Një dështim i porositur…

May 14, 2017 01:21

Një dështim i porositur…

 

DITA Shënim

Dje PD organizoi protestën e saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe podiumi i drejtuesit qe vendosur pikërisht mbi ato pllaka betoni, ku ish-ministri i brendsëhm i PD-së dhe tutori i tij vranë me armët e Repubkikës katër demontsrues të pa armatosur(!) Duket që ai krim i ka zënë si ustain dhe çirakun e tij, ndaj dhe mblidhen aq gjatë në vendin e krimit që kanë kryer, krim që e kryen faqe botës vetëm nga frika  e rritjes së mëtejshme të protestave popullore kundër një “regjimi gansterësh”, sikundër e ka përkufizuar dikur gazeta e njohur britanike Gardian.

Aty ngjitur me çadrën e kursit tremujor, që po ndjek ujari i pronarit të vërtetë të PD-së dhe po mbi ato pllaka betony, na lajmëruan me bujë ditë më prë se “do të zhvillohej protesta më e madhe që ka njohur historia e Shqipërisë”. Kjo qe një deklaratë e lëshuar nga zbatuesi i planit për Republikën e Re, që urdhëroi vrasjen e qytetarëve të pafajshëm të këtij vendi, mu mbi ato pllaka betoni ku merr zjarr dy herë në ditë logoreja e sëmurë e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Republikës së Vjetër, e recituar me zë të ngjirrur nga çiraku i tij po në atë vend ky urdhëroi Gardën e Republikës të ekzekutonte pa gjyq qytetarët protestues , gjithnjë si çirak i bindur verbërisht ndaj ustait të vet të regjur me krime.

Dhe pas asaj logoreje fjalësh  të marra hua nga ustai i vet, pati mjaft nga ata që sikur u stepën se mos  nga ajo çadër- “shtab i përgjithshëm “ i të gjithë zullumqarëve të trembur nga drejtësia, do të vërshonin në bulevardin kryesor të Tiranës “armatat e Republikës së RE dhe do ta merrnin përpra Republikën e Vjetër”!…

Se cila është “Republika e Re”, që dashka të na themelojë në këto ditë të bukura maji mesdhetar “komandanti legjendar” i Republikës së Vjetër të tranzicionit tonë të shëmtuar aq keq pikërisht sepse nën komandën e tij, nuk ka nevojë t’i renditim në këto pakë radhë. Atë pafytyrësi kriminale që ky lloj komandanti ia paska dhënë me biberon edhe kamerierit të tij politik, tanimë nuk e kanë marrë vesh vetëm shqiptarët. Atë pafytyrësi kriminale, që ka tallur një popull të tërë për 27 vjet me radhë, tani e kanë provuar përballë tyre edhe miqtë tanë dhe aleatët tanë strategjikë, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe këtë përballje me bolshevikët e fundit të Ballkanit e pamë të gjithë si e provuan miqtë tanë të BE-së, të djathë e të majtë bashkë, e provuan edhe kongresmenët amerikanë që drejtuesit e PD-së na i paraqitën sikur erdhën t’i japin pushtetin në tryezë drejtuesit të përjetshëm të PD-së e të Republikës së Vjetër të tranzicionit, për të themeluar dhe Republikën e Re të kamerierit të vet.

Nuk bëhet më fjalë për të përmendur këtu se ç’kanë hequr përfaqësuesit e tyre të lartë në Tiranë. Amatori noterik, që ustai i tij i plakur më tepër nga krimet e pushtetit të vet sesa nga vitet që ka në shpinë, ka tre muaj që ka mobilizuar të gjithë mercenarët e tij të shtypit e të ekraneve e të portaleve dhe çfarë mobilizimi i kësaj zogorie rrugaçësh , që nuk ndalet as përpara fyerjeve të ulëta ndaj një zonje përfaësuese të BE-së! Duket qartë që dhe këtë pjesë mediatike të “Republikës së Re”, të cilën do ta drejtojë prapë ish-presdienti dhe ish- kryeministi jetëgjatë i tranzicionit të sëmurë shqiptar, e paska trembur për vdekje Vetingu i pritshëm, i drejtuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetët e Bashkuara të Amerikës. Dhe mbase tremben me të drejtë, se Vetingu i shtrirë edhe në mercenarët mediatikë të pushteteve të tranzicionit tonë gërditës, mund të vijë puna t’u bëje vetëm atyre një pytje të vogël: “Sikur nuk përputhen çmimet e vilave tuaja luksoze me pagat që keni marrë këto vite, nga ju kanë ardhur tërë këto të ardhura?”…

Pyetje që mund t’i bënin shqiptarët edhe një  eksperti të njohur si puthador i çdo pushteti, një rapsodi të diktaturës, që nuk e lejon mungesa e kollonës vertebrale ta lëshojë daullen nga dora. Si të mund ta lësh në hallet e tij prej yesmeni, kur deklaron e zeza mbi të bardhë se demostarta e fundit e PD-së “meriton notën dhjetë”! Në mos ka ndërmend të hidhet përsëri me fitimtarët e 18 qershorit, atëherë të shkon mendja se dashka t’i vërë ferrën edhe asaj që ka mbetur nga PD-ja.

Është profesioni i tij dhe natyra prej kulpëri, që nuk rri dot më këmbë pa u mbështetur tek pushtetet,por është dhe detyra e çdo njeriu që shkruan apo thotë mendimin e vet publikisht, të thotë të vërtetën e të mos i marrë mashtrimet për të vërteta. Se e panë të gjithë që kursanti për t’u vetëshpallur “lider” pas mujave të ngujimit në çadër i shumëzoi më 100 pjesëmarrësit në demonstartën e fundit të PD-së. Që personi i futur në kursin disamujor të çadrës për t’u vetëshpallur “lider”, arriti që ta fundosë partinë e dytë të politikës sqhiptare të tranzicionit, kjo nuk ka nevojë  të demonstrohet më mirë nga sa e demonstroi haptazi protesta e saj e fundit, që u paraljamërua si “protesta më e madh që ka njohur Shqipëria”…

Nëse kishte vërtet ndonjë gjë të madhe ajo protestë, mbase kishte gjendjen e mjeruar ku po e shpie atë parti të madhe, një dështak i vogël, që dështimet përpiqet të na i shesë si fitore madhështore, edhe kur faktet thonë të kundërtën.

Dhe më falni për një fije humori, për ta gëlltitur këtë humbje të rëndë të një partie të madhe të pluralizmit tonë ,por edhe të demokracisë sonë gjymtake,edhe ashtu të trubullta të rreme siç na i kanë servirur… Nuk e kuptova dot pse dy zonja të njohura të PD-së kishin zgjedhur ditën e demonstratës së partisë së tyre për t’u veshur me të zeza…Dhe në një ditë vape! Mbase ngaqë nuk dëgjuan të ligjëronte plaku profesionist i logoreve të mbushura me informime që i dërgon pa u lodhur “genjeshtari dixhital’ i punësurar prej tij. Edhe luftëtari  i çartur komunisto-nazist  duket që nuk e duronte atë shpurën e ngushtë , që bërtiste emrin e çirakut në vend të emrit të tij…

Dyshoj që t’i bënte zemra e zëri bashkë të merrte fjalën në një protestë, ku gjashtë mija u bë gjashtë qind mijë dhe mund të ketë menduar për herë të parë se paska bërë gabim të rëndë që ka caktuar atë farë mëkëmbësi, i cili shkoi nga dështimi në dështim deri sa erdhi 13 maJI i një dështimi të porositur. Mos vallë është porositur nga të dy bashkë fundosja e PD-së?…

Si do t’i përgjigjet të hënën çiraku dështak , sikur dinjitari i lartë i De4partamentit Amerikan të Shtetit ta pyesë:”Ku i merrni paratë për këtë krusin disamujor në çadrën e vetëizolimit e të shp[ërblimit, të kthyer dhe në qebaptore” Le më po t’i thotë shkurt, sikundër thonë se është në stilin e tij: “Kjo lloj politike që të kanë thënë të zbatosh, dëmton intersat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!” Për përgjigjet, nuk kemi pse të hamendësojmë pa fakte.

Dhe tani më duket se duhet t’u kërkoj falje lexuesve të nderuar, që gjejnë kohë për të lexuar këto radhë: Është e vërtetë që, në njafrë mënyre , këto janë thënë të gjitha dhe nga mjaft të tjerë. Por, kur gëjeshtrat dhe mashtrimet publike përsëriten shumë herë në ditë, them se dhe të vërtetat duhe përsëritur ca herë.

May 14, 2017 01:21
Komento

12 Komente

  1. Raimond vlonjati May 14, 03:03

    Ky esht nje artikull prej servili nderkombetar

    Ca na duhet ne me Ameriken ?
    Ne jemi shtet i piavarur nuk jemi koloni amerikane

    Ketu ceshtja shtrohet ne parim:
    A ka te drejte Opozita ne kerkesat e saj ?

    Dhe natyrisht qe ka , sepse jane mbushur malet kodrat e fushat e Shqiperise ne hashash , as Kolumbia nuk ha qene keshtu sic esht bere Shqiperua tani

    Por edhe sikur te mos kish te drejte , Opozita prape duhet respektuar ne kerkesat e saj , sepse keshtu funksionon Demokracua

    Ne vende te tjera demokratike bejn proteste 5 veta dhe menjehere pushteti i degjon dhe i merr parasysh ankesat e tyre

    Ndersa aty proteston gjithe opozita shqiptare dhe shteti jone tregohet i shurdher fare

    Te krijohet qeveria teknike dhe te shkojne ne zgjedhje nen udheheqjen e nje qeverie teknike , sepse i bejne zgjedhjet me te besueshme dhe nuk ka kontradikta ne mesin e popullit tone

    Dhe sa oer dijeni , protesta ishte shum e fuqishme
    Dhe natyrisht qe do ishte e tille , se vetem budallenjte dhe te ligjte mund te jene me nje qeveri qe i rjep ne taksa te karta njerezit e thjeshte nderkaq qe milionereve ju fal 1.2 miliarde dolllare taksa
    Dhe jo vetem jaq , por mer borxh nga FMN edhe 1 miliard dollare oer tua dhene milionereve , nderkaq qe njeriut re thjeshte i merr jeten duke i ngritur taksen e ujit , dritave dhe karburantit me shume edhe se vete Amerika

    Ky esht nje kryeminister bastard qe duhet larguar me cdo kusht ,,
    pavaresisht se cfare thone Samurajt e tij ne shkrimet e tyre bajate

    Reply to this comment
    • ! ! ! May 14, 17:23

      Rajmond Vlonjati , ke qene dhe vazhdon te mbetesh nje fanatik partiak i verber , per nga niveli, je i rangut nenordiner , por se dukesh qe je njeri i perlyar e felliqur keq neper aferat e peshtira te partise se bajraktarit te Vicidolit . Keto jane perpelitjet tuaja te fundit , qe ngjasjne me te mbyturin qe kapet pas flokeve te tij.. Ti ,dhe idjotet qe ke mbi vete ,nuk arrini te kuptoni , qe Shqiperia nuk mund te ekzistoje asnje dite , pa pasur aleate te forte perkrah vetes . Saliu e Luli , si pjese e agjentures serbe , kane zgjedhur per aleate ruset e serbet , te cilet Shqiperia i ka provuar dhe braktisur me neveri dhjetra vjet me pare . Historia i ka paracaktuar si armiqte tane me dashakeqes sllavet dhe greket ! Ndaj…MBLIDHNI MENDJEN , PER HERE TE FUNDIT !

      Reply to this comment
    • Patrioiti ne mergim May 15, 13:43

      Cadristi chaderja te paska bere lavazh trurit ! Shtet I pavarur thua ti por te mbahet mend ty kur Amerika mbeshteti Sali Berishen dhe PD ne 1991 ? ! Edhe athere te pa varur ishim ! Po pse o legena ju kujtoni se Amerika do mbeshtes hajdute kriminel qe vrasin popullin e vet qe rrjepin popullin e vet qe dalin mbi ligjin mbi shtetin dhe kujtone se jane perendia ?! Ne hale vafshi ! Amerika dhe shqiptaret nuk mbajne hale ne kurriz Koha erdhi dhe ju te cadres ju pret vetingu ! Ju pret gjyqi special I politikaneve te tranzicionit , qe do bej te mundur zbardhjen e vjedhjeve vrasjeve qe keni kryer per 25 vjet ! Shqiptaret do te ndertojne nga e para shtetin e demikracise ku te gjithe do te jene te barabarte para ligjit Nuk ka cader qe ju mbron ! Vrime e miut 500 grosh !

      Reply to this comment
    • enter"" May 15, 20:55

      Ishte e fiqishme ne pafusine e saj.

      Shko e reformo PD e ndyre

      Reply to this comment
  2. CUBELI May 14, 04:02

    Z. Islami, mos na kerko falje ne lexuesve te Tu sepse juve jini i vetmi qe pershkruani realitetin ashtu sic eshte ne te vertete.Te falenderoj personalisht dhe urroj gjithe te mirat te kini!.

    Reply to this comment
  3. shushica May 14, 08:24

    Askush nuk duhet te shwetesohet per mungesen e PD ..ne zgjedhje…Perkundrazi ,ne votimet e 18 qershoriit do te dale nje opozite e vertete…dhe mund te shtoj se askush nuk mund te parashikoje se cila do te jete opozita….Une uroj e djathta ,por asgje nuk ka siguri ….Dalja e PD nga loja mund te bashkoje forcat reale te moderuara te djathta….dhe ne se ato ,ne kete periudhe qe ka mbetur bejne disa levizje te forta ,si aleance pas zgjedhore ,nje program liberal demokrat ,votim te vettingut….Rama do ta kete te veshtire….

    Reply to this comment
  4. shushica May 14, 08:25

    Askush nuk duhet te shqetesohet per mungesen e PD ..ne zgjedhje…Perkundrazi ,ne votimet e 18 qershoriit do te dale nje opozite e vertete…dhe mund te shtoj se askush nuk mund te parashikoje se cila do te jete opozita….Une uroj e djathta ,por asgje nuk ka siguri ….Dalja e PD nga loja mund te bashkoje forcat reale te moderuara te djathta….dhe ne se ato ,ne kete periudhe qe ka mbetur bejne disa levizje te forta ,si aleance pas zgjedhore ,nje program liberal demokrat ,votim te vettingut….Rama do ta kete te veshtire….

    Reply to this comment
  5. I.Troplini May 14, 13:41

    Tek i shihnim ashtu tè shpèrndarè nèpèr bulevard, si ato zogjtè e korbit apo çetat e shpartalluara qè nuk krijojnè dot formacion, tè krijonin pèrshtypjen e pjesèmarrèsve tè njè funerali. Punètorèt e baskisè Bathore, Viçidol i sipèrm apo i poshtèm dhe familjarèt e tyre, “anal-istèt” e akredituar nè Tiranè si ambasadorè tè shkèrdhatokracisè dhe shkatèrrimit,,, tè gjithè kishin ardhur pèr ti dhènè lamtumirèn e fundit, injorancès dhe analfabetizmit, provincialitetit dhe harbutèrisè.
    Shqiptarèt, i lanè vetèm kètè herè, i lanè si ai peshku pa ujè sepse neveriten me kèto qènie tè deformuara qè nuk njohin as skrupull dhe as dinjitet. Thirrjet e korbit plak, me dyqane tè brendshmesh seksi nè bllok dhe vila nè Lalz, nuk gjetèn mè adresèn e duhur, tè asaj turme qorre qè i èshtè nevojitur atij nè tè kaluarèn, si mjegulla pèr ujkun e uritur.
    Korbi plak pèrjeton verèn e vetmisè sè madhe.
    Nuk ka mè kamikazè idiotè, qè punojnè pèr tè shpètuar Xenin e Gèrdecit apo Gitèn e 3% shit.
    Kjo èshtè ajo, qè ia vlen tè kujtohet nga kjo ditè
    Pèr Edi Ramèn dhe tè tijèt, nuk do ishte keq, tè merrnin leksionet e duhura nga ky kthim shpine i qytetarève.
    Republika e mashtruesve, po jep shpirt Z.Rama. Sapunin pèr djathè, nuk po e han mè gjithkush. Ajo lojè, funksionon vetèm nè takimet me ndèrtues pa leje, ku Ju bèni again qè jep tapi nè tokè botès dhe fshatari me qeleshe, rolin e
    idiotit qè duron “batutat” pa kripè tè tij.
    Shqiptarèt, meritojnè tè udhèhiqen nga njerèz me dinjitet. Ka ardhur koha qè edhe mashtruesit, po e shohin gjithnjè e mè tè vèshtirè, tè gjejnè bartès arkivolesh me tè vdekur qè i vranè vetè, me tè cilin thyejnè derèn e Kdyeministrisè.
    Makabèr? Jo jo. Èshtè realiteti qè po lemè pas ngadalè ngadalè. Nekrofilia, po merr fund nè kètè vend.
    Nuk ka as Republikè tè vjetèr dhe as tè re. Ka vetèm disa vrasès dhe mitmarrès miliardash, qè u ka ngelur ora tek 97 ta dhe èndèrrojnè ta pèrsèrisin, pèr ti shpètuar qelisè.
    Nuk do ia arrijnè dot. Kètè, po e shohin edhe ata vetè. U mungojnè ata qè rèndom quhen, mish pèr top. Askush nuk sakrifikohet mè, pèr dyqanin e brekève seksi tè Xenit, nè bllok.

    Reply to this comment
  6. vasili May 14, 16:01

    Zoti Thano,asnjehere nuk kam thene fjale,per tu ndjere i pelqyer,nga njeri apo tjetri,por vec si kane qene te ndjera brenda meje.
    Gjithmone ne shkrimet tuaja,se pari kam ndjere njerin e guximshem dhe te vertet dhe me integritet te larte(qysh ne kohet e lashta tek shekulli,nje alter ego i vetmuar i te ndjerit Stefani)),se dyti,stili juaj gazetaresk per tu admiruar,brenda densitetit te disa germave thuhet dhe nenkuptohet shume,shkurt stili i ajzbergut heminguejan ne gazetari.

    Reply to this comment
  7. demo May 14, 20:17

    Mbaroi flama!Ushtria e PD me kujton ushtrine serbe te shpartalluar nga plumbat e Lumjaneve dhe malarja e mocaleve te bregdetit..Kete legjislature i nxirrni edhe nga ndertesa e Ushtarakeve,se nuk e kane ndertuar ata.Le te zhvendosen ne ndertesat e hajduteve qe me lejen e pushtetit te tyre ndertuan mbi toke te grabitur.

    Reply to this comment
  8. aqo May 15, 06:13

    O Rajmond….o I vrareeee….akome s’te jane hapur syte ?….sa keq!Gjynah ti fare djali vlonjat…….
    Te paste lene uraten QWen Berishe Karaxhici I vicidolit!Te rrosh vete!

    Reply to this comment
  9. enter"" May 15, 20:56

    Mospjemarrja e PD ne zgjedhje eshte lajmi me I mire qe mund te behet. Kjo parti terroriste dhe vrasese pas 18 qershorit duhet nxjerre jashte ligjit dhe keshtu ti hapet rruge reformimit te saj me emra te rinj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*