Një dhuratë për Shën Valentinin

February 14, 2020 09:54

Një dhuratë për Shën Valentinin

SYKALTRAT

Piro Milkani*

Atë mëngjes klasa jonë doli nga oborri i shkollës Fuat Babani dhe u nisëm drejt fushës së sportit, aty përtej Lëndinës së lotëve. Sa herë kaloja andej më kujtohej historia që e tregonte mamaja ime.

Ajo kishte dy vëllezër në Amerikë që kishin emigruar që në vitin 1910. Lëndina e Lotëve kishte përcjellë me dhjetëra djem në moshë të njomë drejt vendit ku me punë vërtet të rëndë fitoheshin dollarët aq të nevojshëm për të ndihmuar familjet e tyre.

Tregonte mamaja: Një nënë e përcolli djalin e saj një mëngjes të acartë deri tek Lëndina e lotëve. Karvani i refugjatëve nisej drejt grykës së Cangonjit për të vazhduar më tej për Kapshticë e më pas përmes Greqisë e Bullgarisë për të mbërritur në Stamboll. E gjora nënë qau e qau sa ju mbaruan lotët. Jo vetëm se ishte filiz i njomë, por se ishte dimër i ftohtë me suferinë.

Sa hyri në shtëpi e ndezi zjarrin në oxhak dhe më pas u ul në minder pranë zjarrit. Hodhi sytë nga dritarja e vogël dhe pa se dëbora s’kishte ndërmend të pushonte. Po ndërkohë e ngrohta e zjarrit i depërtonte në trup. “Shyqyr që u ngroh koha për tim bir”, foli me vete.

Po buzëqeshja lehtë duke kujtuar këtë histori kur më afrohet nga pas Mihallaqi ose më mirë Llaqi Qyroja. Kështu e thërrisnin të gjithë vetëm e vetëm se kur ishe i vogël i vareshin qyret.

– Dëgjo këtu – më tha- a do të kesh një dashnore?

– Ikë mo më ler rehat, ç’më duhet mua ajo punë.

– Po është e mirë bre. Më e bukura e klasës.

– Nuk dua!

– Po është ajo mo…. Dhimitra. Ajo vetë më kërkoi që të ta them.

– Po jo mo!

– Po unë ta thashë dhe emrin bre. Ajo pret përgjigje….

Më zuri ngushtë. Bëra ç’bëra dhe i thashë: Po.

U largua me nxitim te grupi i vajzave që vinin pas nesh dhe ia tha asaj.

Kur hymë në fushën e sportit unë isha bërë me dashnore. Dhimitra ishte vërtet pak e vogël në trup por ishte e vetmja bjonde në klasën tonë dhe kishte sy të kaltra. Ishte plot energji dhe shakaxheshë e madhe.

Pas orës së fizkulturës i erdhi radha orës së gjuhës shqipe. Në mbyllje të mësimit mësuesja caktoi për atë mbasdite Dhimitrën që të ishte në bibliotekën e shkollës si dezhurn. Fati më buzëqeshi. Pa një pa dy atë pasdite shkova dhe unë në bibliotekë. Po nuk e gjeta vetëm atë. Ishte aty edhe Valentina dhe Ropi. Iu afrova Dhimitrës dhe i kërkova librin “Tokat e çara” të Shollohovit. E nxori nga rafti dhe pasi e regjistroi librin ma dha. U ula të lexoja po nuk po më ecte fare, e kisha mendjen tek ajo. Herë pas here më afrohej dhe më pyeste për diçka po unë vetëm “po” ose “jo” i përgjigjesha. Ajo me të cilën kisha këmbyer kaq shumë biseda tashmë më kishte gozhduar. Nga tavolina përbri Ropi ma shkelte syrin. Pas ndonjë ore vendosëm të largohemi. Duke ikur për në shtëpi e pyes Ropin:

– Po ti pse ma shkelje syrin? Ke marrë vesh gjë? Llaqi më tha se do mbetej sekret kjo punë.

– Për kokën e mamasë veç Llaqit dhe meje asnjë tjetër nuk e di këtë histori.

– Po mirë atëherë a do më ndihmosh?

– Për çfarë ?

– Të më shkruash një letër dashurie. Ti je më i madhi i klasës dhe e di si shkruhet një letër.

– Ç’ke o ti. Ta bej unë një që ta qajë me lot.

Ditët kalonin po Ropi nuk e shkroi që nuk e shkroi atë letër. Ajo sykaltra ime priste më kot. Pas disa kohësh i humbi durimi dhe e vendosi. Lajmin e zi ma dha Llaqi. Sykaltra kishte zënë dashuri me Petraqin. Ai ishte një klasë më lart se ne dhe më i madh se unë. U mërzita aq shumë sa që nuk e shikoja dot në sy Petraqin. Nuk di sa vazhdoi kjo punë po me siguri ai i bëri asaj atë që nuk ia bëra unë. I shkroi një letër dashurie.

Për Krishtlindje e kisha hequr mendjen prej saj dhe iu ktheva jetës normale. Shpejt e shpejt me shokët e mëhallës e bëmë një grazhd të vogël, vendosëm një kukull si Jezusi, një Shënmëri, një shuk me kashtë e në mes një qiri. Natën e kolendrave shkonim në shtëpitë e mëhallës tonë dhe kur hapej dera këndonim:

Jesui për në ka lindur

 në Betlehem të Judesë 

nga qielli lart ka zbritur

 ti bëjë mirë botës etj…

Afër mesnatës thesi ishte mbushur plot me kolendra, gështenja e mollë. Shkonim pastaj në shtëpinë e njërit prej shokëve dhe ndanim ndershmërisht trofetë e fituara.

Në pranverë fillonte sezoni i filmave. Dy a tri herë në javë autobusi që vinte nga Tirana përveç pasagjerëve sillte edhe gazetat dhe filmin e ri. Pandi Këndezka priste shkarkimin e kutive të filmit. Vinte mbi kokë një rreth litari të dredhur dhe mbi të 8 a 10 kuti të filmit. Nga stacioni i autobusëve deri tek kinema Majestiku rruga kalonte përmes bulevardit kryesor. Për Pandi Këndeskën ato ishin momentet më të lumtura të ditës. Pa qenë nevoja ta pyesje ai bërtiste me të madhe: Film hungarez me dashuri. Disa ditë më vonë: Film sovjetik me luftë. E kështu më radhë derisa vinte dita e karnavaleve. Korça merrte një pamje krejt tjetër. Ata më të fismit nxirrnin nga sëndukët maskat e vjetra veneciane, të tjerët i sajonin plot shije, rëndësi kishte që të mos të njihnin së kush ishe. Buzëmbrëmjes shikoje më shumë njerëz me maska se sa fytyra normale. Diku afër Ushtarit të panjohur më afrohet një maskë. Më përshëndet dhe hap e mbyll me shpejtësi perçen që i mbulonte fytyrën. Nuk e njoha dot po kuptova se ishte femër. Bëri disa hapa dhe më dha shenjë që t’i shkoja pas. E ndoqa deri te Panda, afër fabrikës së birrës. Po binte muzg i thellë. U fsheh pas një peme. Kur u afrova e kishte hequr perçen. Ishte fytyrë e njohur po jo e shkollës tonë as e lagjes tonë. Flokët i kishte gati të kuqërremta po mua më dukeshin si të verdha. Sytë si në jeshile po mua mu dukën paksa të kaltra. Mu afrua dhe më dha një puthje. Pastaj u zhduk me vrap në errësirë. Kështu provova puthjen e parë pe vërteti. Po u afrohesha pesëmbëdhjetë viteve.

***

Në Pragë në dhomën e konviktit Saimi me disa listela e batanije kishte sajuar një dhomë të errët ku zhvillonte e stamposte filmat. Një të diel kishte dalë pa mua. Kur u kthye hyri me rrëmbim në dhomën e errët dhe filloi të zhvillonte negativin. Pasi e thau shpejt e shpejt me një ventilator filloi stampimin. E dija pse nxitonte kaq shumë. Nuk ishte hera e parë. Doli nga dhoma e errët me katër a pesë fotografi dhe më shpjegoi se në një fushë sporti kishte fotografuar disa vajza që luanin volejboll.

– Ja e shikon ketë brunen? Kam lënë takim me të në ora pesë. Ti e di si çuditen ato kur në vend që t’u jap dorën ju shtri para syve fotografitë që bëra para tri orësh.

– Po kjo tjetra kush është?

– Një shoqja e saj. E mirë po unë e lashë me këtë brunen.

– Po thuaji kësaj tjetrës një fjalë për mua. Edhe se bardhe zi po më duket se sytë i ka të kaltra. Apo jo?

– Tamam, tamam të kaltra i ka. Po më ler tani se mu bë vonë.

Ngela vetëm. Në mbrëmje Saimi u kthye gjithë qejf. Surpriza e fotove kishte funksionuar. Po atë sykaltrën nuk e takoi dot. Ia mora fotografinë që nuk ishte më e madhe së fotoja që vihet në pasaportë. Mbaje – më tha- se herën tjetër ndoshta vjen. Po ajo nuk erdhi dhe fotografia e saj më ngeli për muaj të tëra në një xhep të portofolit.

Fakulteti i filmit kishte vetëm një laborator për zhvillimin dhe stampimin e filmave bardhë e zi apo me ngjyra. E kishim për detyrë jo vetëm të bënim fotografi artistike por dhe t’i zhvillonim e stamposnim vetë ato foto në bazë të të cilave merrnim dhe notën nga profesori i fotografisë. Pas një jave duhej t’i paraqisnim fotografitë që mendonim së ishin më të goditura. Po këtë semestër fotot duhej të ishin me ngjyra. Kërkova termin te sekretaria e fakultetit për laborator. Vetëm në ora dymbëdhjetë të natës ishte i lirë. Desha s’desha pranova. Zhvillimi i negativit me ngjyra është një proces shumë më delikat se ai bardh e zi, në se gabon në gramaturë në përzierjen e kimikateve e në se nuk e ruan temperaturën e solucionit në 18 gradë ngjyrat deformohen dhe ke zbritje në notën përfundimtare. I kisha kaluar mirë disa procese pune por te solucioni i fiksaturës nuk po arrija temperaturën e duhur. Ndaj disa herë e përzjeva epruvetën me ujë të ngrohtë e të ftohtë. Dhe ja ndodhi ajo që nuk duhej. Epruveta nga alternimi i ujërave të ngrohta e të ftohta më plasi në dorë. E çara ishte e thellë dhe gjaku nuk po pushonte. Ndërpreva punën dhe shkova në urgjencën më të afërt. Te sporteli më thanë se duhej të shkoja në katin e katërt te mikrokirurgjia se e çara duhej qepur. U futa në sallën e mikrokirurgjisë dhe as më pak e as më shumë ajo po më priste. Ishte sykaltra e fotografisë që mbaja prej muajsh në portofol. Ishe shtatlartë e trup sportiv, helbete luante volejboll. Ma pa me buzëqeshje dorën dhe më ftoi të shtrihem. Më injektoi në dorë ndoshta pak morfinë dhe pas pak filloi qepjen. Edhe pse nuk kisha as frikë e as dhimbje befas më ra të fikët. Pas disa sekondash u përmenda dhe pashë sipër meje atë…. sykaltrën. Po buzëqeshte. Nuk ishte më larg se 20 cm nga kuleta ime ku mbaja fotografinë e saj. Ma fshiu fytyrën me peshqir më ngriti në këmbë dhe më shoqëroi deri te shkallët.

– A t’ju përcjell deri poshtë?

– Jo, faleminderit. Jam fare mirë. Natën e mirë!

– Natën e mirë. Shpresoj t’u dalin mirë ato fotografitë.

Nuk e di pse po nuk pata guxim ta nxirja portofolin dhe ti tregoja se çfarë mbaja në të. Nuk e bëra që nuk e bëra. Kësi “gabimesh”  kam bërë disa herë në jetë.

Kur e njoha gruan time të ardhshme, përveç shumë të tjerash më pëlqente ngjyra e flokëve të saj. Bile nga dashuria edhe sytë më dukej sikur lëshonin një shkëlqim të kaltër. Të paktën mua ashtu më dukej.

*Shkëputur nga vëllimi i dytë “E pabesueshme, por e vërtetë”. Dhimitra pati një martesë të lumtur me këngëtarin e shquar korçar, Mihallaq ZonjA. Ky tregim botohet me miratimin e djalit të Dhimitrës, gazetarit Artur Zonja dhe të shoqes së tij këngëtares Afërdita Zonja.

February 14, 2020 09:54
Komento

3 Komente

  1. Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) February 15, 00:50

    Mirëkuptim i rrallë,sa konsiderata ruajtur… Faleminderit Piro Milkanit, për këtë origjinal kujtim nga Korca,në këtë ditë të Shën-Valentinit,tregim që më shpuri në vitet e mia,ca më i madh se rasti juaj në këtë shkrim,*sipas Tregimit*, po tregimi ca i ngajshëm,më një ndodhi të jetës sime,pikërisht atje ne Korcë.fillim 60ta… Une, gati për të nisur fakultetin e Mjekësisë,motra, si Korcare bërë sa u martua me 1954tër,mu qep,donte të më lidhte me një cupë Korcare,sipas saj,për ta pirë në kupë,vecse jetime.(kishte të drejte sa e njoha.atë çupë) S,munda s,mu nda,unë shkuar për vizite nga Tirana, me lajmin,se po plotësoja AMANETIN e babait,vdekur me 1945,pas masakrave te ballit, megjithse,deri te mjeku i mirënjohur në Korcë Polena shkuar,po kur i tha për prerie të këmbës,nga kofsha,nuk pranoi të mbetej me një këmbe,si i tha doktori. Si e shpunë në korcë bashkefashtarët me barela,nga Dangëllia në Korcë e kthyen e për pasojë,ndëroi jëtë.ishte shkurti 1945së. Unë e motra jetimë pa baba, patëm fat,pa lufte,vëllai nga Partizan,u bë kuadër ndertimi,nga aksionet e para,pas lufte nga Përmeti e Gjirokastra në Tiranë..pa harruar amanetin e babait;
    *-Ma bëni djalim e vogël DOKTOR,se nga mungesa e një të tilli, po vdes.Ai të dalë doktor e, shpëtojë Njerëzi Clirimi vëndit besoj na e solli këtë ditë*… Me ketë amanet unë mbaruar të mesmen në Tiranë (edhe pse më muar ushtar,gusht 1955),pas 3 vjet ushtërie,(që unë e quajta Universitet ),nje repart specia,si ishte Radiollokacioni,..M 1963-tre,po nisia atë fakultet,se kisha mëndien për martesë..Po motrës nuk ia prisha qefin,insistuar- shife këtë cupë dhe do më japësh të drejtë.. Si me shaka që kanë Korcarët për më teper kunata e motrës thuajse në një moshë me Te, mu qep më shumë se motra. Pranova njohien,pa i thënë asaj, (çupës kandidate) se doja të fejohesha.Thjesht takim shoqëror..Më e bukura sa e pa pritur,takimin e kish lënë për tu njohur,duke shkuar në Pogradec. Dhe ashtu u bë.Si shoqe dhe mikeshë e asaj shëpie, bëmë atë rrugë sa shëtitie ne breg liqenit të Pogradecit, ajo *shkesia*,sajuar nje shkak e lënë mua vetëm me të, në ate breg Liqeni.Një e pa pritur kjo për mua,ndersa vajza që unë po e quaj-Fatmira,sa mbetëm vetëm,ma hapi bisedën ajo,si njohur prej kohësh e direkt,- -*Do ju jem mirë njohes ju sa motrës suaj, për këte propozim,lidhie Bashkë.U befasova e mezi mblodha veten. I tregova historinë Time dhe amanetin e babait, për të plotësuar,Dalë Doktor.(Fatmirësisht organet përkatëse e direkt Ministri i kohës,miratuar kërkesën) për të vazhduar fakultetin e mjekësisë.nda direkt i them-pa mbaruar atë,-nuk mar asnjë nismë të tille… Juve sa sime motre,faleminderit për Konsideratën e, .shtova,-Më falni, po më pritët sa të mbaroj fakultetin do ju falenderoj,nuk kam asnjë kundërshtim.
    – Po unë jam jetime!? …
    ..U ndamë me mirë kuptim si motër e vëlla,asaj veç,ju lëngëzuan sytë,sa kaqë,mbriti*shkesa*tërë buzqeshie, gati të na merte në qafë të dyve me urimin…
    *Mbarë ju shkoftë*.,
    Fatmira,kjo cupë e nderuar korcare,ia sqario situatën e më falenderoi, për konsideratën e sinqeritetin e bisedes ,bisede që do rruhej nga familiet tona (motra se pari, ndihmuar e lidhur martesën,me një djalë e krijuar familie,sot të nderuar,Mes nesh ruajtur konsideratat,
    E rallë po e vërtetë. Sinqeriteti dyanshëm,asaj i soli mbarësi,mua fatkeqësisht,fakulteti pa mbaruar,ishemi tranzotore rënë sa mbaruar simestrin e parë,(1964 ) Faleminderit mjekëve Prafesorë,sjellë në jetë Normale, me këshillën,jo fakultetin e mjejësise,se ngarkesat e lëndeve dhe atij profesioni,do ju shkaktojë pasoja jete. Faleminderit se pari Pr.Dr.Prezës,që me rekomandj MESUSINE,(mesuar se unë,qe me gjimnaz,jepia, konsulta nxenesve që vazhdonin shkolla të mesme në Tiranë.).Ashtu u bë.Fakultetin Histori Gjeografi mbaruar e një jete në arrësim,deri Drejtor shkolle,vite të tëra. Shtator1991,dalë në pension,Atë punëne Konsultave ,sa me Kulturën dhe shkollën, deri,shkruar libra sa korespodent shtypi,deri sot 83 vjecar,pa u shkëputur. Faleminderi të Gjithëve,sa pari,asaj Çupë Zonjë(sot me pasardhës si une), i uroj gjithë të mirat..Motrën sot 86 vjecare atje në qytetin e Korcës,ani se bashkeshorti një jetë me te në nje Fabrike(të qelqit)nderuar jetë sot e 5 vjet shkuar,ajo nuk ia mbull derën,ani se fëmijët me fëmijë,rrugëve te emigracionit. E gjeca shëndoshë e mirë…Sa Pasardhëse me pasardhës dalë në jetë,Ju uroj gjithë të mirat dhe fleminderit,për atë dinjitetin e tzre manifetuar e jetë të shkolluar siguruar. Me falni të nderuar lexues për këtë intimitet… Më priftë shëndeti mua dhe motrës të takohem e dhënë Njëri tjetrin lamtumirën.Fëmijët emigracioni siguruar jetën.Faleminderit shteteve HUMANITARE për trajtimin.

    Toronto 14 shurt 2020 83 vjecari *Pasues Veterani*

    Reply to this comment
  2. lame kodra February 15, 15:31

    Respekt per z. Piro Milkani dhe burrat dinjitoze te ” se kaluares “, njerez qe i dhane gjithcka artit dhe popullit.

    Reply to this comment
  3. Guri Naimit D.(Dh.Xh) February 16, 23:29

    Vërtet një DHURATË për ShënValentinin* -LIBRI-
    *FEMIJËT Martirë të KOSVËS*mes Torontos sjellë.

    Së pari,faleminderit Shoqatës*Shqipëri-Kanada* sa autorëve rijues e botues ,Hanëmshahe Iliazi dhe Nustret Pllana,për këtë libër dy gjuhësh -Shqip-Anglisht ,sjellë lexuesve deri në Kadana,autorët pasionantë kosovarë -Hanëmshahe Iliazi dhe Pr. Nustret Pllana.
    Ju faleminderit.
    Përurimi u bë në selinë e shoqatës,paqyruar si do e shihni në TV. nga pasionati atdhetar Ilir Lena në TV. *Pasqyra shqiptare* ,sa amatorë të shumtë filmuar .
    Faleminderit dhe nderime Ambasadorit te Kosovës ne Otava-Kanada,ardhur në këtë aktivitet mbresëlënës .Fjala përshëndetëse e kryetari shoqatës z. Bujar Zejnullahu u prit me duartrokitie sa e zotit Nustret Pllana,që la mbresa,si të kishin lexuar lbrin mbi 400 dopiu faqe, me mbi 500 fotografi illustruse.kryesisht ,fëmijë. Illustrimi që iu bë me një film dokumentar të përgatitur me mjeshtëri nga *rreze ART studio me zonjën Fazie Berisha.autorDISENJI dhe realizimi kompjuterik.Një redaktim i përkryer nga Pr. Dr, Emin Kabashi sa Recezentë- pr,Dr Don Lush Gjergji dhe Pr dr, Sabile Keçmezi-Basha. Falenderime u dhanë për përkthysen në Anglist -Lumni S. Rama.Nuk mund të lë pa falenderuar Radio *Kosova e LIRË*në prishtinë. Po për aktivitetin e sotëm duhet përshëndet pjesmarrësit,kryesisht Kosovarë deri Tiranas,Devollinj e unë Biri 83 vjecari *Dangëllisë Naimjane* që po ju përciell këto radhë sa kthzer nga ai aktivitë i raallë.Ndiqni TV *Pasqyra Shqiptare* të mjeshtërit Ilir lena, të plotësoni kënaqësinë,si unë që po ju shkruaj tërë emocione.Edhe e kam filmuar me cellular,për ta shpënë direkt ne R.Tirana,që pres të nisem, me bblokun plot *AUTOGRAFE. (më priftë shëndeti me këto emocione marrë)sa filmime në celular.. ,(unë quajtur-kujtime të *Lamtumirës*!.. shokët e shoqët dashamirës,sa fëmijët me nipa e mbesa, më thonë, *s,ka vdekie për Ty gjysh,-do na sjellës mbresa nga atdheu,pas tre muajve.*..) Ju daltë fjala apo si i moshuar- i degjoftë ZOTI më shtoftë jetën,që ta shijoj 84 vjetorin ne Yavalanin e Dangëllise lindur.Merak mbetur. Varri i Gjyshit-Kapedan-Rënë më 1913të,atje te URA -dashit -mbi Lëngaricë të shqerisë,si i takon,.
    Faleminderit Vëllezër KOsovarë e shoqatës Shqiptaro kanadeze* Toronto për sa bëni,me atdhetarizëm . Po përshënders me emra,ata *Autografe*dhënë,sa morën vesh se po niisem për aaatdhe.. ;
    *Oren Sh. Kasoreli,Ramir Zejnullah,Bediri Bylykbashi , Shefqet Ahmeti,Vetëtim Skënderi,Izabela Paçaj,Alma Cela,Fredi Ali Kundraxhiu,Faik Arapi,Vullnetar Dufreta, Saranda Zhuri,Donika Rafti,Musa Zhuri nga Gjakova, Limoza e Bujar Demiri, Me To teksa urojnë për banketin shtruar shoqata, Irene e Bashkim Brenica, Besime Bytyci, Barat Barjami , Besart Saliuku, Adnan Berbatoni,Lulzim Krasniqi,Sajmir Lolja,Vangel Çave, Frederiku nga Kosova me Arsim Avdyli, të gjithë Kosovarë.Ju faleminderit. Suksese Autorëve të nderuar për Botimin e këtij libri ALBUL i illustruar,prej mbi 400 faqe të formati-30.me-20 cm.. fotot me ngjyra. Botën do *PUSHTOJË* .

    Toronto 16-0202020 Guri Naimit D.(Dh.Xh)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*