Një çmim për thirrjet e humbura-ironia e deputetit të LSI-së për Shukriun

February 9, 2016 11:35

Një çmim për thirrjet e humbura-ironia e deputetit të LSI-së për Shukriun

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu nuk është shumë i angazhuar në Parlament. Por, në një reagim që po qarkullon në rrjet ai kritikon kryebashkiakun e Peshkopisë, Shkuri Xhelili, i zgjedhur në këtë post nga radhët e Partisë Socialiste.

Deputeti e nis me ironi artikullin, duke shkruar se nëse do të kishte një çmim për “thirrje të humbura”, abonenti Shukri Xhelili do të ishte përzgjedhur i pari nga kompania e tij telefonike.

“Por “fituesi” i këtij çmimi, që qershorin e kaluar as e kishte menduar të fitonte edhe karrigen e kryebashkiakut të Peshkopisë, duket se nuk kënaqet vetëm me këtë “çmim”, duke kërkuar të jetë edhe një rekordmen: telefoni i tij prej kohësh po plas nga “thirrjet e humbura”, jo vetëm të atyre që e votuan, por edhe të vetë deputetëve që kanë të njëjtët votues”, shkruan ai.

Artikulli:

Nëse do të kishte një çmim për “thirrje të humbura”, abonenti Shukri Xhelili do të ishte përzgjedhur i pari nga kompania e tij telefonike. Por “fituesi” i këtij çmimi, që qershorin e kaluar as e kishte menduar të fitonte edhe karrigen e kryebashkiakut të Peshkopisë, duket se nuk kënaqet vetëm me këtë “çmim”, duke kërkuar të jetë edhe një rekordmen: telefoni i tij prej kohësh po plas nga “thirrjet e humbura”, jo vetëm të atyre që e votuan, por edhe të vetë deputetëve që kanë të njëjtët votues.

Por çka ngjarë me telefonin e abonentit Shukri Xhelili? Një shpirt i padjallëzuar do të gjente plot shkaqe për ta justifikuar të zotin e telefonit, që nga dhurimi i një celulari të ri të markës së fundit (nuk di ta përdorë), deri te humbja e numrave (nuk kanë ç’i duhen më).

Por, edhe këto arsye zor se e “lexojnë” Shukriun, pasi përveç telefonit, ai nuk po hap as zyrën për njerëzit, duke humbur jo vetëm “thirrjet”, por edhe vetë votuesit sy më sy. Por çka ngjarë me kryebashkiakun Shukri?

Sërish një shpirt i padjallëzuar mund të gjente dhjetëra arsye për ta justifikuar, që nga punët e shumta private (firma e duraluminit kërkon impenjim), deri te punësimi i të afërmve (duhen sistemuar të gjithë pa përjashtim).

Duke shtuar se Shukriu i shkretë rezulton të ketë humbur edhe on-llajn (faqja e Bashkisë së Peshkopisë në internet ka lajm të fundit Projektbuxhetin e vitit 2013), gjendja bëhet edhe më e mistershme.

Sido që të jetë, duket që Shukriu ka halle të tjera. Aq sa të mos njohë më as votuesit e tij, qytetarët e Peshkopisë, investitorë të huaj, deputetë, madje edhe Kryeministrin e tij. Po, po, Shukriu ka halle të tjera. Madje shumë më të ndryshme nga ato që Aleanca për Shqipërinë Europiane kishte menduar të zgjidhte me ardhjen e tij në krye të Bashkisë së Peshkopisë.

Edhe nëse një mendje e djallëzuar do të sajonte si arsye për ta fajësuar, influencimin mediatik për gjoja përçarjen PS-LSI në pushtetin vendor, Shukriu duket se ka halle të tjera. Edhe ky version bie, pasi Shukriu nuk merr vesh nga politika e madhe, madje “bën beee” dhe u beson verbërisht deputetëve socialistë të zonës dhe kryetarit të madh të partisë, që ia kujtojnë përditë se “qeverisja PS-LSI është më e fortë se kurrë”, në nivel lokal dhe qendror. Kështu që duket se Shukriu ka halle të tjera.

Dhe NE të gjithë duhet të presin deri sa t’i zgjidhë ato. Por, deri atëherë, të paktën e dimë që telefoni i tij, zyra e shtetit dhe faqja on-llajn e Bashkisë së Peshkopisë janë të mbyllura… Dhe kaq nuk është pak!

 

 

February 9, 2016 11:35
Komento

4 Komente

  1. Stop-Manjanizimit te Dibres February 9, 11:59

    Ju lutem Gazetes Dita beni nje intervist me deputetin Spahiu Perparin.
    Pyeteni se si eshte pasuraur aq brutalisht??
    Pyeteni per te vellane nje analfabet qe eshte bere Drejtor ne ministri.
    Pyeteni per dajen qe ka marre pyjet e dibres ne shfrytzim ,pa llogarit minierat e kromit.
    Shukriu nuk ta hap telefoni ty Perparim se je HAJDUT DHE I KORRUPTUAR me mace e mij nga Spahinjte tek Manjanet.
    Perparim Spahiu eshte simboli i LSI se Like dhe Monikes se pangopun.

    Reply to this comment
  2. fatjon February 9, 14:54

    Zoti deputet,e keni shume gabim,pasi eshte bashkiaku me i mire qe ka zgjedhe Edi Rama.
    Nje dite,ne lokal bastesh,nje shok i drejtohet nje shoku tjeter dhe i thote me gjej ndonje ndeshje te kapim pak leke.Po i thote shoku tjeter, vendose X Shukri Xhelili sepse eshte i sigurt se do te fitosh lek

    Reply to this comment
  3. hysa February 9, 18:34

    …hahahaaaaa sa i madh qenka vertete kryebashkiaku, nuk ia paska hapur cel. hajdutit lsi…

    Reply to this comment
  4. Shkerdhim Cani February 9, 19:09

    Shoku Monika, Ilir dhe Perparim Spahiu. Para se t’i drejtohesh Shokut Xhelili me keto pyetje ( pyetje te cilat jame mese reale ), ben mire t’i drejtohesh ketij faqeziut Xhelili nepermjet tutorit te tij, ” Gjarperit “, ” Kobres ” se Financave te Shqiperise, Sherdhesise se Tij, Shkerdhim Islam Cani. Ky ” Gjarper ” te tregoje me pare se kush e ka transportuar floririn e shqiptareve ne Zvicer ( 21 maj 1989, koha kur ky hajdut profesionist me kollare, ishte Drejtor i Maredhenieve me Jashte ne Banken e Shqiperise. Ky ” kober ” ka qene basisti i grupit ” Na bashkon kenga popullore “, sebashku me Shokun Ardian Fullani, te ” Ndyerin ” Artan Santo, Shokun Grekofon Dhimiter Gazhga ). Te na tregoj se si i lane 212 milion USD te popullit me te varfer te Europes ne bursen e Zvicres ( 22 Tetor 1989 ). Te na tregoje se e kujt eshte deshmia qe e futi Kryeministrin Fatos Nano ne burg ( deshmia e ketij felliqesire ne momentin kur ky ishte Zv/Kryeminister i qeverise se fundit komunist te Europes ). Pra nuk e futi Sali Berisha ne burg Fatos Nanon, por deshmia e ketij gjarperi me zile dhe e nje ministri finance dibran te asaj kohe ) Per ndonje qe nuk beson mund te pyesni vete Fatos Nanon dhe mund te lexoni procesverbalin e deshmise se ketij ” kobre ” ne hetuesi dhe ne gjyq ( derguar me poste ne sallen e gjyqit ). Mund te degjoni edhe kaseten e incizuar te mbledhjes se fundit te Keshillit te Ministrave ( pak para se te hynte me kembet e veta ne burg Fatos Nano ). Pyesni pak ” kobren ” Shkerdhim Islam Cani dhe ate ministrin dibran sa qindra mijra dollare e kane demshperbluar ne dore Fatos Nanon ( per spiunimin e bere ndaj tij ). Pyeteni pak ” Moisi Golemin ” e financave te Shqiperise se me sa borxh e kane lene Shqiperine, kur u rrezua qeveria e fundit komuniste ne Europe ( 579 milion USD ).Pyeteni pak ” kobren ” kush e ka pseudonimin ” Konsulenti ” ne rastin e krizes piramidale katastrofike qe perjetoi populli shqiptar. Pyeteni pak ” kobren “, se me cilin kryeminister ka ka bashkepunuar kur u vodhen 2926 monedha floriri tek thesari i shtetit shqiptar ( vjedhja me e madhe e shekullit te kaluar ne tunelin e Krrabes ). Sigurisht me shefin tend Shoku Spahiu, me Shokun Ilir & Shoqen Monika Krupskaja Meta. Pyeteni pak ” Moisi Golemin ” e koherave moderne qe jo rastesisht eshte po nga Dibra, se si u vodh perseri thesari i shtetit nga Banka e Shqiperise nga ortaku i perjetshem i tij Shoku legjendar Ardian Fullani. Pyeteni pak per koncesionete pafundme qe i kane humbur 433 milion Euro Shqiperise. Pyeteni, pyeteni, pyeteni ……..! Po nuke pyetet dhe po nuk e zgjidhet problemin, zgjidhjen do ja jape populli shqiptar se shpejti. Nese babin fiziologjik, biologjik dhe politik Enver Hoxha, te tutorit te Shokut Shukri Xhelili, Hiresise se Tij Shkerdhim Islam Cani e kane terhequr para 25 vitesh zvarre, keta bijte e tij, gjarperinjte e popullit shqiptar do t’i marrim zvarre te gjalle.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*