Një Audi i verdhë po terrorizon dy qytete italiane. Dyshohet për tre shqiptarë

January 23, 2016 11:42

Një Audi i verdhë po terrorizon dy qytete italiane. Dyshohet për tre shqiptarë

Mediat italiane flasin për “tre banditë” që janë duke terrorizuar pjesën verilindore të Italisë prej një jave.

Ata udhëtojnë me një Audi të verdhë dhe grabisin biznese dhe shtëpi.

Për policinë deri më tani ka qenë e pamundur t’i kapë.

Sipas mediave italiane, policia është vënë në ndjekje të Audit prej një javë, madje për kapjen e tij po patrullojnë edhe helikopterë.

Tre të dyshuarit lëvizin natën me shpejtësi shumë të lartë mes Padovas dhe Venecias.

Ata u pikasën të enjten nga një patrullë policie, por kanë mundur t’iu shmangen atyre, për shkak të shpejtësisë së madhe të Audit, që shkon deri në 300 km në orë – sipas gazetës italiane Il Giornale.

Media italiane raporton edhe për një grua që vdiq pasi u aksidentua në përpjekje për të shmangur Audin.

Dyshohet se personat janë shqiptarë ose nomadë sipas gazetave që kanë botuar edhe foto të tyre të kapur nga telekamerat në një pikë furnizimi me karburant.

http://www.ilgiornale.it/news/cronache/audi-gialla-ancora-fuga-tre-banditi-dellest-seminano-terrore-1216133.html

 

1453541278-1453541230-dsvcsavas

.

January 23, 2016 11:42
Komento

1 Koment

  1. vaso stefani January 23, 18:03

    ka qene nje periudhe ne itali ku ne emisjonet e lajmeve per cdo krim qe ndodhte thuhej se mundesia e autoreve te krimit te jen shqiptare, dhe ky lajme me duket si idjotesia e atyre kohrave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim