Një bisedë për Enver Hoxhën, para vilës së Berishës në Gjirin e Lalzit

June 22, 2014 15:14

Një bisedë për Enver Hoxhën, para vilës së Berishës në Gjirin e Lalzit

Ndodh që dhe një njeri i thjeshtë shkon ndonjë ditë të diele dhe do thoni ju, ku?

Ja atje në zemrën e rezidencave të vilave të 3 pushteteve qeveri-parlament-drejtesi, në restorant “Juvenilja” në Gjirin e Lalzit.

Aty kanë vilat bregdetare politikanë të lartë, gjykatës dhe deputetë. Përveçse shijon ushqimin, ke mundësi të dëgjosh edhe ndonjë debat me zë të lartë. Kur përqendrohesh, kupton se debatuesit nuk janë dokudo. Eshtë kamerieri dora vetë dhe pala tjetër janë “krushq të famshëm”.

Po po, janë krushqit e doktor Berishës, të pashpallur, njësoj si lidhja e pashpallur e Shkëlzenit me Armina Mevlanin.

Pasi përqendrohesh edhe më tepër shikon se ngjitur tavolinën e krushqve qëndron dhe deputetja Raimonda Bulku bashkë me një zonjë tjetër.

Të gjithë anëtarët e tavolinës, kishin kërkesa dhe pretendime për vonesën e porosisë.

Kjo ngjarje ka ndodhur realisht, një të dielë në të shkuarën e afërt dhe ka për dëshmitar autoren e këtyre radhëve.

Dalim nga restoranti dhe i afrohemi brezit të rërës anës detit. Rëra ka një mur ndarës me kompleksin e vilave.

Ne foton shoqeruese eshte hyrja e viles se Berishajve e rikonstruktuar nga themelet veren e fundit dhe e vetmja qe del ne lartesi mbi kuroren e pishave.

Afer saj gjendet një hyrje për në brezin e rërës.

Aty shkëmbehem me Rajmonda Bulkun dhe shoqen e saj që pak më përpara i kisha parë në tavolinën ngjitur me krushqit e Berishajve, prindërit e Armina Mevlanit.

Dhe dëgjoj këtë dialog:

– Mikja e Rajmondës: Shikoja pak vilën kësaj, dhe flasin për Enver Hoxhën këta. Ku ka qenë Enver Hoxha më i pasur se këta? Kurrë.

Këtu, si qytetar i thjeshtë, pa ngarkesa politike, pa ndonjë interes të veçantë nuk mund të mos mendosh menjëherë: Ah Enver sa të duan kur janë në shtëpi e sa të shajnë kur dalin në tribunë.

Vila e familjes Berisha (hyrja nga ana e plazhit) në fshatin turistik Lura në Gjirin e Lalzit

Vila e familjes Berisha (hyrja nga ana e plazhit) në fshatin turistik Lura në Gjirin e Lalzit

 

*****

*Marrë nga Facebook Spy, suplementi javor i DITA. Vijimi mund te lexohet ne gazeten print

June 22, 2014 15:14
Komento

9 Komente

  1. Tirona June 22, 16:34

    Kete Vile, te gjithe e dime qe as Sala dhe as Lira nuk do ta gezojne, sepse, sa kon rrojtur nuk do te rrojne. Qeveria duhet te vere doren ndaj kesaj pasurie jolegjitime ,sepse, ne populli i thjeshte i ketij vendi nuk duam qe kete pasuri ta gezojne pinjollet e Berishesh, sepse, kete pasuri Ata e kon von ne menyre korruptive. Jo vetem kjo Vile por edhe te tjerat qe jon von ne menyra korruptive duhet te konfiskohen dhe te shtetezohen, duke i perdorur me pas per rezidenca per perfaqesite diplomatike qe jon ne shqiperi,sepse, keta mund ti bejne nje reklame shume te mire turizmit bregdetar ne Shqiperi. Shteti sebashku me investitore te ndershem duhet te vere dore ne kete zone bregdetare duke ndertuar nje Resort gjigand dhe te bukur , per te pritur ne te ardhmen shume turista nga e gjithe Bota…….

    Reply to this comment
  2. Meteh June 22, 18:26

    Dakort me ju Tirona.Po kur do vije ajo dite qe drejtesia te thot fjalen e ligjit,Zotri,si e ke bere kete vile,banes,supermarket,atomjet 100.000 euro,etj.?Nuk qe budolla Enveri ne kete pike,qe pas çlirimit u mori bejlerve e agallareve edhe mandot e grave.Duhet te vije nje dite qe miljarderet te ngelen pa breke,po nuk erdhi-mjer populli..!

    Reply to this comment
    • matteo June 22, 22:30

      Une e kam thene edhe here te tjera: Enveri beri ato qe beri, vec me pronat e pasurite e ketij vendi nuk abuzoi. Ai erdhi e iku nga kjo bote pa marre asgje, dmth mbeti edhe pa shtepi, kurse keta te sotmit u turren si te babezitur dhe s’lane rast t’u ikte,…dhe thone se e duan kete vend.

      Reply to this comment
  3. skender June 22, 22:07

    kur ka popull gomare pse mos te kene vila , dhe te mendosh cfare fundrnash jane perfshi dhe ilir bllokun me monika gopmadhin qe harroi breket ne zyren e tosit

    Reply to this comment
  4. Socialisti bythpambuk June 22, 23:07

    Po vila e Lilo hajdutit do konfiskohet?
    Me jep nje pergjigje Tirona.

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic June 23, 00:13

    Te gjith neve i kemi pershendetur ndryshimet ne vitin 1991-1992. Te gjith kemimenduar se kishim nje Enver Hoxha dhe ky iku, e ne vende te tije do te vije nje Enver tjeter. Po ashtu kemi menduar se iku nje parti e “keqe” qe ishte PPSH dhe do te na vije nje parti me e “mire” per ta drejtuar vendin drejte demokracise.
    Pore sa shume jemi gabuar. Ai qe erdhi ne krye ne vende te Enverit dhe qe u perbetua qe shqiperin do ta bej te haje me luge te floririt sishte gje tjeter vecse nje antishqiptar i terbuar ne mendjen e se cilit ka qene endrra per shkatrrimin e shqiperis dhe quarjen e saje ne kufijte e vitit 1938. Sali Berisha nuk munde te linte ne kembe ato fabrika ato uzina ato kombinate ku si keshtjella madheshtore qe jo vetem ja shtonin hijeshin Atedhut pore edhe do te punonin mijra puntore ndofte edhe me mire tashme ne kushtet e ekonomise se tregut. Po bujqesine si munde ta shikonte Berisha ashtu sice e la sistemi. A munde te duronte Sali Berisha ato pemtore madheshtore qe te ngritura ne sistem ato dukeshin si ndonje parade qe parakalonte ne festat madheshtore.
    Po ato shkolla te medha e te sistemit te mesem qe u futen thelle ne zonat malore a munde ti duronte Berisha.? Jo kurre . Keshtu populli ky qe e zvensoi Enverin ja futi thiken pas shpine dhe e sakatoi.Duke pertitur per demokraci ai cdo dite e vriste ate.Duke bertitur per jete me te mire ekonomike ai cdo dite e rrenonte ate, duke bertitur per arsimim ai cdo dite i shkatrronte ato se vendet malore jane kthyer si ne vitin 1938 dhe suksesi me madhe i Berishes tashme eshte se i la vendit 13% te popullsise anaflabet.
    Po gjendje e kuadrit.? Ne se kishim nje Komitet Qendrore qe financohej nga shteti tashme sa Komitete qendrore kemi.? Kemi nja 7o Komitete qendrore ku partite politike financohen nga shteti dhe te gjitha komitetet drejtues nga qendra deri ne baze mbahen me parat e populli. Ketu sho edhe besimet fetar qe edhe ato thithin nje fonte mjafte te majme nga buxheti i shteteit,
    Duke bertiture per padrejtesite e Blloku sote sa blloqe kemi ne shqiperi,..? Sa vila kemi nga kuadrot drejtues si deputet, kryetar partishe antare te gjykatave e plote te tjer.? Pra ja krahasiohet vila e Enverit me ket.? Enveri e kishte vilen te shteti dhe kur vdic aty e la nuk jua la ase djemve te tilj .Po keta legena sa vila kane dhe me parat e kujt i ben.Keta sahan lepirsa te poshte nuk jen gje tjeter vecse skllavrues te popullit shqiptar dhe sote keta kane fytyre te flasin per Enverin.
    Ja pra ai qe erdhie ne vende te Enverit tashme e realizoi misionin e tije.E dergoi shqiperin ne niveli Zero ndersa klasen e vet politiko shfrytzuese e beri milionere me parat e popullit.! Ky eshte ndryshimi.Sote shqiparia per nga niveli ekonomik i perket viti 1938 aty ku e la babai i Berishes Ahmet Zogolli.! Kshtu ky fare” burri” i beri edhe bustin duke i then ja une te ktheve ketu ku na le ti ne vitin 1938.!

    Reply to this comment
  6. turi June 23, 01:24

    Po ckini o njerez qe haheni kote,po vila e Ilirit po vila e Saliut.Kete pune e ndan kalamillja.Atyre qe u ka bere deme tja bejn demin.Se po pritet per drejtesi,vetem po u be ne boten tjeter

    Reply to this comment
  7. Azemi June 23, 06:52

    Populli duhet ta marre ne dore situaten te shkoj dhe ti zaptoj se me djersen e popullit jane bere keti vila mos I gezofshin u pafshin sherrrin njehere e mire keto fundrina.Edi Rama u ardht hakut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*