Një detaj nga jeta e vajzës së vetëvrarë dhe një apel

Selfo Allka June 16, 2014 18:30

Një detaj nga jeta e vajzës së vetëvrarë dhe një apel

Në vitin 2010 isha duke shkruar librin: “Leko Muçaraku dëshmor i parë i Batalionit “Semani”. Ky personazh ishte gjyshi i mamasë së Irisi Belbës, e cila në atë kohë ishte para-maturante në shkollën jo publike “Flatrat e Dijes” Fier. Libri  më krijoi mundësinë ta takoja Irisin dhe të afërm të saj disa herë dhe të krijoja njohje direkte. Më ka prekur thellë në shpirt akti i vetëvrasjes së saj më 11 qershor 2014 duke u hedhur nga një pallat 16 katësh.

Nga takimet që kam pasur me të krijova bindjen se Irisi ishte vajzë e zgjuar, me një inteligjencë të admirueshme, me përparim në mësime “shkëlqyshëm”, vajzë me prirje të mira letrare e sjellje shembullore. Natyra i kishte dhuruar me bujari edhe një pamje të hijshme.  Në takimet që mori pjesë, ajo ndiqte bisedat me vëmendje dhe fliste vetëm kur ishte e domosdoshme. Për shkak të ndërhyrjeve të saj për objektin që po punoja, i kërkova të shkruante edhe ajo një tregim letrar, të cilin në shenjë respekti për këtë studente të mrekullueshme të Universitetit Shtetëror, (Fakultetit Ekonomi – Financë) Tiranë,  po e citoj më poshtë:

 

 PO AFRONIN KOHË TË VËSHTIRA…!  ( m  e  d  i  t  i  m )

Pushtimi i Shqipërisë më 7 prill 1939 nga Italia fashiste po e rrënonte vendin. Shtypja dhe shfrytëzimi po rëndonin mbi jetën e njerëzve të pafajshëm, ëndërrat e fëmijëve po i ndrydhte. Këtë gjë po e kuptonte mirë edhe gjyshi i mamasë time, Leko Muçaraku, djali jetim, njeriu i thjeshtë, që punonte hamall në skelën e Semanit. Ai përjetoi mbi shpinën e vet përbuzjen, poshtërimin, shtypjen dhe shfrytëzimin e pamëshirshëm të të huajve. Kjo gjendje tek Lekua ngjalli urrejtjen ndaj armikut…

        Po nisem…, i tha Kristinës, bashkëshortes së tij. Amanet fëmijët Kristinë, – tha ai dhe u largua për në frontin e çlirimit, për t’u rreshtuar në radhët e çetës partizane Semani dhe më pas në Batalioni me të njëjtin emër. Më 23 tetor 1943, Leko Muçaraku pas një beteje luftarake të përgjakshme që u zhvillua në rrethin e Lushnjes u gjend i vrarë. Këtu filloi kalvari i vuajtjeve të gjyshes, vështirësitë e rritjes së fëmijve që u rritën pa baba…

        Unë jam rritur në shtëpinë e gjyshërve nga mamaja dhe në çdo 5 maj, së bashku me gjyshen, shkoj në varrezat e dëshmorëve për të vendosur lule në kujtim të tij dhe gjithë të rënëve për lirinë e atdheut tonë.  Ndihesha krenare kur ecja para gjyshes me buqetë lulesh në dorë. Leko Muçaraku, dëshmori i parë i Batalionit “Semani” si shumë luftëtarë të tjerë sakrifikoi jetën për idealin e lirisë… Faleminderit gjysh, pafundësisht të jemi mirënjohës i dashur babagjysh!

Qershor  2010 / Irisi  Belba – Marrë me shkurtime nga libri: L.MUÇARAKU DËSHMOR I PARË I BATALIONIT PARTIZAN “SEMANI”, faqe 90 – 94)

 

Në këndvështrimin tim Irisi kishte kohë që tregohej e hutuar dhe gojë kyçur. Ajo me sielljen e saj sipas mënyrës së vet ka trokitur kudo në sytë tanë. E kërkoi ndihmën e shtetit, të organeve ligjore e të specializuara në ksi rastesh ku edhe shoqëria civile ka detyrat e saj. Irisi është viktimë e problemeve të brendshme familjare, ndoshta edhe e sjelljes së padenjë të ndonjë pedagogu të korruptuar. Por ligjet e shtetit, rregullat e marëdhënieve në gjithë sferat e jetës shoqërore, morali dhe dinjiteti njerëzor si dhe puna e institucioneve fetare duhet të jenë prezente. Të gjithë duhet të jemi syçelur e të bëjnë secili në këndin e vetë, punën e tij.

A duhet ta humbim vigjilencën? A do të vazhdojmë kështu? Deri kur do të luajmë me jetën? Irisi Belba akuzon; kështu akuzoi edhe vajza shkodrane Klodiana Vata, të cilës pak kohë më parë gjaksori ia mori jetën asaj dhe gjyshit të saj.  Parlamentarët tanë dhe qeveria në vend të merren me punë të dobishme në dobi të shtetasve të vetë, bëjnë spektakël banal. Merret gjithë vendi me një të marrë që është fatkeqsi kombëtare.

Këtë artikull e kam shkruar për të nxjerrë nga brendësia e shpirtit tim një duf që më shqetëson, për të larë një borxh ndaj vajzës fatkeqe, për të përciell një mesazh: duhet të jemi tepër të kujdeshëm me fëmijët, adoleshenca dhe rinia e hershme, (vitet e para të saj) kanë probleme specifike që ndryshojnë shumë me të kaluarën tonë.   Shpirti i Irenës dhe shoqeve të saj u prehtë në paqe!

 

 

Selfo Allka June 16, 2014 18:30
Komento

4 Komente

  1. Ilirjan June 16, 21:01

    Bashkohem me shqetesimin e Selfo ALLKA-s. Reagimi i Shtetit, i Institucioneve Pergjegjese te Tij, qe neperkemben te Ardhmen e Irisit, qe me veprimet dhe mosveprimet e tyre shkaktuan depresionin fatal per Jeten e Saj, deri me sot nuk po shihet. U dha nje lajm se Fakulteti ishte mbledhur me urgjence per kete ngjarje teper te rende, por Heshtje dhe Heshtje. Po Ministria e Arsimit, vete Ministrja pse nuk po reagon. Jeta e Irisit eshte mbi cdo kapital te saj. Apo interesat e Henri Cilit me kompani qendrojne ne vijen e pare te Programit te Arsimit te Larte, ndersa jetet e depresuara te studenteve prej padrejtesive – pasoja te sistemit politik, shoqeror dhe arsimor pergjate ketyre 24 viteve “demokraci”, nuk kane me vlere per pushtetaret – Padrone te Jetes se shumices se Qytetareve te Republikes, ne vecanti te Rinise Studentore. Shpresova qe Ministria e Arsimit do te analizonte seriozisht kete ngjarje teper te rende, dhe qe prej kesaj ANALIZE do te hidhte Shinat per nje Ndryshim Rrenjesor ne Arsimin e Larte ne Shqiperi dhe me tej, asnjehere nuk eshte vone! Rilindja “Iris BELBA” e Arsimit te Larte ne Shqiperi eshte gati per Ngjizje dhe Lindje te Re, asnjehere nuk eshte vone!

    Reply to this comment
  2. latifond June 17, 08:06

    Keta pedagoge nuk lane hajdut pa diplomuar,nuk lane analfabet pa diplomuar,nuk lane Zhelal pa doktorrature,nuk lane Dasare pa liber.Kur dija bie ne dore te malokeve, qytetaret e edukuar do te vrasin veten,Dasarat,zhozefinat dhe Zhelalet jane modeli agresiv i Vicidolit.

    Reply to this comment
  3. shqiptar June 17, 13:35

    Me vjen keq per vajzen por nuk eshte serioze te sulmosh Jozefinen o miq militante???????

    Reply to this comment
  4. Arben June 17, 21:23

    APEL PER CIFTET QE NDAHEN PASI JANE BERE ME FEMIJE
    VAJZA ISHTE NE NJE MOMENT TE VESHTIRE, POR QE ME NDIHMEN E FAMILJES KALOHEJ
    KETO HISTORIRA QE MBULOJNE REALITETIN NUK VLEJNE PER AS EDHE NJE GJE
    ATA QE NDAHEN DUKE LENE FEMIJET TE RRITEN JETIM, JANE KRIMINELA PE FEMIJET E TYRE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*