Shanaj: Shqipërinë nuk do na e bëjnë të huajt. Shteti nuk ndërtohet me fushata

January 19, 2016 16:31

Shanaj: Shqipërinë nuk do na e bëjnë të huajt. Shteti nuk ndërtohet me fushata

Rrugën e jetës së tij, Mevlan Shanaj ka menduar ta ekranizojë në një dokumentar, i cili do të shfaqet ditën e nesërme në Kinema Milenium.

Ai ka lindur në Mallakastër-Patos dhe në 1959 është vendosur në Tiranë. Për ata që s’e dinë, ka studiuar… mjekësi, madje ka punuar dy vite në spital.

Pasi u shkëput nga ky profesion, u mor gjerësisht me kinematografinë. Është një nga emrat më të rëndësishëm në këtë drejtim.

Në një intervistë të gjatë për “Dita”, Shanaj tregon se shqiptarët janë njerëz me temperament, me energji pozitive, por u mungon menaxhimi i mirë. Ai nuk mendon se të huajt mund të japin mend më shumë se sa shqiptarët.

Unë them që Shqipërinë do e ndërtojmë ne, nuk e ndërtojnë mendtë e të huajve, nga të huajt duhet marrë përvoja më e mirë, të cilët padyshim e kanë shumë të sprovuar në të gjitha fushat e jetës”, tregon Shanaj.

Një pjesë të jetës ia ka marrë Televizioni Publik Shqiptar. Sot, kur i hedh sytë nga ajo godinë, ndjen dhimbje. Asnjëherë nuk e kishte menduar se do të ç’personalizohej kaq shumë, për të cilin thotë se, sistematikisht politika e ka nëpërkëmbur.

Sot jeton mes Pogradecit dhe Tiranës. “Qyteti i liqenit më jep qetësi dhe dorë në krijimtari. Së bashku me bashkëshorten, Natashën, e duam natyrën ndaj më shumë gjatë verës vendosemi atje”.

Ai e do Shqipërinë, me gjithë të metat e saj. I ka patur të gjitha mundësitë por nuk është larguar. “Vetëm këtu mund të jap më të mirën time. Asnjë vend tjetër nuk ma fal këtë mundësi sa Shqipëria, ndaj as nuk më shkon ndërmend të largohem”.

Duke folur për shtetin, kineasti thotë se në Shqipëri, punohet spontanisht.

Puna është që nuk është i përsosur pasi e bënë punën në mënyrë spontane, selektive apo me fushata… Është e dhimbshme të diskutohet ende për nevojën e funksionimit korrekt të shtetit”, shton ai. /Dita/

Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU

 

January 19, 2016 16:31
Komento

15 Komente

  1. andromeda January 19, 11:58

    Po aman moj Dita, ku e le politikën në dorë të një….artisti ! Kush e lexon këtë? Ky do të bëhet protagonist dhe faktor në pleqëri? Shumë e ka dhe atë që bën.

    Reply to this comment
    • Yllesia e Orionit January 19, 15:13

      Ti andromeda (me a te vogel) nuk je ne vendin e duhur. Gazeta Dita besoj se ka lexues me serioze se sa ju.
      Mevlanit i uroj jete te gjate dhe lumturi. Nje artist qe mbahet mend dhe nje qytetar me i nderuar se une e ti andromeda!

      Reply to this comment
    • Opozitar i sfilitur January 19, 15:15

      O Andromeda
      Po ne kemi len qeverin ne “dore te nje artisti” ti po na shan Mevlanin qe thjesht filma ka bere dhe ka mendimin e tij qe per mua eshte i sakte

      Reply to this comment
  2. Duro January 19, 13:22

    Mevlan eshte nje figure e rralle e artit Shqiptar, nje njeri me eksperience. Nuk kthehen me njerez sy Shanaj. Ia dua cdo fjale qe thote. Faleminderit Mevlan

    Reply to this comment
    • Pilo Lala January 19, 16:33

      Ne rradhe te pare e vleresoj si artist.
      Mevlani kur erdhi Demokracija tha se e kishin persekutuar. Ta persekutosh tjeterin ne Televizionin Shqiptar, kete nuk e kuptoj.
      Tani qe po iken Sala per lesh, u kthye edhe Mevlani, po mendon si te ndertohet Shteti.
      Mevlani ka qene ne organet udheheqese te PD. Ka pasur poste shteterore ne Qeverite e pjerdhura te Sales..
      Si nuk e shikonte shkaterrimin e cdo vlere Mevlani me pare, por priti 25 vjet?
      Keta na hiqen si ata utopiket tani, sikur kane qene ne gjume, dhe i kane vendosur albitra per te dhe ne gjykime dhe vleresime.

      Megjithate ka pohime pozitive ne disa aspekte qe trajton.

      Reply to this comment
  3. Gani USA January 19, 14:33

    Sakte Mevlan.
    Shqiptare si Mevlani duhen degjuar.
    Eshte zeri i paster i se vertetes jo zeri i ndotur i politikes dhe medias qe pjerdhin ne je canak.
    Faleminderit edhe Dites qe na sjell zera si i z.Shanaj.
    I uroj jete te gjate dhe mbaresi ne ate vend te bekuar nga perendia e te.mallkuar nga njerezia

    Reply to this comment
  4. Vëzhguesi F. January 19, 14:35

    Do t’ia fus dhe une njehere kot me kot si filmi “Flete te Bardha”,te regjizorit Mavlan Shanaj, ne kuptimin qe komenti apo opinioni im nuk ka lidhje me kete qe shkruani.
    Zoterinj te redaksise se gazetes Dita!
    U bene disa kohe qe formati online i gazetes suaj dhe me konkretisht pasqyrimi i komenteve te lexuesve eshte jo vetem jo korrekt, por dhe nje fare censure e padeklaruar.
    Ne faqen e pare ju shkruani per numrin e komenteve por kur hap faqen dhe shikon qe “kokoshi” eshte katandisur sa nje thele dhe si duket publikohen vetem ato komente qe gjejne apo jane ne miodene e moderatorit te rradhes.
    Me falni por duhet te jem i prere dhe i sakte ne kete qe them.
    Ky qendrim eshte nje lloj divorci me lexuesin serioz, ose nje lloj largimi te tij nepermjet injorimit te opinionit te tij te shprehur ne koment.
    Lexuesit nuk komentojne per t’i magazinuar komentet moderatoret tuaj apo redaksia a kushdoqofte, dhe t’i publikoni kur keni deshire ju, si ne shume raste por me e freskta ne nje shkrim te djeshem per problemin e droges dhe akuzes qe ndonje medie e huaj i bente Shqiperise duke e paragjykuar si perkrahese e grupeve terroriste.
    Nuk dua te hyje ne politiken tuaj editoriale dhe redaksionale, por nuk ka kuptim qe nje opinion qe jep sot ta lexosh ne faqen tuaj online pas gjashte muajsh apo nje viti!
    Nese komentet nuk jane te denja per tu publikuar nuk keni pse te mos i jepni nepermjet moderatorit tuaj, mendimin e kunderet apo disaproivimin e publikimit.
    Shpresoj qe ta publikoni kete koment apo opinion timin!

    Reply to this comment
    • Redaksia Dita Online January 19, 15:18

      Vezhguesi te kerkojme ndjese.
      Faqja ka patur probleme teknike.
      Jashte deshires sone jane vonuar postimet dhe komentet.
      E beme nje njoftim disa dite me pare. Faleminderit per verejtjet dhe vemendjen ndaj Dites.

      Reply to this comment
  5. arti January 19, 15:42

    E nderuara redaksi, mos e ulni dinjitetin e gazetes suaj me publicitete per njerez qe i bejne publicitet vetes. Mevlani eshte aktori i zakonshem qe ka luajt komisarin te filmi “Iteti ne brox” Nji film rutine qe nuk eshte as ne mesin e filmave te tjre shqiptare. Kaq. Pjesa tjeter e jetes se tij eshte ajo e nji nepunesi te artit. Ai vuan nga diliri i madheshtise, mos ja ushqeni me teper kete semundje

    Reply to this comment
  6. LABI January 19, 15:49

    Dita qe shpresuam
    nuk na erdhi kurrrr,
    tash dhe kjo gazete,
    eshte nje konjekture!!!

    Kembejme ndonje llafe,
    dhe mendimin tone,
    kush eshte emigrante,
    kete e kuptone!!!

    Na u hoqe “Dita”
    si esnafe leter,
    papritur dhe kjo,
    u kthye ne anen tjeter!!

    Si me pare komentet,
    tash me si botone,
    neve humbim kohen…
    Dita, injorone!!….

    Ah! moj “dite” shpresoje,
    ne “nate” te mos jeshe kthyer,
    se per bese do behesh,
    gazete e urryer…..!

    Eshte me mire per ty,
    te pranoshe gabimin,
    te rrespektoshe fansat,
    tu botoshe shkrimin!

    Se fansi se ka,
    kaq probleme per ty,
    shkone ne media tjeter,
    gjen shoke dhe aty!

    Them per ty do jete,
    nje disfate tjeter,
    me komentet tona,
    ti e mbush gazeten!

    Por ne s’mund te themi,
    fjalet qe do ti,
    se ndryshe do te quhej,
    vec teknikraci!

    Ne nuk mund te shkruajm,
    ashtu si ju doni,
    tu lepijme ju,
    qe te na botoni!

    Mos u beni ju,
    si ai qe shame,
    qe kur u be mbrete,
    vrau vete babane!

    Besoj me kuptuat,
    ku e pac qellimin,
    eshte me mire per ty,
    korigjo gabimin!

    Reply to this comment
  7. LABI January 19, 15:58

    @vezhguesi F.

    Vezhguesi keni plotesishte te drejte. Dita ka filluar te tkuret me muzgun e nates. Me sa duket terapite censure se e Kane dhene efektin e tyre. Kam dite qe nuk na botoshe no opinionet dhe kjo eshte nje censure. Dje postova nje kritike te vogel, per “Dita” e riposte a sot, dhe serish nuk e shoh te jete online.
    Kjo do te thote se keta kan dale nga udhe e njerezimit….

    Dita e di qe ju dhemb komenti, por sado I dhimbshem te jete ju lutem botoje

    Reply to this comment
  8. Arben January 19, 22:27

    KE TE DREJTE MORE MEVLAN, POR POPULLI YNE VUAN PER TRU NE KOKE,

    I KA LENE KOMUNIZMI ME GJYSEM TRURI VETEM.

    GJYSMA TJETER KA FLUTURUAR.

    POR, MO KI MERAK, PUNE 2-3 QIND VJETESH DO TE BEHET SHQIPERIA.

    Reply to this comment
  9. Petro Luarasi January 20, 09:28

    Ky shqiptar, z.Mevlan Shanaj, ka kontribute te medha prandaj duhet te respektohet!

    Mevlan Shanaj Mjeshter i madh, artist i merituar, pedagog dega e filmit në Akademinë e Arteve Tirane, lindi më 7 shkurt të vitit 1945 në Fier, Shqipëri. Është prezantuar për publikun si aktor, regjisor në kinema dhe televizion, dhe si producent. Nga viti 1987 deri më 1992 ka qenë Drejtor i Departamentit të Filmit në TVSH dhe Anëtar i Këshillit Artistik i “Grupi Përzgjedhës i filmave” Kanë, Pragë, Budapest, Bukuresht. Shkëputet për 4 vite nga televizioni dhe kthehet në vitin 2001 si drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në TVSH. Në vitin 2001 ka filluar punën e producentit dhe regjisori me “Zig-Zag” Film. Më 2005-2006 ka ushtruar profesionin e pedagogut në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi” e deri më sot në degën e regjisë në Akademinë e Arteve. Në vitin 2008 mori titullin “Mjeshtër i Madh”. Shanaj ka interpretuar në filmat: “I teti në bronz”(1970) regjisor Viktor Gjika, “Malet me blerim mbuluar” (1971) regjisor Dhimitër Anagnosti, “Guximtarët” (1970) regjisor Gëzim Erebara, “Rrugicat që kërkonin diell” (1975) regjisor Saimir Kumbaro,Rikard Ljarja, “Ballë për Ballë”(1979) regjisor Kujtim Çashku, “Rrethimi i Vogël” (1986) regjisor Saimir Kumbaro, “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988) i Pirro Milkanit, “Viktimat e Tivarit”(1996) i Ekrem Kryeziut, “Unë e dua Erën” (1991), dhe “Lule të Kuqe Lule të Zeza” realizim i vetë Shanajt. Të tjera realizime të tij janë filmat artistikë: “Korrierët” (1976), “Plumba Perandorit” (1980 ), “I Paharruari”(1984), “Të Shoh në Sy” (1985), “Një Telegram dhe një Këngë” (1986), “Fletë të Bardha” (1990). Dokumentarë: “Marie Kraja”, “Tefta Tashko”, “Komani një Betejë e Madhe”, “Gju me Gju”, “Lasgush Poradeci”, “Berati Qyteti i Bardhë”, “Zëra nga Lashtësia”, “Katër Mëngjeset”, “Pandi Raidhi”, “Rrugët”, “Bibla & Kurani” , “Një ftesë nga Iliri”, “Visi”, “Përcjellja”, “Shkronjat e Pavarësisë”. Gjate punes ne RTSH ka realizuar rreth 30 vepra te zhanreve te ndryshme televizive, si dramen ne tv,dhe shume spektakle,Regji

    Lule të kuqe, lule të zeza 2003

    Fletë të bardha 1990

    Të shoh në sy 1986

    I paharruari 1985

    Një telegram një këngë 1982

    Plumba perandorit 1980

    Korrierët 1976

    Dokumentarë
    * Tefta Tashko
    * Marije Kraja
    * Berati
    * Katër mëngjeze
    * Rruga b.kater
    * Lasgush Poradeci
    * Gju më gju
    * Komani
    * Pandi Raidhi
    * Shqiptari i vonuar
    * Rrugët
    * Bibla dhe kurani
    * Ftesë nga Iliri
    * Përcjellja
    * Shkronjat e Pavarësisë

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*