Një ditë përpara raportit, Meta: Zero rëndësi, ‘Venecia’ propagandë!

October 10, 2019 21:52

Një ditë përpara raportit, Meta: Zero rëndësi, ‘Venecia’ propagandë!

Teksa nesër pritet që të shpallet vendimi i komisionit, presidenti Meta është shprehur më pak se 24 orë nga kjo vendimarrje i prerë dhe i ashpër ndaj Komisionit të Venecias.

Indiferent, menefregist dhe duke mos i dhënë asnjë rëndësi draft raportit të Komisionit të Venecias, Presidenti u shpreh:

Venecia është propagandë, nëse më bind që kam shkelur kushtetutën do jap dorëheqje, jo vetëm Venecia, Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. vendimi apo mendimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë me integritetin e Komisionit të Venecias, nuk ka të bëjë me integritetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe ME raportin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Kushtetutën e vendit tim.

Kaq! Në varësi me atë që do të shprehë Komisioni i Venecias unë do të vazhdoj aksionin tim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Parlamentin Europian, sepse do ta çojmë në vend edhe integritetin e Komisionit të Venecias në rast se Komisioni i Venecias cenon integritetin e vet. Del nga kompetencat e veta dhe hyn në lojëra politike për të thelluar një krizë politike në këtë vend.”

I pyetur mbi integritetin e Komisionit të Venecias, Meta foli me të njejtën gjuhë që iu drejtuan në fillim ndërkombëtarët, duke evidentuar se “Venecia” ka shkelur Integritetin

“Do të thotë që Komisioni i Venecias t’i qëndrojë kompetencave të tij lidhur me çështjen e Kushtetutës, lidhur me çështjen e ligjshmërisë. Të mos fusë hundët në kompetencat e OSBE/ODIHR-it, sepse gjykatës ndërkombëtar i zgjedhjeve është OSBE/ODIHR-it. Nuk mund të jetë as Venecia dhe askush tjetër dhe OSBE/ODIHR-i ka pasur këtu një mision me 200 e ca veta për gati 3 muaj përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve dhe ka bërë një raport të qartë dhe përfundimtar, i cili është referenca për gjithçka. Për situatën politike, për krizën, për votimet, për çështjet ligjore të votimeve dhe të kodit zgjedhor, për çështjet e mediave, për gjithçka. Kjo është një histori e mbyllur.

Ata padyshim që i kanë tejkaluar kompetencat, sepse nuk kanë kompetenca ata për të përcaktuar nivelin e sigurisë në Republikën e Shqipërisë, as të sigurisë publike, as të sigurisë kombëtare. Ata nuk janë institucion i specializuar për çështje të sigurisë. Ata janë për çështjen e Kushtetutës dhe për çështjen e ligjit. Dhe te Kushtetuta ata duhet të thonë: Presidenti ka shkelur fjala vjen këtë nen apo ka shkelur këtë ligj, apo ka shkelur këtë afat kushtetues…”

 

l.h. dita

October 10, 2019 21:52
Komento

9 Komente

  1. h October 10, 22:10

    TURP more fshatar hajdut që ndyn organet e njohura per integritetin
    e tyre moral te pranuar nga të gjithë.
    Vrit veten sa me pare ashtu si premtove,
    se turperove gjithe ata shqiptare qe nuk jane si ty.

    Reply to this comment
  2. Lili October 11, 00:16

    Jo reagimmevend! Mjaft me e nderkombtaret .. vetevendosje duhet ne Shqiperi se na lodhen njerezet filoserb qe fuan shkaterimin e zbrazhjen e Shqiperise!

    Reply to this comment
  3. Adih October 11, 01:06

    Edhe Kur te jesh i pandeur do i thuash gjygjtarìt ske te drejte tme denosh dhe nuk e nleh ligjit.

    Reply to this comment
  4. Raimond vlonjati October 11, 03:54

    Shume bukur ka folur Meta –Komisioni i Venecias tregoi nje nivel teper te ulet te integritetit te tyre moral

    Cfare plehrash nkerez qenkan ata qe akuzojne Presidentin e nje shteti se ka tejkaluar kopetencat dhe nuk argumentojne se cilin Nen te kushtetutes ka shkelur Presidenti

    C’eshte kjo llgjike e Venetikasve se ka paske tejkaluar koptencat,
    por nuk ka ndonje shkelje Kushtetute

    Si ka mundesi e quajne vetne gjylates ata mor vellA ?

    Ne Drejtesi nuk ka gjera gjysmake –Aty thuhet e shkele apo jo Kushtetuten
    , se[se Presidenti gjyykohet vetem mbi bazen e Kushtetutes ,
    jo mbi bazen e thashethemeve qe prodhojne “Muxhahedinet” e Tiranes

    Keta te Venecias po vertetojne katerciperisht se Enveri ka pasur te drejte qe nuk ksihte besim te keta Perendimoret,
    sepse nga sa shijhet keta Drejtesine e kane vetem per shtetet e tyre dhe miqte e tyre
    Per te tjeret keta veprojne me ligje kolonialiste

    Bravo Meta qe i ka shumzeoar me zero keta Muxhahedinet e Venecias

    Megjithse te pyesim njehere ate Palmerin mor aman , se tani per ne ai eshte edhe Dielli edhe Hena

    Ai vendos nese kemi te drejte ose jo, loooooooooooooooooool

    Dhe kjo eshte Demorkacia apo Demokrqiaaaa

    Qendro i forte Ilir Meta, as mos e ruaj fare , por nxiru bojen keytre palacove te Europes

    Reply to this comment
  5. Burracaku October 11, 08:36

    Sipas atyre qe deklaroj vet, Meta do dorehiqet menjehere ose do vrasi veten. Ne te kundert do behet me keq se çeshte, burracak, lavjerres qe rron kot

    Reply to this comment
  6. Edi October 11, 09:04

    Sapunin Like, a ke blere nja 7 kuti apo ke cu Ralf gjonin te ti marre?

    Reply to this comment
  7. J October 11, 09:23

    Meta duhet ta shfuqizojë komisjonin e venecjas me ato gjykatësit që e nxorrën të pastër nga vjedhja me video . Edhe në atë rast duhej dënuar kush bëri filmimin jo kush vidhte.

    Reply to this comment
  8. Karadakliu October 11, 09:29

    PO edhe ti mor zotni,je zero President.Madje pas 13 Tetorit,kur ke shpallur zgjedhjet,me gjasas edhe vet ke harruara.Nuk ke çka del me fare ne ate zyre,ku ke qendruar gjysme I ligjeshem tash shtat muaj.

    Reply to this comment
  9. Qytetari October 11, 11:17

    Hajdut dhe idiot qe paguhet nga populli per poshtersirat ne kurriz te tij, plehre ne kuptimin e plote te fjales.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*