Një Big Up për Big Mamën!

December 31, 2017 23:36

Një Big Up për Big Mamën!

E dielë. 31 dhjetor 2017. Dita e fundit e javës, por edhe e vitit. Iku edhe një 365 ditësh tjetër nga kalendari. Për të gjithë ju lexues dhe jo vetëm, uroj asgjë më pak e asgjë më shumë sesa lumturi dhe paqe në jetët tuaja vitin pasardhës.

Sot për rubrikën tonë (them tonën sepse tashmë nuk është vetëm imja, por edhe e çdo lexuesi besnik që klikon në Dita për ti hedhur një sy artikujve të mi), kam përzgjedhur një personazh që prej vitesh është pjesë e muzikës shqiptare, përgjithësisht nëpër troje, por edhe ne shqipëtarët e Shqipërisë jemi familjazuar me të që në fillesa.

Besoj që të gjithë ju e njihni Big Mamën me emrin e artit. Ndryshe Besiana Kasami, këngëtarja nga Tetova është bërë e njohur me këngët e saj dhe natyrën e hedhur shumë kohë përpara.

Është rritur në ekran dhe kjo ka bërë ta ndjekim në çdo etapë të saj dhe mund të them me plot gojë që gjithçka ajo ka treguar është…Vullnet!

Do tregohesha hipokrite nëse s’do pranoja paraprakisht që përzgjedhja e Bigu-t sot ka në qendër ndryshimin e saj rrënjësor në fizik. Dhe kam vetëm një fjalë për të: RESPEKT!

Duket si një njeri krejt tjetër, normalisht për mirë. Kur të gjithë personazhet e showbizit janë të injektuar nga dëshira për t’u zmadhuar, Besiana ka pasur për t’u zvogëluar. Dhe ja ka dalë! E duket më bukur se kurrë!

Kthehemi pas në retrospektivë sesi dukej ajo kur ishte rishtazi e re në skenë.

 

Është e kuptueshme mendoj pse ka zgjedhur emrin skenik BIG Mama. Ka qenë disi Big, por të themi të vërtetën gjithnjë e ka zotëruar shëndetin e saj dhe e bënte të dukej disi cool.

Por padyshim që kilogramët i humbisnin shumë tiparet dhe shoqëruar me prerjen e flokëve shkurt dukej një tomboy e vërtetë (vajzë që i pëlqen të vishet dhe të bëjë aktivitete meshkujsh).

Me stilin e saj ekstravagant gjithmonë tërhiqte vëmendjen, shpesh jo pozitivisht. Le të themi që…guxonte shumë. Si tek kjo foto më poshtë.

Fustan i shkurtër? Prit…i shkurtër dhe dekolte. Në një trup definitivisht JO për atë veshje. Me një look që le ta pranojmë duket si një krifë luani, Big Mamës s’dimë ç’i thoshte mendja asokohe.

Por diçka një moment  ndryshoi. Ne nuk e dimë çfarë e bëri atë të bënte një kthesë 360 gradë në jetën e saj dhe të zotëronte trupin e saj më së miri.

E filloi këtë ndryshim gradualisht. Në daljet e saj publike, kto të fundit shumë të rralla, ajo dukej çdo herë dhe më e hollë.

Derisa krijoi imazhin e vitit të fundit që na ka befasuar.

Picërrojini sytë sa të doni se nuk keni faj. E bëra dhe unë.

Të duket sikur janë dy njerëz krejt të ndryshëm, por në të vërtetë kjo mban emrin vetëm motivim.

Këngëtarja ka punuar me figurën e saj, trupin e look. Me vitet ajo është bërë si vera, më e mirë me pak fjalë! Me një elegancë të pashoqe, një finesë në të veshur e qëndruar desh dogja duart kur i futa në zjarr që nuk ishte Big-u hahaha.

E them me plot gojë ndër të vetmet personazhe mediatike që inovacionet në botën e fitnessit, apo kirurgjisë i ka përdorur pozitivisht dhe me limit. Fundja tek masa është sekreti. Dhe duket që ajo e ka gjetur.

Artikullin e fundit të këtij viti e zgjodha ta shkruaj për Big Mamën për të përcjellë për të gjithë ju, një frymë motivuese që gjithçka është e mundur. Ju jeni zot i trupit dhe fytyrës suaj dhe askush tjetër. Ndaj këtë vit që po troket, shkruani në listën e gjërave që doni të bëni edhe përkujdesjen për veten. Trupi është tempulli juaj, kujdesuni për të!

Në përmbyllje dua t’ju uroj edhe një herë Gëzuar Vitin e Ri 2018 në emrin tim dhe gjithë stafit të gazetës Dita. Faleminderit që na lexoni dhe klikoni.

Nina ju do dhe do rikthehet me gjëra akoma më të bukura.

Siç do thoshte Big Mama: TUNG!

 

December 31, 2017 23:36
Komento

3 Komente

  1. demo January 1, 11:30

    Tani,po.

    Reply to this comment
  2. Fat man January 1, 16:42

    Big Kurva: TUNG!

    Reply to this comment
  3. Big mama January 7, 01:37

    Ka zvogëluar stomakun me operacion në Turqi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*