Një çikë turp duhet t’ju vijë!

December 18, 2019 23:23

Një çikë turp duhet t’ju vijë!

Një kafe në të njëjtën ditë të javës na bën bashkë, gjeologë e sizmologë, inxhinierë nafte dhe minierash që mbartim mbi supe peshën e kontributit të madh për zbulimin dhe vënien në eficiencë të pasurive me vlerë të veçantë. E përjetuam edhe ne me shumë dhimbje e solidarizim tragjedinë e tërmetit. Përveç targjedisë shumë të dhimbshme njerëzore, na revoltoi vizioni i paqartë, por edhe sjellja e liderëve politikë, që po të përdornim shprehjen e Nolit, do thoshim “Në mes të Dijes, politikanë që bëjnë si të pa nxënë”.  Në gazetën tuaj dhe në ndonjë gazetë tjetër janë ngritur në ecuri mjaft probleme të mprehta të inkompetencës dhe papërgjegjshmërisë, strukturat e shtetit kanë përdorur hilenë e politikës “mos u përgjigj që masa e njerëzve të besojnë se janë pa rëndësi”.

 

*****

U përmbytën ekranet nga opinionet e sizmologëve grekë, italianë, duke u përpjekur të gjendet edhe ndonjë japonez që t’ju thotë “flini rehat se pasgoditjet e tërmetit nuk do t’ju bëjnë dëm tjetër dhe do vijnë  duke u shuar”. Duhet të dilte vet profesoresha, që i ka bërë e i bën shumë nder vendit, që ta merrte vesh  mbarë vendi se sa vlerë të madhe ka fjala dhe mendimi i saj edhe për situatën katastrofike që krijoi tërmeti. Arsyeja se përse politikanët e lartë i injoruan specialistët e shkëlqyer që kanë ndërtuar dhe zhvilluar fushat më të rëndësishme të vendit për një periudhë të gjatë, është e qartë për të gjithë, sepse do dilnin pasojat  në shesh. Madje ata as nuk ftohen për të dhënë një mendim. Kjo gjë e bën gjithkënd të pezmatohet thellë.

Gjithë ky tërmet që lemerisi kaq njerëz a nuk ju bëri të reflekroni më thellë edhe ju gazetarët ?!

Në kohën kur punoja në  Komitetin e Shkencës dhe Teknologjisë, isha në një sektor që kish lidhje të drejtpërdrejt me Qendrën Sizmologjike që po ngrihej e konsolidohej vrullshëm në vitet ’80 të shekullit të kaluar. Ajo ishte meritë e veçantë e Prof. Sulstarovës, por edhe e profesorëve Aliaj, Muço e Koçiu, të cilët shfrytëzuan mjaft mirë kontributin që ofronte PUNUD-i e organizatat e tjera të OKB dhe të arrinte në pragun e viteve ’90 të ishte Qendra sizmologjike më e avancuar në rajon. PNUD-i atëherë e kishte përparësi të kontribuonte në Shqipëri. Falë këtyre përpjekjeve u bë e mundur jo vetëm kompletimi me aparaturat e Sizmologjisë por edhe përvetësimi i përvojës së shteteve më në zë për sizmologjinë (Japoni, etj.). Po deshët pyetini edhe grekët edhe italianët, madje edhe japonezët. Me natyrën e tyre prej intelektuali të mirëfilltë, në relacionin për përvojën e marrë dhe rekomandimet për sizmologjinë, profesorët e nderuar nuk harronin të sugjeronin sipas rastit edhe për përvojën e  organizimit dhe funksionimit të administratës qendrore në këto shtete. Po përmend modelin e administratës së ministrisë së industrisë (por edhe të ministrive të tjera) të Japonisë, ku specialistët punësoheshin mbi bazën e një konkursi të fortë dhe pas kësaj askush nuk mund të largohej politikisht.

Që nga specialisti i thjeshtë deri tek zëvendësmistrat zgjidheshin nga stafi ekzistues mbi bazën e aftësive. Vetëm ministri ishte politik.

E dinë të gjithë, edhe ata  gazetarë që janë arsimuar pas vitit 2007, se pas këtij viti u fshi nga faqa e vendit infrastruktura e instituteve që kanë mbajtur në këmbë e zhvilluar fushat kryesore të jetës së vendit. Dhe këto infrastruktura u fshinë prej niveleve të larta të politikës, madje nga ata  që mbanin para emrit titullin Profesor, por që, për ironi, këta profesorë nuk u prononcuan asnjëherë edhe për fushën e tyre të shkencës e teknologjisë. As edhe këshilltarët dhe ekspertët që mbajnë afër kryeministrat dhe ministrat me tituj e patituj, nuk përmendën asnjëherë mungesën e Instituteve përfshirë edhe ata të ndërtimit, as pse u katandis kështu Instituti i Sizmologjisë, pa asnjë investim, që i kanë mbetur vetëm aparaturat tashmë të amortizuara fizikisht e moralisht. Prandaj këta këshilltarë  nuk bën zë fare p.sh. edhe  për privatizimin.

Të duket sikur trembeshin nga ironia e ish ministrit polak të privatizimit Janusz Lewandowski, i cili praktikën e privatizimit të pronës në vendet postkomuniste e formulon: “Privatizim është kur dikush që nuk e di se kush është pronari i vërtetë dhe nuk e di se çfarë është vlera e  vërtetë,  shet diçka për dikë që nuk ka pará”.

Kompetenca profesionale e instituteve të kësaj kategorie është e pazëvendësueshme edhe për kontratat koncesionare, ku shkeljet janë më se evidente si gjatë lidhjes dhe realizimit të tyre, domosdoshmëri kjo që shteti të realizojë si duhet rolin e tij kontrollues. Me këto institute nuk do kish ndodhur ai privatizim fatal i ARMO sh.a. dhe ai degradim i lidhjes dhe realizimit të marrëveshjeve hidrokarbure. Heqja e Institutit të Naftës jo vetëm dobësoi kontrollin për marrëveshjet, por la në errësirë edhe rritjen e perspektivës naftëgazmbajtese të vendit. S’ka nevojë të ironizosh, mjafton të përmendësh se në zbatim të Ligjit të ri “Për Hidrokarburet” dhe  vendimit të marrë, Instituti i Naftës duhet të ishte ri-ngritur në shkurt të viti 2017, por as nuk ka ndërmend të ngrihet edhe pas tre vitesh. Kujt i duhet bërja e ligjeve, kur ata që duhet të përgjigjen e dinë se ato nuk zbatohen. Që të ketë sukses në punën e këtij Instituti  duhet të trashëgohet edhe përvoja shumë e çmuar që kanë specialistët e vjetër. Natyrshëm lind pyetja: – mos e  pengonte korrupsionin prania e instituteve dhe ata duheshin fshirë me një të rënë të lapsit?  Kjo mund të jetë edhe objekt i gazetarisë investigative.

Me qenëse thelbi i kërkesave që ka mbarë populli ndaj shtetit është ekonomia dhe siguria, si ka mundësi që nuk bëni një vlerësim të të gjithë aktivitetit mediatik të medias së shkruar dhe asaj vizive, se sa përqind zë analiza (apo vetë si informacion) për ekonominë dhe sigurinë në median vizive dhe të shkruar. Nga ajo që prodhoni si media duket sikur iu thoni njerëzve “ushqehuni me politikë!”. Këtë vlerësim e bejnë rregullisht dhe thellesisht mediat e vendeve të rajonit dhe Transparency International, OECD, etj.

Prandaj ju gazetarët, nuk keni pse të sëkëlldiseni duke u përpjekur për të gjetur kohën që t’i merrni mendimin  një profesori grek apo italian, të cilët, të lënë përshtypjen sikur janë në siklet, gati sikur do t’ju thonë se “neve po i referohemi konkluzioneve të profesorëve të nderuar shqiptarë të sizmologjisë”. Edhe në vitin 2010 rezultatet e studimit të fundit të tyre u botuan nga Academia e Shkencave nën titullin “Sizmiciteti, Sizmotektonika dhe vlerësimi i rrezikut sizmik në Shqipëri”, i cili rekomandohet të përdoret për rishikimin e kodeve sizmike në Shqipëri.

Madje profesorin e shquar gjeotektonist Shyqyri Aliaj mund ta gjeni fare lehtë çdo mëngjes duke ecur qetë tek Liqeni Artificjal i Tiranës, se ja kërkon mosha. Ai nuk bie në sy sepse është modest, flet shtruar, fjalë pak por konciz dhe i saktë në mendimet për sizmologjine e vendit dhe për mikro e makro pllakat tektonike. Këto cilësime do t’i bënim edhe për sizmologun Prof. Siasi Koçiun, që fare lehtë me anë të SKYPE, WhatsApp ose Viber mund të lidheni me të në SHBA, ku jeton.

Ndërsa për të ndjerët Prof. Eduard Sulstarova dhe Prof. Betim Muço, me pak njerëzillëk, mund t’ju çoni online nga një buqetë me lule në varret e tyre. Kjo do të ishte në nderin tuaj!

 

Vlashi Laçka – në pension / Botuar në DITA në rubrikën “Letër Kryeredaktorit”

 

December 18, 2019 23:23
Komento

12 Komente

  1. intelektuali December 19, 08:11

    Vlashi Laçka – në pension :

    SIZMOLOGJIA “FANAR” NUK MUND TE SHPETOJE SHTETIN “RRUMPALLE”

    sepse:

    Sizmologjia famoze enveriste shqyptare e Kohes se Qepes e partise se Punes nuk mund t’I shpetonte dot 51 viktimat qe la pas termeti i Zotit i 26 i nentorit qe ishin krejtesisht nga:

    INJORANCA TOTALE NE DREJTIMIN E SHTETIT

    28 viktima ne Thumane Edvin Kaqoli dhe Edvin Megalomani pa shkolle dhe pa arsim i dergoi drejt vdekjes se sigurt me urdherin e tij personal, te regjistruar me ze dhe figure, ku u tha bashke me “Biben” e Rilindjes, Olta Xhacka te ktheheshin ne banesat e tyre te shkaterruara nga termeti i shtatorit qe e kishte parashikuar me pare sizmologu grek ne Selanik dhe Presidenti Fallxhor shqyptar, por jo sizmologet tane te Enverit me fame nderkombetare.

    prandaj:

    SIZMOLOGJIA “FANAR” NUK MUND TE SHPETOJE SHTETIN “RRUMPALLE”

    Shiko se cfare llogjesh budalli hedh ne media Prokuroria Karagjoze e Edvin Kaqolit:

    “…Pronari i hotelit ne Plazhin e Durresit shpallet kriminel dhe vrastar me paramendim, sepse e ka ndertuar hotelin pa projekt apo studim gjeollogjik dhe sizmik…”

    Por keta prokurore karagjoze te Edvin Kaqolit harrojne te shtojne se ndertesa ngjitur perpara “hotelit vrastar” ne drejtim te detit eshte po keshtu e ndertuar totalisht mbi reren e Plazhit, qendron si “shkemb graniti” dhe nuk e ka gjetur gje fare nga termeti, per cfare projekti dhe studimi gjeollogjik apo sizmik behet fjale atehere?

    Nga ana tjeter raporti i Prokurorise per “vilen vrastare” te familjes Lala konkludon si dacibao enveriste:

    “…Eshte e vertete qe “vila vrastare” qe shuajti poshte renojave familjen Lala ka pasur dokumenta dhe leje ndertimi perfekte, madje eshte leshuar nga shteti edhe leje shfrytezimi, por mungon projekti i konstruksionit dhe kryefamiljari ka firmosur nje deklarate qe ne rast termeti pergjegjesine per pasojat do ta mbaje ai vete…”

    KJO ESHTE NJE PROKURORI KARAGJOZE NE SHERBIM TOTAL TE SHTETIT KARAGJOZ.

    prandaj e ritheksojme:

    SIZMOLOGJIA “FANAR” NUK MUND TE SHPETOJE SHTETIN “RRUMPALLE”

    Tung!

    Nga:

    intelektuali

    Reply to this comment
    • Niku December 19, 21:49

      Ore t’i I luajtur mendsh, gjithmone helmin tend do te durojme?! Raca e jote e beri Shqiperine në kete gjendje, dhe akoma nuk jeni te ngopur. Autori I shkrimit ka shume te drejte në ato qe shkruan dhe pergjegjes jane politikanet qe nuk kane asnje ndjenje kombetare, si dhe brejtesit si puna e jote. Nuk me vjen keq qe ke lindur me pjese te trurit qe nuk te funksionon, por me vjen keq qe do te vdesesh në kete menyre, dhe duke bezdisur te tjeret.

      Reply to this comment
      • intelektuali December 22, 21:58

        Niku me gjethe fiku i Partise:

        Helmin tregoja staeme qe te ka lindur cyryk me nje derrase mangut,

        sepse:

        A KA HELM ME TE MADH SE I EDI RAMES QE VRAU 51 VETE ME TERMETIN E 26 NENTORIT, 28 I VRAU ME DOREN E VET NE THUMANE KUR I GARANTOI TE KTHEHESHIN NE BANESAT E TYRE TE SHKATERRUARA NE SHTATOR.

        He mo race e keqe veremlie, idiot i lindur cyryk, ritur me bajgat e bagetise

        KUSH ESHTE HELMI QE VRAU 51 VETE POSHTE RENOJAVE TE TERMETIT?

        Reply to this comment
        • Niku December 24, 12:05

          “Intelektual” leshi qe ja ben qejfin vetes. Une nuk merem me politike, keshtu qe jam I qete pa vrer. Ti gjithe diten ri para kompjuterit dhe vrerin qe ke grumbulluar gjate kohes se burgut, na e kalon neve qe nuk ta kemi borxh. E kupton o tru I manget se cfare je duke bere?! Po ndyen komentet me shkrime ekscentrike dhe skizofrenike, per te cilen lexuesit nuk ta kane borxh. Do te thuash qe ne qe bezdisemi te mos I lexojme. Ok, por ketu ka nje problem, qe leximin e bejme per qejf dhe jo se jemi te detyruar. Keshtu qe kur dua te perfitoje dicka nga leximi, me futet mendimi yt si nje mut qe qelb ere. E kuptove o njeri i manget ? Per burgun qe ke bere ti, nuk ta ka borxh njeri, prandaj mbylle halene se jeta eshte e shkurter. Vemje!

          Reply to this comment
  2. Vasili December 19, 11:11

    Vlashi more vlasi,ke harruar kryesoren,teorine dhe praktiken e relativitetit cfare thote.
    Kur ketu tek ne bie cdo dite termet 10 ballesh shkaktuar,nga bandat e kullave te errta te Saliut dhe metes,qe rane nga malet dhe pushtuan me zulmen e egersise injorances,shpifjes,cdo qelize institucioni dhe territori te ketij vendi,shoqeruar me kam kumet shurdhuese dhe helmuese te medias se shitur,duke e denatyruar dhe shperfytyruar krejt kete vend,ahere si mundet qe qytetari,te mbaje mendjen tek termeti natyror 6 ballesh.
    Prandaj dhe profesoret e nderuar te sizmologjise natyrshem qe,njeri tja mbath andej nga liqeni,kurse tjetri nga Amerika,per tju shmanguar sado pak termetit cfaroses qe shkaktojne cdo dite bandat e kullave te errta te vicidolit dhe cepanit,ku stehohet vesi me i ndyre dhe ekstrem njerzor .

    Reply to this comment
  3. katarakti December 19, 21:32

    Eshte shume e vertete ajo qe thote specialisti me siper. Perveç qe u shkaterrua gjithçka me vlere qe ishte ndertuar gjate 45 viteve komunizem, u hodhen poshte me perbuzje edhe gjithe ajo armate njerezish te mesuar, qe i ndryshuan faqen vendit. Vendin e profesoreve te dalluar, inxhinjereve te shquar etj etj e zune disa te dale nga disa universitete skarco si Kristali me shoke. Dhe per me shume gjithe kjo armate specialistesh u la ne harrese gjate ketyre 30 vjeteve. Perpara e nxirrnim dhe e shfrytezonim psh naften vetê, sot therrasim shoqeri te huaja, qe te na e grabisin. Kushtu edhe ne te gjithe sektoret e tjere. Duket sikur kemi vajtur perseri ne vitet e fillimit te shtetit shqiptar, kur nuk kishim fare njerez me shkolle te larte dhe eksperience. Keta njerez te harruar gjate ketyre 30 vjeteve nuk i gjen më as ne profesionin e tyre, por as ne ministri dhe as ne parlament. Ngado sheh vetem çupelina seksi dhe djemka me vathe ne vesh. Keshtu perfundoi Shqiperia. Nga Berisha, Nano, Meta dhe Rama!

    Reply to this comment
  4. Gezimi December 20, 11:24

    O Lacko, ate titullin tend “Nje cike turp duhet t’ju vije” mos ja drejto sizmologeve se nuk ka dale der sot askush te parashikoje termetet. Ate titull drejtoja qeverise Rames qe ka zhdukur ate Fondin e Emergjences. Mjaftoi vetem nje fakt : 1 milion Euro “te avulluar” te destinuara gjoja per qente kerkues qe nuk u pane gjekundi. Kaq e veshtire te gjendet kush i ka “avulluar” ato 1 milion Euro?

    Reply to this comment
  5. inxhinjeria December 20, 23:37

    Per ty o Vlash qe thua si nuk ju vjen turp edhe permend ata profesoret e shquar por a e di ti more Vlash qe keta profesoret e shquar si nuk ju erdhi pak turp qe te permendin edhe gjeolog te tjere te shquar te fushes se Tektonikes apo Seismologjise ?
    Po a e di ti se keta profesoret e shquar e kishin bere Seismologjine si ta kishin pronen private edhe nuk lejonin njeri mbi veten por duhet qe vetem ata te kendonin pamvarsisht se kontribute te medha kane edhe gjeologe te tjere shume me te mire se keta qe shkruan ti more Vlash.
    Po cfare kujton more ti se nuk i dine njerezit te vertetat e asaj kohe se si ka qene fusha e gjeologjise qe sa e sa gjeloge te shquar ne vitet 1990 u perzune e u lane pas dore edhe mbeten keta qe permend ti more Vlash, po kush i la pas dore ja keta profesoret e medhenj qe ben cfare donin e perfituan sa kishin mundesi kur te tjeret u hodhen ne rruge..
    Kjo eshte Shqiperia Vlash, di ti ca gjera por di une me shume se ty, po hajt mo sa fjal aq te mira qofshin.

    Reply to this comment
    • info analitike December 23, 15:25

      Fatkeqesisht akoma sot vazhdon kjo qasje e me vjen shume keq saqe nganjehere u them, po ju nje grusht njerezish te kualifikuar keni mbetrur ne Shqiperi dhe ashtu pak nuk shkoni dot dakord po grindeni si macja me miun.

      Reply to this comment
  6. mona December 23, 19:27

    Eshte per te ardhur keq por realiteti eshte qe ne fushen e gjeologjise edhe te seismologjise ka patur shume xhelozira por nuk do ta teproja qe edhe punet qe jane bere nga gjeologe seismolog apo tektonist apo te gjeologjise inxhnjerike nga gjeologe te ndermarjeve gjeologjike ne rrethe me shume eksperience edhe produktivitet qe jo titullin profesor qe nuk e moren por u hodhen ne rruge ose emigruan edhe punet e tyre edhe te qindra gjeologeve
    Profesoret qe permenden ne artikull jane njerez me kontribute ne fushen e tyre por ata e dine mire se ka patur edhe me te zote se keta por xhelozia e tyre edhe si te thuash nje lloj kontrolli beri qe keta me menyra te tjera te mbaheshin si baballaret nderkohe qe nuk jane te tille e kesaj fushe edhe realiteti eshte ky qe gjithmone keta krijonin ambient qe ti largonin njerezit edhe jo ti afronin per te miren e shqiperise keshtu qe edhe sot kjo fryme vazhdon MOSMIRENJOHJA.
    Profesorja e nderuar Luljeta Bozo e permendi qe nuk ka organizim por edhe ajo ne njefare menyre eshte pjese e atij sistemi.
    Fatkeqesisht shikoj ne TV qe dalin njeres si seismolog por me thene te drejten nuk ju takon se nuk jane personalitete te fushes nuk po permend emra por mashtrusa qe ja kane pare hajrin zanatit te tyre prej mashtrusi.

    Reply to this comment
  7. Ermal Berati December 24, 14:57

    kur komentus shajn autorin artikullit te mesiperm duke nisur nga politika dhe jo nga argumntet shkencore, e kuootn se ku ka arritur shqiperia.Shkenca eshte shkenc q ka perparuar boten kur shtet udhehiqet nga anti dija shkaterrohet. Ka studime srioze per gjithe territorin e shqiperise ku jane te sakta kodet e ndrtimit dhe vcanrishte per zonat e ish kentave dhe bregun e detit nga jugu n veri. Udhehqja injorante kriminele e ketyre 30 vitve duke filluar qe nga 1992 eshte shkaku i kesaj katastrofe. Shqipetare mblidhni mendjn e kokes. Mos prishni institucionet shkencore.sic beri Sali Krimineli me vendim qeverie. Me respekt Ing Geofizik/Sizmike USA (qe nga 1998). . .

    Reply to this comment
  8. kris 1 December 24, 21:23

    Turpi sot hahet me bike.Kur nuk ngopemi hame dhe racionin e qenit ne dreka pune.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*