Një brengë për Kadarenë

February 3, 2016 14:22

Një brengë për Kadarenë

Letër e nënshkruar,

Bujar Cani

 

DITA, kam respekt e mirënjohje për shkrimtarin e madh, por një brengë kam në shpirt për Ismail Kadarenë, që dua t’ia them: Asnjeri në botë, asnjë forcë, pushtet apo hall, nuk të detyron të shkruash atë që nuk ta ndjen zemra apo shpirti, e sidomos kur je shkrimtar, poet, publicist apo njeri i letrave. Dhe ti Ismail, njeri i nderuar dhe i respektuar nga unë, por edhe nga shqiptarët në të gjitha trojet shqiptare, nuk të detyroi kush të shkruash e t’i bësh elozhe Enver Hoxhës (jo se nuk i meritonte ato gjëra që ti ke shkruar, për burrin më të madh që ka nxjerrë kombi shqiptar), Partisë së Punës të Shqipërisë, realizmit socialist, dhe po i kujtoj disa pasazhe të shkurtra nga këto poezi:

Ku t’i kërkoj rrënjët e tua Parti / ajo shtëpi e thjeshtë që ngrihet më e madhërishme se kalatë / të të vrasin ty / duhet të rivrasin të rënët.

A ka më bukur se kështu? A ka fjalë më të bukura, më të madhërishme, të dala nga shpirti e zemra e Ismail Kadaresë për Enver Hoxhën dhe Partinë e Punës, a mund të hidhen poshtë e të mohohen këto fjalë? Nuk e besoj kurrë se në ndërgjegjen e brendshme të Kadaresë mund të jetë bërë pishman për këto që ka shkruar e ka thënë. Sepse nuk e besoj dhe nuk dua ta besoj se Kadareja, ky kolos i letrave shqipe, mund të ketë qenë në kohën e realizmit socialist… shkrimtar oborri.

February 3, 2016 14:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*