Një dekadë shtet, Kosova feston sot 10-vjetorin e Pavarësisë

February 17, 2018 09:00

Një dekadë shtet, Kosova feston sot 10-vjetorin e Pavarësisë

Më 17 shkurt 2008, 10 vjet më parë, Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë  dhe që atëherë vendi i dytë i shqiptarëve u bë shteti më i ri i Evropës.

Formalisht dhe ligjërisht, ishte një deklaratë e njëanshme, e nënshkruar vetëm nga deputetët kosovarë,  por në praktikë nuk bëri asgjë më shumë përveç se institucionalizoi një realitet të mëparshëm, që për më tepër kishte një mbështetje të madhe ndërkombëtare, shkruan Dita.

Aktivitetet kanë nisur që prej ditës së djeshme dhe do të vijojnë edhe gjatë gjithë ditës së sotme.

Të gjitha komunat e Kosovës kanë ndezur dritat e festës së pavarësisë për t’i dhënë jetë këtij 10-vjetori liri.

Ndërkohë, seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK do të zhvillohet ditën e diel, më 18 shkurt.

Sot, 113 nga 193 vende anëtare të OKB-së njohin pavarësinë e Kosovës. Në 2010 Kosova mori një tjetër mbështetje të rëndësishme, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se, nuk shkeli ligjet ndërkombëtare duke u vetëshpallur e pavarur.

Në 2015 Kosova bëri një hap përpara duke nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, një formulë që Brukseli e ndjek për vendet kandidate për anëtarësim.

BE gjithashtu i ka vënë kusht Serbisë njohjen e Kosovës për anëtarësimin e saj në BE.

o.j/dita

February 17, 2018 09:00
Komento

1 Koment

  1. Arben February 17, 13:36

    Qe mbushen 10 vjet, u mor vesh.

    A kane per cfare te festojne a jo, kjo s’po

    merret vesh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*