Një asteroid mban emrin Pranvera, kush është shqiptarja që mahniti NASA-n

February 12, 2018 17:00

Një asteroid mban emrin Pranvera, kush është shqiptarja që mahniti NASA-n

Ndoshta nuk do ta kishit menduar kurrë, por një asteroid në universin e pafundmë mban emrin e vajze shqiptare.

Objekti qiellor është emëruar me emrin e 21-vjeçares nga Kosova, Pranvera Hyseni, e cila është edhe themeluese e programit të parë astronomik në Kosovë.

Së fundmi Pranvera mori pjesë në një konkurs të NASA-s, ku përfaqësoi Kosovën në mesin e 24 studentëve, duke fituar edhe çmimin “Steam and Space”.

Ajo është bashkë themeluese e Klubit “Astronomy Outreach of Kosovo”, i cili është themeluar në vitin 2015 dhe tashmë ka më shumë se 100 anëtarë, në mesin e tyre edhe shumë vajza të talentuara.

Në një intervistë për mediet kosovare, ajo shprehet se:

“Vajtja ime në NASA do të mbetet një nga kujtimet më të bukura të jetës sime, meqenëse për këtë moment, kisha ëndërruar qysh në fëmijërinë time.

Të gjithë reagojnë çuditshëm kur mësojnë për moshën dhe gjininë time, meqenëse në shkencat natyrore ka mungesë të femrave, por unë i inkurajoj që të jenë më kërkuese ndaj vetes dhe të mos kënaqen me pak”.

l.h/ dita

February 12, 2018 17:00
Komento

3 Komente

  1. Amerikani February 12, 17:21

    Te lumte moj vajze po kush e di qe talente si ju egzistojne? Kush i meson te rinjte me modele si puna juaj? Ne kete kazan mediatik model per te rinjte eshte Monika, Luana, Noizi, Sinani dhe Hasai.

    Reply to this comment
  2. Monkey February 13, 08:51

    Suksese të mëtejshme

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*