Një çift gjendet i mumifikuar nën akullnajë pas… 75 vitesh!

July 18, 2017 16:37

Një çift gjendet i mumifikuar nën akullnajë pas… 75 vitesh!

 

Një çift që ishte zhdukur që prej 75 vitesh në masivin e Diablerets, në jug të Zvicrës, u gjend i mumifikuar nën dëborën e një akullnaje në lartësinë 2 615 metra, njoftoi media zvicerane.

“Trupat e konservuar në mënyrë perfekte ishin pranë njëri-tjetrit, me çantat e tyre në shpinë, një shishe uji, një libër dhe një orë”, tregon për të përditshmen “Le Matin”, drejtori i zonës së skive në “Akullnajnën 3000”, Bernard Tschannen.

Ishte një nënpunës i këtij stacioni që bëri zbulimin të enjten e kaluar në mbrëmje, pranë teleferikut të Domit.

“Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua që mbanin veshje të Luftës së Dytë Botërore”, vazhdoi Tschannen.

“Akulli i ka ruajtur në mënyrë perfekte dhe mjetet e tyre ishin të paprekura”, vazhdoi ai.

Drejtori i kompleksit të skive mendon se çifti me shumë mundësi mund të ketë rënë në ndonjë gropë dhe trupat janë shfaqur më vonë për shkak të ngrohjes klimatike.

Policia do të zhvillojnë një kërkim nëpërmjet ADN-së, por sipas “Le Matin”, që citon njërin prej shtatë fëmijëve të çiftit, bëhet fjalë për një këpucar 40 vjeç dhe një mësuese 37 vjeçare, që ishin larguar më 15 gusht 1942 nga fshati Kandolin për të ushqyer bagëtinë në male.

Ata duhej të ktheheshin në mbrëmje, por pas dy muaj e gjysmë kërkime të pafrytshme, shtatë fëmijët që ishin bërë jetim u vendosën në familje pritëse.

“Ne kemi kaluar jetën tonë duke i kërkuar pa pushim. Nuk e mendonim se një ditë do t’u jepnim varrimin që meritonin”, tregon Matin Marceline, që ishte vetëm katër vjeç kur prindërit u zhdukën.

July 18, 2017 16:37
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 July 19, 09:10

    “fshati Kandolin”????
    Chandolin-shkruhet
    Shandola-shqiptohet!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*