Një ditë mes bukurive të Valbonës

Gjon NEÇAJ July 11, 2015 09:30 Updated

Një ditë mes bukurive të Valbonës

Në një ditë të nxehtë fillim korriku, morëm rrugën e grykës së Dragobisë, kah Valbona, e cila kohët e fundit ka hyrë në guidat turistike, si një oaz i lakmuar për turistët mes bjeshkëve në Alpet e veriut. Këtej shtrihet edhe eposi i kreshnikëve. Në hyrje të fshatit Klisyrë, mbeti njëri prej 7 Omerëve të Mujit, e Ajkuna nëmi bjeshkët për varrin e pagjetur.

Lugina e Valbonës, përgjatë së cilës gjarpëron paralel lumi me të njëjtin emër, me pamjen e një kanioni, zgjerimin e parë e bën në Klisyrë ku degëzohet rruga këmbësore që lidh fshatin e Bradozhnicës. Në të majtë shtrihet Shpaniku, shpellë karstike, që në periudhë shirash ose të shkrirjes së dëborës në pranverë, ka prurje ujore sa të lumit Valbona.

Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë, (fshati që ka marrë emrin e lumit Valbona), udhëtimi kalon nëpërmjet luginës së ngushtë, në të dy anët e së cilës ka shpate malesh shkëmbore, pyje ahu e bredhi, duke u shpalosur pamje të mahnitshme që zevendësojnë njëra tjetrën përgjatë rrugës automobilistike që gjarpëron luginës.

E në njërën prej Shtatë Grykave shtrihet Dragobia, mes maleve, në rrjedhën e sipërme të lumit. Fshati Dragobi shfaqet me mbi 20 kulla karakteristike prej guri deri 200 vjeçare, me ujëvarën që rrjedh pingul nga shpati i malit. Shtëpitë karakteristike prej guri, me çati të pjerrëta, e ruajnë akoma konstruktin tradicional të krahinës. Ndonëse dielli lëshon rrezet e mesditës, fryn një erë e freskët, e cila luhat degët e lisave të moçëm. Një peizazh nga më të rrallët e Shqipërisë veriore, ku malet janë thikë drejt qiellit, thua bien mbi kokat tona. Këto janë vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna.

1

Udhëtimi i fundmë është Valbona, Fusha e Gjësë. Fshati mahnitës turistik shtrihet 25 km larg nga Bajram Curri, i ndodhur 900 m mbi nivelin e detit me rreth 300 banorë, kurse gjatë verës dyfishohet e trefishohet pasi kthehen në kullat e tyre, ku ndiejnë gurgullimat e zhurmshme të lumit, thithin ajrin e pastër të vendlindjes, sodisin gjelbërimin, majat e maleve të thepisura që rrethojnë luginën në formën e një hauzi të madh. Lugina e Valbonës shtrihet në lindje të masivit malor të bjeshkëve të Tropojës, duke nisur nga qafa e Valbonës në perëndim e përfundon në luginën e Drinit, në jugperëndim. Karakteristikë e lumit Valbona është se fill pas burimit fluturon në një ujëvarë mbi 50 m lartësi, humbet në zallishten e Rrogamit 5 km dhe riburon në fshatin Valbonë. Herë e qetë, herë e zhurmshme, zbret përgjatë luginës, për t’u shtruar përfundimisht pas kanionit të Shtrenjtit. Gjatësia e saj është 51 km deri në lumin Drin, Kjo është zona turistike më e vizituar në Tropojë e në krejt Alpet shqiptare pas luginës së Thethit.

Në Kika, në të djathtë ndahet rruga automobilistike e Çeremit, fshat që shtrihet 1800 m lartësi, e në të majtë, në mes pyllit me ah e pisha ndodhet shpella e Dragobisë, që njihet në histori si shpella e Bacë Bajramit. Prej këtu fillon fshati Valbonë.

Valbona ka 40 shtëpi tip alpin dhe shtrihet nga Kikat deri afër Fushës së Gjësë. Ajo ciklohet nga maja që bien pingul mbi luginë, e në qendër të fshatit lugina merr hark në drejtim të jugperëndimit. Kjo paraqet pamjen e një zallishteje të pyllëzuar. Djathtas shtrihen 30 shtëpitë e fshatit Rrogam, nga Fusha e Gjësë deri te ujëvara e Valbonës me ambiente për pushim e argëtim dhe pamje mahnitëse.

 

2

 

Banorët tashmë e kanë kuptuar se turizmi malor me krijimin e mundësive në infrastrukturë, duke përfunduar asfaltimi i rrugës automobilistike, është një mrekulli që u ka dhuruar natyra e që duhet shfrytëzuar për të siguruar të ardhura, thotë Mark Lamthi, banor i Rrogamit të Shalës. Çdo vit numri i vizitorëve vendas dhe të huaj ka pësuar rritje. Shtëpitë e banorëve janë të hapura për “mysafirët”, siç dëshirojnë t’i quajnë turistë dhe vizitorët, banorët vendas. Tashmë kullat janë restauruar dhe akomodohen vizitorët e shumtë që shkelin Valbonën në këto ditë pranvere.

3

 

Gastronomia në Valbonë është tradicionale: mish keci, qingji në hell (ferlig), troftë Valbone, çorbë, gjizë me speca djegës, qumësht, mjaltë, djathë deleje, mjaltë, maze, bukë misri (leqenik), kos të kulluar dhe fli, pra janë të gjitha produkte biologjike të zonës. Por duhet theksuar se ushqimet, kryesisht për vendasit, janë me çmime të larta, sidomos sallatrat, ferligu, flija (e cila shitet 2500 lekë), turshitë e deri te kafeja turke dhe pijet. Akomodimi ka ndryshuar dhe banesat janë përshtatur kushteve bashkëkohore.

4

Banorët që sapo kanë marrë nismën e mundësimit të turizmit familjar,kërkojnë t’u jepet kredi nga shteti për restaurimin e banesave kundrejt projekteve që kanë paraqitur pranë organeve vendore.Krahas përmirësimit infrastrukturës,edhe energjia elektrike është e qëndrueshme dhe është përmirësuar rrjeti celular dhe interenti.

Në shpatet e thepisura të maleve të Kollatës,majës së Bardhë bora qëndron përjetësisht si një qeleshe e bardhë ,ndërsa ujëvara e Rrogamit pranë fshatit Valbonë,ku buron lumi me të njëjtin emër,e ku prindërit nxitojnë t’i pagëzojnë vajzat e bukura kur lindin,është një sfidë për çdo alpinist.

Valbona është një mrekulli.Banorët e saj janë vëllezërit e Omerit që tash njëmijë vjet motra e tyre kërkon varrin e pagjetur bjeshkëve të Zhaborres e Grykave të Hapuna.

Kjo është Valbona me banorët e saj zemërmirë dhe bujarë,si vetë bjeshkët kreshtëbardha.

 

 

Gjon NEÇAJ July 11, 2015 09:30 Updated
Komento

5 Komente

  1. Mark uk July 11, 12:16

    Gjoni duhet te jeni me i vemenshem.Pamja e pare eshte Thethi e jo Valbona.Nese doni te beni reklam bisnesi ajo ashte puna e jote.

    Reply to this comment
  2. mark July 11, 19:43

    Mark,pak rendesi ka kush jane pamjet,VALBONA APO THETHI.E rendesishme eshte se ky eshte veriu i Shqiperise sone.Jo,autori nuk ben reklama.Ai thjeshte ka shkruar kete reportazh si shume te tjere ne gazetat kryesore te perditshme,sic eshte edhe Dita ne menyre vullnetare,pa asnje pagese…Gjithe te mirat dhe faleminderit qe ndiqni dhe komentoni shkrimet e gazetarit Gjon Necaj.

    Reply to this comment
  3. ziso July 11, 19:45

    urime autorit per kete informacion lidhur me perlen e turizmit shqiptar,Valbones.Urime gjithashtu gazetes Dita per publikimin e shkirmeve te tilla me peshe dhe profesionalizem.Valbona dhe Thethi jane perlat e Alpeve Shqiptare.Ejani dhe vizitoni se do kenaqeni !

    Reply to this comment
  4. [email protected] April 16, 09:55

    Amelda Bafti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim