as dhe një të mirë,

për popull ky s’ka bërë,

na bëri me ndërgjegje,

armiq të tij të tërë!

 

Nuk ka asnjë simbol,

që vendi ta kujtojë,

i vetëm-gjer në fund,

si mundet të qëndrojë?!

 

Një fund të dëshpëruar,

pa diskutim do presim,

mentorin e Mit’hatit,

si mundet ta mbështesim?!

 

Një arrogant si ky,

të ardhme s’mund të ketë,

sherri me partizanët,

fundi i tij do jetë!

 

A.DUKA

October 21, 2019 13:52
Komento

5 Komente

  1. Tartufi October 21, 18:05

    Pse ha kaqe shume !
    o beni katrani
    te te shaje me fund
    dhe Pelo hajvani !

    Reply to this comment
  2. lisi October 21, 20:10

    Eshte me se e vertete/ per kete qen mallkim/po hallit si tja bejme/ po fiket vendi im //se populli ka ngordhur/te keqen e pranon/ po s’doli coban tjeter/dhe njemije vjet ky sundon.

    Reply to this comment
  3. Mark .UK October 21, 23:23

    Hera e pare qe po me pelqen Ky poetaruci.Po is servil neser do thUri fjale te more per ket bastard qe fatkeqsisisht populli Im e man kr/minister

    Reply to this comment
  4. Populli October 22, 11:34

    Po ben autokritike ne Popull ky poet sot,
    per 6 vjet bythlepirjet ndjaj Rames idiot,
    ky Popull per Duken ka nje fjal me vend,
    “kur te vijne mend, nuk ti hane as qent”
    arroganca e Rames eshte i fundit tipar,
    se eshte Marrezia i pari or Duka gomar.

    Reply to this comment
  5. LEON October 22, 12:02

    Nqs.Berisha ishte nje maniak i pushtetit dhe per pushtet jo vetem genjente,vidhte,por edhe vriste,qy Rama eshte nje KLEPTOMAN patetik,mashtrues i talentuar.Edhe te jete duke u rrahur,ky nuk e ka mendjen tek dajaku,por tek fotografia,qe do ta paraqese si viktime.
    Me nje opozite inexistente jasht institucioneve,ky HAJDUT MANIAK do te mbreteroje si Erdogani dhe Putini

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*