Një “Carmen” shqiptare në “Opera Viva”. Kritika zvicerane e impresionuar

August 27, 2018 16:40

Një “Carmen” shqiptare në “Opera Viva”. Kritika zvicerane e impresionuar

Festivali tradicional i operës “Opera Viva” u mbajt nga data 27 korrik deri më 11 gusht në kantonin më të madh të Zvicrës, Graubunden. Pjesë e saj ishte edhe opera Carmen, një nga më të njohurat e kompozitorit francez George Bizet.

Për rolin kryesor, atë të Carmen, u zgjodh mexosopranoja e njohur shqiptare Flaka Goranci, interpretimi i së cilës u vlerësua maksimalisht nga kritika zvicerane.

Kritika cilësoi në gazetën “Sudostscweiz” se  “kush merr përsipër këtë rol, duhet të lërë gjurmë të mëdha dhe të luajë po aq mirë sa edhe këndon. Flaka Goranci ka talent të lindur për aktrim”.

“Natyrisht, pas një kritike të tillë kush nuk do të ndihej mirë. Për mua ka qenë një kënaqësi, një aprovim i gjithë asaj pune, i gjithë përkushtimit tim, por ka qenë edhe një vlerësim mjaft i rëndësishëm sepse të marrësh një kritikë për një rol si Carmen, një rol mjaft kompleks, ka qenë një mrekulli”, u shpreh Goranci.

Carmen është një ndër rolet më të vështira për një mexosoprano, pasi kërkon njëherësh jo vetëm pjekuri vokale, por edhe aftësi interpretative.

“Normalisht që pjekuria vokale arrihet me eksperiencën. Opera “Carmen” është një teatër e pastaj është një opera, ndaj për mua tingëllon mjaft impresionuese mundësia që të këndosh një Carmen, sepse mund të gjesh shume gjëra, të cilat mund t’i kombinosh mjaft bukur”, vijoi më tutje ajo.

s.a/dita

 

August 27, 2018 16:40
Komento

1 Koment

  1. Guri Naimit D(Dh Xhoga) August 27, 22:48

    Flaka-FLAKE AYDHETRE Gorenxa tu befshin ditet NJEMIJE qe na nderon me ato arritie atdheun tone te shumevuajtur keto 27 vjet qe duam te shkojme ne Europe po “djajte”tentojne drejt gropes.
    me arrituen tende sa atij kolektivi realizuar ate veper ARTI i treguar Frances dhe BOTES gjenialitetitn e GENIT SHQIPTAR. urrate pac se gjysh 83 vjecar jam une qe te uroj nga tej oqeani…shkuar nga HALLI.

    Pasuesi Veteren;83 vjecari:
    Toronto27-08-2018 Guri Naimit D.(Dh.Xh)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*