Alarm fals për eksploziv pranë RTSH-së

March 15, 2015 13:31

Alarm fals për eksploziv pranë RTSH-së

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje njësitë anti-eksploziv të kryeqytetit ditën e dielë.

Qytetarët kanë njoftuar policinë kur kanë parë një valixhe të dyshimtë pranë Radio Televizionit Shqiptar.

Policia rrethoi zonën ku është gjetur valixhia, por rezultoi se alarmi ka qenë fals.

Pas është hapur, në të janë gjetur vetëm ca letra.

Edhe ditën e djeshme pati një alarm për bombë në Tiranë, kësaj radhe në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”.

Uniformat blu u sinjalizuan nga qytetarët, të cilët panë me dyshim një qese të mbështjellë me letër ngjitëse, të hedhur pranë një dyqani, jo larg zyrave të Prokurorisë së Tiranës.

Nga kontrollet e kryera rezultoi se brenda plastmasit ka pasur vetëm mbeturina.

Ndërsa një javë më parë, një alarm i ngjashëm vuri në lëvizje strukturat policore të kryeqytetit pas gjetjes së një çante tek parku “Rinia”.

Bëhej fjalë për një çantë blu sportive, që pas shpërthimit të kontrolluar nga forcat xheniere rezultoi të kishte  brenda gazeta e letra dhe asnjë lëndë shpërthyese.

 

bomba

March 15, 2015 13:31
Komento

2 Komente

  1. varthi March 15, 14:07

    Nuk ka asnjë dyshim se akte të tilla nuk janë rastësore. Prapa tyre qëndron një mendje djallëzore që kërkon të destabilizojë vendin ose, më e pakta, të krijojë ndjenjën e pasigurisë dhe panik te qytetarët. Është detyrë e policisë të zbulojë autorët dhe kush qëndron prapa tyre, kurse prokuroria t’i klasifikojë si terror psikologjik dhe të japë dënime të rënda për ta. Një person që nuk arrin dot ta vrasë dikë, dënohet për tentativë vrasjeje. Po kur një person terrorizon jo një, po gjithë qytetarët, nuk është akt më i rëndë? A mund të vijojë të jetë student ai i riu që la një çantë me shkrimin “Mos e prek!”? Më e pakta, duhet përjashtuar nga Universiteti Politeknik dhe i duhet hequr përjetë e drejta për të studiuar në shkollën e lartë. Kurse drejtësia duhet ta kishte mbyllur në burg. Mjaft me masat edukative të kohës së Enverit ndaj shfaqjeve të huaja.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 15, 22:27

      Drejt varthi ? Qëllimi i këtyre çantave mashtruese është lodhja dhe mërzitja e policisë, shkrehja e vigjilencës së saj nëpërmjet “alarmeve fals” dhe , kur të gjykohet se ky qëllim është arritur do të vihen në funksionim eksplozivët e vërtetë! Çfarë u bë siç thotë “varthi” me atë studentin te Taivani? Shihni se pas tij mund të jetë “një nxitës i zi” dhe jo tekat e një tralalaje studentore! Nderime varthi !

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin