Një botë imagjinare brenda një llampe, artisti shqiptar ”pushton” mediat e huaja

Redaksia Online June 12, 2013 09:34

Një botë imagjinare brenda një llampe, artisti shqiptar ”pushton” mediat e huaja

Objekte të famshme të qyteteve të botës në miniaturë, pemë apo njerëz dhe porosi. Një botë imagjinare brenda llambave. Kjo është kryesisht puna e artistit Adrian Limani.

Me prejardhje nga një vend i vogël siç është Presheva, qyteti i shqiptarëve në jug të Serbisë, Limani ka arritur ta kthejë vëmendjen tek vetja.

Fotografi të ndryshme dhe idetë e tij për t’i bërë bashkë ato që në realitet duken surreale, e kanë bërë të famshëm nëpër botë.

”Daily Mail”, “The Sun”, “Telegraph, “The Australian”, i kanë kushtuar mjaft hapësirë punës së tij.

“Intervista e parë ka qenë për një revistë të njohur botërore që është angleze dhe nga aty, gazetat e mëdha e kanë parë intervistën e më kanë publikuar shumë gazeta të tjera. Normalisht që kur një gazetë e njohur si “Daily Mail” ose “The Telegraph” publikon punën time dhe një intervistë që bën, atëherë normalisht njeriu ndihet shumë mirë”, thotë Limani.

Adriani, ka edhe objektiva të tjera, përveç fotove dhe studion në Tetovë për shkenca kompjuterike.

“E kam një dëshirë që të bëj një ekspozitë personale, qoftë në Prishtinë ose në Tiranë dhe shpresoj që kjo të realizohet me ndihëm e institucioneve kulturore”, thotë Limani.

Adriani është parë nga larg, por jo nga afër. Ka ambicie dhe vlerësime për botën e tij imagjinare, por tani është i vetëm në botën e realitetit. / Top Channel

1234

Redaksia Online June 12, 2013 09:34
Komento

1 Koment

  1. Joni June 19, 10:11

    Urime, shume pune e bukur artistike dhe domethenese. Vertet shume e bukur dhe interesante.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*