Bedri Islami
Nga shënimet e kohës
Kur, më në fund, je përballë tij e ndjen se e gjitha ajo që i ke thënë vetes deri në pragun e portës, ka qenë e kotë. Aty, në dhomën e tij të pritjes së miqve gjërat rrjedhin ndryshe, krejt natyrshëm. Pas pak, e di se këtu, edhe pse ke munguar prej kohe, je si në shtëpinë tënde. Kjo është mrekullia e çastit dhe e vazhdimësisë që të krijon patriarku i letrave shqipe.
Disa vite më parë, kur ambasadori më i mirëdashur i Republikës së Kosovës në Tiranë, z.Ramiz Lladrovci, më ftoi të shkonim tek Dritëroi – (për më tepër që në emër të qeverisë së Kosovës dhe të kryeministrit të saj, Hashim Thaçi, për ta falenderuar për gjithë kontributin e tij dekadash për Kosovën) – ndjeva se ky ishte një ndër fatet e veçanta, të cilin njeriu nuk mund ta ketë kurdo.
Më Dritëro Agollin dhe Sadije Agollin, njeriun pa të cilën është e vështirë të kuptohet gjërësia e një jete, kam patur fatin të takohem edhe më parë. Kemi folur për poezinë, për njerëzit e njohur të përbashkët, por më shumë se gjithçka tjetër, kemi folur për Kosovën. Dritëroi kishte ndjenjën e mrekullueshme të afërsisë së natyrshme me Kosovën, njerëzit e saj, të zakonshëm apo poetë të njohur, politikanë apo bujq të pasionuar. E folura e tij për Kosovën më habiste gjithnjë. Askush, bie fjala, nuk e dinte përceptimin e tij për një libër, një ngjarje politike apo përsonalitet të lartë: ishte 9 befasishëm dhe i veçantë. Ama, për Kosovën e dinte kushdo.
Nuk e di nëse ka një njeri tjetër i cili e meriton gjithësisht tërë mirënjohjen e shtetit të Kosovës, të të gjithëve, ashtu si Dritëroi.
E meriton nga njerëzit e zakonshëm, të cilët kanë gjetur aty një strehë të sigurtë, edhe në kohë të vështira. Një mik i imi i vjetër, pjesë e lëvizjes çlirimtare, Ekrem Jashari, së bashku me gjithë familjen e tij të madhe, prej më se 10 antarësh, e kishte aty shtëpinë e tij, ani pse dhomat mbusheshin plot me njerëz, me fëmijët e shumtë që lodronin nëpër studio dhe gërmonin nëpër letrat e vendosura në tryezën e shkrimit; aty kishin qendrën e tyre poetët e njohur , Azem Shkreli dhe Ali Podrimja, me të cilët, Dritëroi herë pas here ngacmohej duke i thënë: “Po ju ç’vini tek unë, unë jam socialist, pse nuk shkoni tek demokratët”, dhe qeshnin me shpirt; aty shkonin pjesë të rëndësishme të lëvizjes çlirimtare, ashtu si edhe liderë të lëvizjes paqësore, paçka se Dritëroi ishte më shumë mbështetës i luftës; aty, ndoshta pikërisht në atë dhomë ku ne po rrinim ishin shkruar reportazhet, ishin hedhur mendimet e analizat që do të botoheshin në shtypin e luftës dhe që ishin kushtrim.
Ambasadori pasionant i asaj kohe i Kosovës, Ramiz Lladrovci, i tregon Dritëroit se në Kosovë, njëri nga drejtuesit kryesorë të lëvizjes çlirimtare, Afrim Zhitia, i cili do të vritej i rrethuar nga ushtria serbe me 2 nëntor 1989, pak para se të ndodhte rënia e tij, nipit të porsalindur, i kishte vënë emërin Dritëro. Pra, nuk ishte një lidhje e tanishme, ishte më e hershme, ndoshta njëkohësisht me ngjizjen e historisë së re të Kosovës.
Dritëroi flet ngadalë, Ngre lehtë gotën e vogël me raki të mirë, e troket me gotat tona, thotë “gëzuar për Kosovën dhe për njerëzit e mire” dhe sjell në vemendje gjithë ata që ishin pjesë e jetës poetike të Kosovës, që nuk janë më, por që kanë mbetur në memorjen e tij. Disa prej tyre, si Podrimja apo Shkreli, janë miq të përbashkët, disa të tjerë janë të njohurit e vjetër të tij, përmes së cilëve ai e ka pasur më lehtë të njohë Kosovën, sepse asgjë nuk njihet më saktë se sa nga shpirti i poetëve. Ai flet ngadalë për vuajtjen e Podrimes nga vdekja e të birit, Lumit, dhe ende është i trazuar nga largimi i tij në një vend të huaj, si duke dashur të thotë se të gjithë ne, kudo që jemi, kemi të njëjtën dëshirë, të vdesim në vendlindje.
Dritëroi e ndjen dhimbjen e Kosovës për atë që ndodh sot atje. E ka të vështirë të kuptojë se si pesë burra, që tashmë duhej të ishin të pjekur politikisht, të paktën aq sa populli i tyre, ende e lënë vendin në këtë gjendje, me qeveri dhe pa qeveri, me shtet dhe pa shtet, me punë të mbara dhe të pabukura.
Nuk e di se si një klasë e tërë politike është ende e marrosur pas pushtetit, sa që nuk e di se kështu humbet besimi i të gjithë atyre që i kanë ndihmuar për të ngritur shtetin e tyre.
“Këtu, shton ai, duke folur në atë mënyrën e tij të veçantë, në këtë shtëpi e në këtë sallon, kanë qenë edhe Rugova,edhe Qosja, poetë të shquar e më pak të shquar, njerëz që në rrugë nuk do të flisnin qetësisht me njëri tjetrin, por këtu e kanë ruajtur njëri tjetrin, nuk e kanë dhënë. Mirëpo sot është ndryshe, ndoshta atëherë nuk kishin pushtet, tani pushteti të ngjitet”.
Ai hesht pak dhe shton:
“Të ishte për mua Kosovës i duhej sot një qeveri e gjërë, i duhet një bashkim mes PDK-së dhe LDK-së, dy partitë e mëdha të saj. Do të kishin sëbashku më shumë se gjysmën e parlamentit, shto edhe disa nga pakicat e pastaj serbët nuk mund të bëjnë çfarë të duan. Në Gjermani qeverisin bashkë, të majtë e të djathtë. Nuk ka pse të kemi në Kosovë një qeveri që bie viktimë e një liste serbe. Serbët, kur humbin, bëhen radikalë të mëdhenj”.
Dritëroi kërkon të dijë deri në imtësi se çfarë ndodh atje, cilin vizion mbart Albin Kurti, ku qëndron e veçanta e Ramush Haredinajt, çfarë ndodh në PDK-në e Hashim Thaçit, pse ka pengesa mes tyre, cili shkak i çoi në ndarje nga trungu Fatmir Limën dhe Krasniqin… I kërkon ata me ngulmin e një njeriu që e ka lidhur një pjesë të rëndësishme të jetës së tij me Kosovën dhe me njerëzit e saj atje.
Pastaj, dalngadalë, vjen një temë tjetër, gjykata e pazakontë e luftës së Kosovës, çka ai nuk e percepton se si njerëzit që mbrojtën një vend, që mbrojtën jetën, tani do të jenë të gjykuar dhe ndoshta të dënuar. Habitet se nga dolën të gjithë këto dëshmues anonimë, të cilët tash nuk janë emra, por numra, pseudonime, shifra. Dhe tregon një ngjarje nga e shkuara.
“Kur austriakët erdhën në Shqipëri, në luftën e parë botërore, ata mblodhën armët, por nuk i gjetën të gjitha. Në Kavajë, një njeri shkon tek autoritetet austriake dhe u thotë se fqinji i tij, që kishin jetuar bashkë, paska fshehur armë në një vend të shtëpisë. Ushtarakët shkuan atje, tek komshiu, përmbysën gjithë shtëpinë, jo vetëm vendin ku i kishte thënë ai por nuk gjetën asgjë. Atëherë shkuan tek tjetri, e vunë pas murit dhe i thanë: ne sot do të pushkatonim njërin: ose atë që kishte fshehur armët, ose atë që kishte mashtruar. Prej asaj dite askush nuk spiunoi më…- shton ai, si duke dashur të thotë se në këtë botë jallane, janë shtuar ata që për të fituar diçka për vete, nuk e kanë për gjë të hedhin në erë punën e ndershme të dikujt tjetër.
Ne heshtim dhe mendojmë për gjithë ato dëshmues të rremë që u përhapën anë e mbanë Kosovës, e kur nuk u mjaftoi ajo, shkuan edhe përtej saj. Por kjo është një histori tjetër.
Dritëroi na fton të mbushim gotat edhe një herë. Është një raki e mirë që sjell erën e vreshtave në vjeshtë, aq të shpeshta në poezinë agolliane.
Unë mendoj për dy gjëra të tjera: të paktë, shumë të paktë, janë ata në Shqipëri që në zemrën e tyre kishin bërë një vend kaq të madh për Kosovën sa bëri Dritëroi. Dy lirikët më të mëdhenj të letrave shqipe, Lazgushi dhe Dritëroi, janë ndër ata që gotat e para të dollive i ngritnin për Kosovën.
Është njëra ndër veçantitë e pazakonta të poetëve që ndjellin erën e së mirës, njekohësisht edhe erën e së ardhmes. Dritëroit i takon kjo veçori në përmasat më të mëdha të saj. Në vitet e para të përgatitjes së luftës së Kosovës, këtu, ku atëherë gjithçka dukej e largët, një plejadë e jashtëzakonshme e krijuesve, Shaban Sinani, Xhevair Spahiu, Moikom Zeqo, Neritan Ceka, Sabri Godo, Petrit Ruka duke pasur idhullin e tyre, Dritëroin, u përfshinë rëndshëm në përkrahjen e lëvizjes çlirimtare, duke u bërë në një farë mënyrë zëdhënësit e parë të saj, njëkohësisht, me të besuarit.
Dhe vij kështu tek gjëja e dytë e mendimit tim: ata nuk bënë asgjë për mirënjohje. E bënë nga shpirti. Por Kosova, njerëzit e saj, edhe më tej, duhet ta dëshmojnë mirënjohjen e saj. Më treguan se në një nga prvjetorët e pavarësisë së Kosovës, ambasadori i tanishëm i saj në Tiranë nuk kishte dërguar as ftesa në njerëzit që bënë shumë , pikërisht atëherë kur të tjerë strukeshin.
Në ditët e qeverisjes së shkurtër të Ramush Haredinajt, duke qenë mjaft i afërt me të, si njëri ndër këshilltarët politikë të qeverisë së Kosovës, u propozova që këto njerëz të majave të shkencës dhe të artit, bashkë me të tjerë që janë bërë njësh me historinë e re të saj, Gjokë Beci, Edmond Zhulali, Agim Doçi, Arif Vladi, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha,Rovena Dilo, të ftoheshin nga ai në Prishtinë, sepse kishin hisen e tyre në atë që kishte ndodhur. Haredinaj ishte i një mendje, për më tepër mendonte se ishin të vonuar. Njëri nga ministrat e tij, që ndodhej në bisedën tonë, ashtu trapatrupshëm, tha se njëherë të ftojmë këto tonët, pastaj ata nga Shqipëria. E pashë me përbuzje, më është dukur se i vëllai i tij dëshmor nuk e kishte dhënë jetën për këtë mendësi mburravece. Më vonë këtë e realizoi ish kryeministri Thaçi dhe, vlerësimin për mendjet e ndritura i nisi pikërisht në këtë banesë, te Dritëroi.
Tek Dritëroi është gjithçka ndryshe. Edhe qëndrimi, edhe biseda, edhe heshtja, edhe largimi. Nga të gjitha, ajo që të bën të keqardhur është pikërisht momenti i largimit. Në dhomën e pritjes, muret e së cilës janë tej e mbanë me piktura të jashtëzakonshme, mes të cilave një portret i Dritëroit, mos qofsha i gabuar nga artisti i shquar Ismail Lulani, të bën të mos ngrihesh, të qëndrosh edhe më tej, qoftë edhe kundër mirësjelljes.
Nuk e di se kur do të mund të kem fatin të jem përsëri pranë tij. Do të doja që një ditë të jem i ftuar , jo vetëm aty, por larg nga ajo dhomë, kur një gjimnaz a një shkollë e re në Kosovë, të ketë emrin e Dritëroit.
Sepse ai, ashtu si e deshi Menkulasin e lindjes, ashtu e do edhe Drenicën e Adem Jasharit. Ndaj, kur ngre gotën para largimit tonë, ai thotë ngazëllueshëm, “Bacë, po kryhet”.
Shtesë e tanishme :
Dritëroi nuk është më. As besnikja e tij, Sadija. Shpesh herë i kam thënë vetes, sa vite të historisë sonë mund të përmblidhen te një njeri i vetëm?
Nocionet shekullore për vlerën njerëzore ndryshojnë ngadalë, aq sa nuk mund të dallohet ndryshimi i tyre.
Asnjë shkrimtar i madh nuk është në gjendje të thotë ku përfundojnë kujtimet dhe ku fillojnë kujtimet.
Te Dritëroi Kosova ishte e njëjtë në dy pamjet e saj: edhe në kujtimet që ai barte, edhe në krijimtarinë që kishte ngritur.
Dritëroi kishte një zë të dytë, të destinuar vetëm për Kosovën. Kjo ishte edhe veçoria e dashurisë së tij.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Fishtoliget bejme gam gam se poet i kombit eshte vetem folkloristi Fishta.Nuk njohin as Naiminin,as …,as mo babaxhanin Dritore!?
Te lexosh portretin e Driteroit nga bedri islami,,eshte si te njohesh Enver Hoxhen nga Sefer Pasha.
Une vete nuk e kam njohur Driteroin.C`kam degjuar nga xha Gaqo.
Nje djale nga Opari 16 vjec dhe nje Menkulas Devolli moshatar u takuan ne Agjensine e udhetareve.
-shtyj bythet andej ti se ke bllokuar sportelin-i thote oparaku bashkemoshatarit! Keshtu u njojten ne veren e vitit 1948 Gaqo Veshi me Dritero Agollin,.Perfunduan te dy ne te njejten shkolle,ne te njejen klse,ne te njejten jetimore te konviktit te Gjimnazit Asim Zenjeli,,kane pire tre bota Raki,tre thase me kripe,me qofte zgare ne zyren e Niko Nikolles,.Here here ftohej per lezet tavoline edhe Qamil Buxheli,I ftuar i jashtzakonshem ishte edhe themeluesi i revistes hosteni,,Petro Marko,por edhe vargezuesi jo qeverritar K.th.Spiri.
K.th.Spiri,K.th Spiri/Nga poetet me i Miri.
Keta pyes une per Driteroi Agollin.
Hahaha o Demkë !!!
Je i madh për Zot e Perëndi !!!
Shkrim i bukur per shqiptaret e ndershem dhe te sinqerte,ndoshta jo per shkerdhokratet!
Even So Madheshtia e Dritero Agollit merit si reze dielli!
Pene ARTI-atdhetar se pari-Bedri Islami-DITET NJEMIJE-sjelle DRITERO AGOLLIN-*Poetin *GJENI ATDHETAR*-po e quaj une,sot 88 vjecar. me te jetuar nje jete nga *Dangellia Naimjane”ne Tirane,bere takimin e fundit ne vitet; Ai-KRENARI e Atdheut me krijimtarine e Tij,takuar une,ne shtepine e Tij si shkruani Ju, i nderuar Bedri,ne kulmin e jetes qe e perballonte ne shtratin e Tij,mes Tiranes, aty balleperballe me kolegun Isamail Kadarja,si BINJAKE;KRYEPENARIA e atdheut tone.* Une, Biri i *Dangellise Naimjane*,une,nipi Kapedan Vaso Dama -Micani-gjysh ne moshe,me Driteroin, ardhur nga tej Oqeani(nga Toronto pas vazes familiarisht emigrnte).bej nje vizite qe do te mbetej e paharruar tek Dritero Agolli,me AMANETIn e Dajo KAPEDANIT-Vaso Dama-Micani,Ai ndare me Driteroin per te fundit herre,mes Frasherit, ne festimin e *DITES se Naimit*-25 Majin…1992,pritur Dritero Agollin mes “Frasherit Naimjan”. te pa harruarin Dritero Agolli-pasur ne krah ne vite, pas kujtimeve te tij,si gjysh kaluar te 90tat,pas asaj bisede te kendeshme me, jep per-Dritero Agollit- nje shishe RAKI-ziere ne Micanin e”Dagellise Naimjane”-me te,te perjetuar Vite kaluar se bashku DRITEROI ne cdo feste nga*24 Maji e 29 Nendori”- krah DRITERO Agollin,Ai- *Luftetari i Shekullit*,Biri i *Dangellise Naimjane *Vaso Dama-Micani-nis rrugen e LUFTETARIT atdhtar-buzequmesht ne vitin 1913t3, mes cetes se-Kapedan Jano Xhoga-Zavalanit-(imi- Gjyshi).qe do te mbetej deshmimtari i gjalle nje jete xha Vasua, treguar ate herroizem mes-Dangelli-Shqerise-Ceta e-Kapedan Janos P Xhoga Zavalanit-dhene jeten per PV.e Atdheut tone,sulmuar fqinjet jugore,… Pergjigjen Dhene-atdhetaret tane,mbrojtur PV e Atdheut,sa shpallur i Madhi Iasmail Qemali me shoke. Lavdi te perjeteshme marre.
**.Kujtim te paharruara marre une,nga Driteroi ne ate bisede mes shtepise tij ne Tirane,sjelle kujtimin lene amanet Kapaedan Vaso Dama ,nga Micani me FRASHERIN e Dangellise, une,ardhur nga tej oqeani,vizituar te madhin DRITERO nje vit para ndaries nga jeta.ate kujtim te paharruar marre,si TREGONI ju i nderuar PENE -Atdhetar-Berdi Islami,qe ju falenderoj une 88 vjecari *Pasarddhes veterani*me mbi 100 Bashkeatdhetare nga Torontua prane, ju urojme- DITET NJEMIJE- ju dhe PERJETERSI te Madhit Drietero Agolli.
..Toronto o5-02-2024. Me ne krah-“Pasardhes veterane e Bashkeatdhetare-emigrante- ju Falenderojme.
O Bedri Islami! Pse i fute grure e egjer ne nje thes? Gruri shqiptar, si Driteroi, eshte tjeter, e egjra “shqiptare” e Kosoves eshte krejt tjeter, madje, ti Bedri Islami, e veçon me emra e mbiemra egjren e Kosoves “shqiptare”, qe e krijuan dhe e ruajne po ata “emra e mbiemra” dhe pasardhesit e tyre “kosovare” edhe sot e kesaj dite dhe “fidanet” e asaj egjre “shqiptare” jane deshmitare kunder lidereve te UÇK ne Hage… Prandaj, te gjithe ju “analistet” e andej Drinit, beni mire qe te mos i beni bashke grure e egjer “shqiptare”… Eshte detyre e shenjte shqiptare te ruhen vlerat dhe mbeshtetesit e UÇK, pa i rrethuar e perzier me egjren shqiptaro-titiste e neo-titiste “kosovariste”…
Kaq poshte ka rene Shqiperia?!…
DRENICA E KUQE
Ky Bedriu nuk na jep oren e dites kur e ka bere kete takim me Dritero Agollin.Dihet qe Driteroi hiqte nga ndonje gote por gjate dites beheshin disa “ndonje gote” dhe kuptohet sa I kthjellet mund te jet burri. Thelbi I shkrimit nuk eshte Dritero Agolli por HAshim Thaci.Ti Bedri jeton ne nje vend europian.Shko ne gjykaten e Hages dhe mbro Thacin ,ne ke bythe.Ndryshe ha e pi parate qe te jep djersa e europianeve.